“Dora e vogël e shpresës”, një foto – mrekulli !
4 posters
Faqja 1 e 1
“Dora e vogël e shpresës”, një foto – mrekulli !
Kjo fotografi që po ju paraqesim, në fakt duhet të zgjidhej si “Fotografia e Dekadës”, por nuk ndodhi kështu. Një kopje e saj u publikua në një gazetë amerikane, por jo çdokujt i ra në dorë.
Kjo është fotografia e një foshnje 21-javore të palindur, të quajtur Samuel Alexander Armas, i cili po operohej nga kirurgu Joseph Burner.
U diagnostikua se foshnja (fetus) vuante nga spina bifida, një sëmundje që nuk do ta lejonte të mbijetonte, nëse dilte nga barku i nënës.
Nëna e Samuelit të vogël, Julie Armas, një infermiere obstetrike në Atlanta, ishte rreth 5 muajsh shtatzënë, kur verifikoi se foshnja e saj e palindur vuante nga kjo sëmundje. Por ajo kishte dëgjuar për aftësitë e kirurgut Bruner dhe për ndërhyrjet që kryen ai, kur foshnja është ende në mitër, ndaj ishte e gatshme që të operohej me qëllim që të shpëtonte foshnjën e saj.
Gjatë procesit të operimit, mjeku heq një pjesë të mitrës sipas seksionit C dhe bën një incest të vogël për të operuar beben-fetus. Pasi kreu operacionin, Samueli i vogël me dorën e tij të brishtë por të formuar, i kapi mjekut gishtin.
“Ky ishte çasti më emocional i jetës sime”, u shpreh mjeku i prekur. Për një moment ai ngriu, duke e lënë procedurën pezull.
Aparati fotografik arriti ta kapë këtë çast shumë prekës. Madje, kur u botua në gazetë, fotografia kishte titullin “Dora e Shpresës” ndërsa përshkrimi i fotos fillonte:
“Dora e vogël e fetusit 21-javor Samuel Alexander Armas del nga mitra e nënës dhe kap gishtin e doktorit Joseph Burner, sikur ka dashur ta falënderojë mjekun që i dhuroi jetën”.
Nëna e Samuelit të vogël tha se ata qanë për ditë të tëra, pasi panë fotografinë. Ajo tha se fotografia u kujton atyre që shtatzënia nuk sjell sëmundje, por një jetë të re.
Samueli erdhi në jetë pas operacionit të bërë, i cili pati 100% sukses dhe ky fëmijë gëzon shëndet të plotë. Por gjithsesi, ai e ka një kujtim, fotografinë, nga koha kur nuk kishte dalë akoma në jetë.
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: “Dora e vogël e shpresës”, një foto – mrekulli !
Shum shkrim interesant,por foton une nuk e shikoj,nuk me hapet.
Klio- Princeshë
- Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime : 4283
Gjinia :
Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha : 30
Hobi : NOTI&MUZIKA
Re: “Dora e vogël e shpresës”, një foto – mrekulli !
O zooooot cfare mrekullie...mu mbushen syte me lot.
Foto me madheshtore qe kam pare deri sot.
Foto me madheshtore qe kam pare deri sot.
Re: “Dora e vogël e shpresës”, një foto – mrekulli !
footo teper interesante
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Qeni më i vogël në botë, më i vogël se telefoni mobil
» Kujtimet e Shpreses Se Madhe
» Gjurmë lufte në “Antologjia e Shpresës”
» 1 foto 1000 fjalë! Ju si do t'a komentonit këtë foto miqtë e mi ??
» Dremitja mund te beje mrekulli
» Kujtimet e Shpreses Se Madhe
» Gjurmë lufte në “Antologjia e Shpresës”
» 1 foto 1000 fjalë! Ju si do t'a komentonit këtë foto miqtë e mi ??
» Dremitja mund te beje mrekulli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi