Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Gjurmë lufte në “Antologjia e Shpresës” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Gjurmë lufte në “Antologjia e Shpresës” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjurmë lufte në “Antologjia e Shpresës”

Shko poshtë

 Gjurmë lufte në “Antologjia e Shpresës” Empty Gjurmë lufte në “Antologjia e Shpresës”

Mesazh nga Emona Thu 22 Dec 2011 - 0:49

Prishtinë, 22 dhjetor - Pas shumë vështirësive që hasi në jetë, traumave që kishte nga zjarri në kohën kur punonte si reportere në luftë dhe në jetën personale kur iu dogj shtëpia, artistja gjermane Jutta Benzenberg ia doli mbanë të mblidhte “hirin” e negativëve që vetë i kishte bërë duke i sjellë në Kosovë për të realizuar ekspozitën e saj të parë personale në Prishtinë. “Antologjia e Shpresës” është titulli i saj.

Të mërkurën mbrëma salla e Galerisë së Arteve ishte mbushur me artistë dhe artdashës që ishin mbledhur të shihnin veprat Juttas.

“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë ajo, teksa shikonte sallën e mbushur plot.

E dëshpëruar pas djegies së shtëpisë së vet në Tiranë, artistja kishte humbur vullnetin për punë teksa kishte parë mijëra negativë të djegur, por puna e saj gati tridhjetëvjeçare nuk e la atë të dorëzohej lehtë.

Pas shumë përpjekjeve ajo kishte gjetur mbështetje nga kritiku i artit Gëzim Qëndro dhe Galeria e Arteve në Kosovë për të bërë të mundur hapjen e ekspozitës së fotografive që i kishte realizuar për shumë vjet.

Ekspozita dukej edhe më interesante dhe artistike duke parë negativët e djegur, të cilat e bënin edhe më të qartë domethënien e fotografive, të cilat ishin realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Vështirë se mund të gjendet një humus më i pasur kulturor në të cilin mund të ‘mbillej’ kjo ekspozitë”, ka thënë Qëndro, në hapje të ekspozitës.

Titulli i kësaj ekspozite vjen nga gjithë ato fytyra dhe sy që Jutta kishte fotografuar, të cilët edhe e kishin ushqyer me shpresë për të kurorëzuar gjithë punën e saj me këtë ekspozitë.

“Qëllimi i fotografisë është të kapë momentin, gjë që na bën që kur shikojmë fotografinë herëve të tjera të mendojmë për një person; ku është në këtë moment?” ka thënë Qëndro.

Fotografitë e shumta në GAK shprehnin thellësisht gjendjen shpirtërore të njerëzve të cilët ishin pjesë e tyre.

“Negativët i mbijetuan zjarrit për të dëshmuar lindjen nga hiri i Kosovës së djegur të një realiteti të ri politik që shpresojmë të jetë dëshmia e fundit e dhunës shtetërore të huaj mbi shqiptarët” ka shtuar ai. Si dhuratë për fundvit, Jutta kishte befasuar Galerinë e Arteve” duke i dhuruar dy nga fotografitë e kësaj ekspozite.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi