Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përdorimi i drogës shkakton probleme të panumërta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përdorimi i drogës shkakton probleme të panumërta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përdorimi i drogës shkakton probleme të panumërta

2 posters

Shko poshtë

Përdorimi i drogës shkakton probleme të panumërta Empty Përdorimi i drogës shkakton probleme të panumërta

Mesazh nga WebMaster Wed 28 Sep 2011 - 12:33

Zbërthimi i familjes
Droga sjell konflikte me familjen ose shoqërinë. Problemi keqësohet në se ai vjen në shtëpi dhe fle në vend që të rrijë me familjen, është nervoz nga mungesa e gjumit ose ushtron dhunë dhe është i zemëruar pas mbledhjes së 'khat'.
Familja dhe shoqëria mund të mërziten apo të shqetësohen kur manipulohen apo shtyhen për para, prona ose kur personi nuk e kupton se çfarë problemesh po i sjell droga.

Humbja e emocioneve
Kur një person bëhet i varur nga droga, emocionet dhe ndnjenjat e tija personale humbin.

Humbja e shoqërisë
Narkomani e humb shoqërinë, si shoqërinë e re poashtu edhe shoqërinë e vjetër. Askush nuk dëshiron të ketë një shok të tillë(narkoman), i cili gënjen, vjedh, mashtron, dhe plaçkit shoqërinë.
"Lumturia" e shkurtër që përshkruajnë narkomanët është në të vërtetë vetëm pjesë e një momenti të ngazëllyer, e çdo gjë tjetër është ankth për ta, familjen dhe shoqërinë. Të gjitha tregimet jetësore të narkomanëve janë të njëjta. Derisa jetojnë në familje, narkomanët harxhojnë të gjitha paratë, shesin gjërat e vlefshme të shtëpisë; nën ndikimin e drogës kërcënohen, por edhe fizikisht maltretojnë të afërmit e tyre e pastaj kërkojnë falje me premtim se do të ndryshojnë...
I varuri prej drogës së rëndë, gënjen, fle në banesa dhe të braktisura ose rrugë, i rrethuar nga fekaliet e tij, të vjellurat dhe gjilpërat e ndyra. Narkomanët zakonisht shoqërohen me të rinjtë që kanë ide të njëjta. Formojnë të ashtuquajturat grupe "hipike", çmojnë shumë narkomanët e vjetër dhe veshen në mënyrë ekstravagante.
Përpiqen të ndërtojnë mënyrën dhe stilin e veçantë të jetës, mbikulturën dhe jetën e vet të posaçme.

Sëmunndjet
Narkomanët me vështirësi pranojnë mjekimin, i cili, apriori, duhet të jetë në mënyrë hospitalore dhe me ndarje, në mënyrë që t'i ikin sprovës së konsumimit të sërishëm të mjetit narkotik. Një kohë vazhdohet me psikoterapi e mandej shërimi bëhet në entet e specializuara. Që të mund të pritet shërimi, duhet që sëmundjen ta njohim dhe zbulojmë me kohë. Një nga faktorët kryesorë që ndikon në mosshërim është motivi i dobët i tyre. Narkomani gjatë shërimit dhe rehabilitimit nuk dëshiron të jetë i vetmuar, edhe pse sjelljet e tij shpesh janë në të kundërtën e qëllimeve të tij. Është me rëndësi se si do ta shohë rrethi narkomanin e posalëshuar nga spitali. Nëse narkomani me rastin e daljes nga spitali ndeshet me murin e izolimit nga banorët e tjerë, nuk i mbetet tjetër veçse t'i përtëritë lidhjet e shkëputura me shoqërinë e vjetër, subkulturën narkomane. Rehabilitimi dhe risocializimi i narkomanëve është faza më e gjatë dhe më e vështirë e tretmanit të narkomanëve, përplot kthesa, zhgënjime dhe shumë sakrifica.

Sëmundjet somatike
Droga shkatëron shëndetin fizik të individit. Paraqet një parandjenjë te pakëndshme, përgjatë së cilës i droguari provon njëkohësisht frikë dhe parehati, përjeton një rrezik të cilin as nuk është në gjendje ta përcaktojë në detaje dhe as nuk ia arrin ta shmangë,thjesht pse rreziku më së shpeshti është imagjinar.Ka si karakteristikë tipike tijën faktin që mjaft shpesh ai bashkëshoqërohet me simptoma somatike ose trupore: pacienti ankon dhimbje apo rëndim në organe të veçanta trupore, rëndom të zemrës, stomakut, mushkërisë etj. Pagjumësia, gjithashtue pranishme, do ta keqësojëtej mase cilësinë e jetës së tij dhe të personave që bashkëjetojnë me të.

Vdekja
Pasoja përfundimtare e konsumimit të drogave është dobësimi dhe shkatërrimi fizik e shpirtërorë, çmenduria dhe vdekja. Vdekja nga overdoza kanë një ritëm të lartë, po aq sa është shpejtësia e vdekjes së një narkomani në momentin që ai injekton helmin në gjak. Përpos kësaj, janë edhe disa rrethana të tjera, siç është ujët e hollë menjëherë pas injektimit të drogës dhe çrregullimeve në aparatin frymëmarrës. Vdekjet nga overdoza vijnë si pasojë e çrregullimeve në aparatin e frymëmarrjes dhe luhatjet e zemrës pas injektimit. Vdekja nga sasia e madhe e heroinës që ka papastërti dhe përzierje jo të sakta shkaktojnë edhe vdekje të sigurt tek konsumatorët, që quhen të shpejta. Nuk mund të thuhet vetëm se ka papastërti dhe ajo shkakton vdekjen. Ka shumë komponentë që çojnë në vdekje një narkoman. Kryesorja është sasia e madhe e drogës që injektojnë në venat e gjakut, nga merr edhe kuptimin shprehja "overdozë" që do të thotë mbidozë, mbi normalen. Shkaku kryesor është lënia e konsumit të drogave nga përdoruesit për një kohë të gjatë dhe rikthimi përsëri tek ajo me të njëjtat doza si më parë, duke dhënë dhe goditjen fatale. Shprehja overdozë, e marrë nga substancat narkotike, ka kuptime të ndryshme, në raste të ndryshme, sipas llojit të substancës, përzierjes, sasisë. Komplikimet tek personat që marrin drogë janë të shumta .Ndër komplikimet më të mëdha janë Mbidozimi , Koma ( pastaj Vdekja ) , Hepatiti B dhe C , Karies Dentar , SIDA ( si pasojë e shkëmbimit të shiringave etj.) si dhe sëmundje tjera gjaku.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përdorimi i drogës shkakton probleme të panumërta Empty Re: Përdorimi i drogës shkakton probleme të panumërta

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 4:22

Sic ke me te,edhe pse ca e perdorin sa per ta shijuar e pastaj behen te varur prej saj.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi