Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nuk abuzoj me femrat nëpër koncerte, jam besnik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nuk abuzoj me femrat nëpër koncerte, jam besnik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk abuzoj me femrat nëpër koncerte, jam besnik

2 posters

Shko poshtë

Nuk abuzoj me femrat nëpër koncerte, jam besnik Empty Nuk abuzoj me femrat nëpër koncerte, jam besnik

Mesazh nga WebMaster Sat 1 Oct 2011 - 9:31

Ka vetëm një vit e gjysmë në treg, por ka arritur ta bëjë “lëmsh” jo vetëm tregun muzikor, duke i ndarë fansat e hip-hopit në dy grupe, por edhe të fitojë famë më shpejt se kushdo tjetër. Arkimed Lushaj, i cili njihet me emrin e artit Stresi, është armiku numër një i reperit tjetër jo më pak të pëlqyer, Noizy, dhe me sa duket, nuk ka ndërmend të lëshojë pe për një kohë të gjatë. Nga situata tejet e acaruar e të dyve ka pasur gjatë përleshje, siç e dini, edhe një bilanc tragjik. Jo më pak e përfolur ka qenë edhe marrëdhënia e tij me Enxhi Kamenicën, vajzën seksi që qëndron mes “dy zjarresh”, mes Stresit dhe Noizy-t, pasi i ka të dy miq. Stresi nuk pranon të thotë se ata të dy janë së bashku, edhe pse në shtyp është folur gjerë e gjatë për një relacion intim të tij me Enxhin, të dëshmuar edhe nga foto ku ata shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Gjithsesi, pas hijes së një reperi, Stresi fsheh një mashkull të ndjeshëm dhe që respekton femrat. Vetëm fakti që atij i ka bërë aq shumë përshtypje, fakti që një femër është dhunuar nga një mashkull, që e ka goditur disa herë me çadër, gjatë protestës së 21 janarit, tregon më shumë për atë që fshihet pas fjalëve shpeshherë banale të teksteve hip-hop.


Stresi, kemi marrë vesh që po bëni një duet me Ronelën për në “Top Fest”. Do të jetë diçka si dueti Eminem-Rihanna?

Është e vërtetë që po punoj për një projekt me Ronelën, të cilin e kemi përfunduar dhe është një hit i garantuar, pasi po bashkëpunojmë me producentin më të mirë në Shqipëri, Flori Mumajesi, dhe do dalë natyrisht kryevepër.


Ke thënë që nuk do të bësh kurrë paqe me Noizy-n. Përse je kaq i sigurt për këtë? Je shprehur madje që një ditë do të hakmerresh ndaj tij, por a nuk u trembeni këtyre deklaratave kaq publike?

Me atë nuk ka paqe kurrë! Jemi pajtuar dy herë për arsye familjare dhe arsye fansash, të cilët u therën për shkakun tonë, por është e pamundur më tej. Unë u përmbahem deklaratave të mia deri në fund dhe s’kam frikë për asgjë në këtë botë, pasi e vërteta është me mua.


Duket si armiqësia mes reperëve 2Pac me Big në SHBA…

Në fakt, në botën e jashtme, midis reperave ka pasur shumë besë, sepse kur ndodhte diçka dhe ata pajtoheshin, kjo ishte ligj dhe nuk kishte më sherre, kurse në Shqipëri ka njerëz që s’kanë karakter, sedër dhe janë të pabesë, ndaj ne nuk mund të bëjmë këtë krahasim që thatë ju…


Në fakt, shumica e fansave tuaj mendojnë se pas konflikteve tuaja fshihen probleme profesionale (pra të muzikës), ndërkohë që ju keni thënë se është diçka krejt personale. A mund ta dimë përse bëhet fjalë?

Problemet mes meje e tij kanë 3 vjet që kanë nisur, për shumë arsye dhe më pas kanë kaluar në çështje personale dhe për të cilat unë do t’i shkoj deri në fund. Edhe fansat, tani që e dinë të vërtetën, janë kthyer gradualisht nga unë.


Kalojmë pak te Enxhi. Keni deklaruar që jeni bashkë ju të dy?

(Qesh). Ku dhe kur e kemi deklaruar, pasi edhe për veten tonë po informohemi nga gazetat. Kjo nuk është e vërtetë.


Megjithatë, Enxhi në FB ka ndërruar mbiemrin e saj, duke e bërë Enxhi Lushaj…

Prej kohësh Enxhi nuk e ka një adresë personale të saj në Facebook, prandaj edhe nuk duhet marrë seriozisht çdo gjë që bëhet në këtë rrjet social.


A nuk i ka zbutur disi Enxhi marrëdhëniet mes jush, pasi ajo e ka shok Noizy-n?

Marrëdhënia e ne të treve është pak e çuditshme, por asnjëri prej nesh nuk merr përsipër ta rregullojë apo ta prishë këtë marrëdhënie. Enxhi thjesht ka pasur miqësi familjare që ai nuk diti ta ruante, për fat të keq…


Ke reaguar shumë në FB për protestat e opozitës të 21 janarit, ke shkruar se je gati të dalësh në një antiprotestë. Që ta marrim vesh, je kundër dhunës apo kundër opozitës?

Kam ndjekur protestat me vëmendje atë ditë, jam mërzitur aq shumë saqë isha gati të dilja me shokë kundër tyre, sepse shteti është shtet dhe nuk duhet prekur kurrë, aq më tepër nga një demonstrate dështakësh. Unë jam edhe kundër dhunës, pasi dy vajza u qëlluan nga protestuesit dhe mendoj se kjo është gjëja më ordinere, të dhunohet një femër në publik?! Pra, jam shumë kundër opozitës.

Ndër këngët e tua më të klikuara në Youtube janë “My love”, “Million dollar’s” “Bonjour Madame”, por ti vetë cilën preferon më shumë?

Kënga ime e preferuar është “Bonjour madame”, është himni i hip-hopit shqiptar, e dashuroj këtë këngë, hahaha.


A joshen femrat nga një reper në përgjithësi apo nga Stresi në veçanti? Je dashuruar me ndonjë fanse p.sh.?

Më ka ndodhur në shumë raste që nëpër koncertet e mia të kem fanse të zjarrta saqë janë gati të vijnë me mua kudo, por jam një reper rruge dhe nuk do të përfitoja në asnjë mënyrë nga një fanse. Nuk do ta bëja një gjë të tillë, jam besnik ndaj femrave.


Njihet miqësia jote me Big Bastën dhe grupin e tij. Si po ecën bashkëpunimi mes jush?

Me këtë rast, kam një lajm për të gjithë ata që më duan, natyrisht edhe për të gjitha ta që nuk më duan. Stresi tashmë është pjesë e produksionit të Flori Mumajesit, gjërat kanë ndryshuar, jam ndër më të mirët në hip-hop dhe po punoj me më të mirin.


A ndiheni të rivalizuar nga reperët kosovarë, pasi duhet të themi se ata kanë nisur shumë më herët se shqiptarët të provojnë në këtë gjini të muzikës?

Pothuajse të gjithë reperat në Kosovë i kam shok e miq, ndaj mua s’më vret aspak rivaliteti i tyre, pasi kam një vit e gjysmë në treg dhe kam kaluar famën që shumë repera kanë dashur vite që ta krijojnë. Reperët kosovarë këndojnë bukur, kanë style, pra më pëlqejnë, nuk kam gjë kundra.


Së fundmi, ndonjë surprizë e pritshme?

Surpriza e Stresit është kënga në “Top Fest 8”. Është edhe klipi im, shumë gangsta, që do të dalë tani në muajin shkurt.

Fjoralba Shahaj Standard
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nuk abuzoj me femrat nëpër koncerte, jam besnik Empty Re: Nuk abuzoj me femrat nëpër koncerte, jam besnik

Mesazh nga Anakonda Thu 15 Mar 2012 - 17:51

ky keshtu,eshte besnik vetem kur te flej gjum por ndoshta mund te shoh dhe enderra qe ja prishin gjumin.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi