Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Pse po shteron fuqia edukative e familjes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Pse po shteron fuqia edukative e familjes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse po shteron fuqia edukative e familjes?

2 posters

Shko poshtë

 Pse po shteron fuqia edukative e familjes? Empty Pse po shteron fuqia edukative e familjes?

Mesazh nga WebMaster Wed 5 Oct 2011 - 21:01

Ka një tërheqje të dukshme jo vetëm nga tradita jonë edukative e së kaluarës, e cila për hir të së vërtetës as nuk ka qenë e tëra e shkëlqyer, por as e tëra e deformuar. Ndërkaq, me çfarëdo mjeti sociologjik, mediatik dhe publik të testosh situatën aktuale edukative të familjes, do të konstatosh se ka një nënvlerësim të pafalshëm, madje përmasat e neglizhencës social-edukative, deri në dimensionin më kritik të braktisjes së detyrës edukative, që është edhe në kushtet e shoqërisë moderne, një nga misionet e pandryshuara e më fondamentale të familjes. Duke menduar seriozisht për këtë situatë anormale, kam përshtypjen se në shoqërinë shqiptare, të dhënë tërësisht pas realizimit të ëndrrës së vjetër të plotësimit sa më të mirë të standardeve të jetës materiale të familjes, të fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të saj, po nulifikohet detyra e formimit dhe edukimit qytetar, sidomos të fëmijëve. Në shumë biseda me prindër, fëmijë, adoleshentë e të rinj, duket se ka aq shumë module të paqarta për këtë problem, saqë të duket se për këtë rol të rëndësishëm të familjes në shoqërinë tonë ka një kaos të vërtetë dhe të përgjithshëm konceptual, i cili nuk po e lejon familjen shqiptare që të rifitojë kuotat e qytetëruara të “drejtpeshimit edukativ”. Një pozitë shumë delikate e familjes shqiptare, e cila sapo është larguar nga modelet e vjetra të “edukatës së mbyllur”, por që nuk po orientohet me parimet e “edukatës së hapur” të familjes moderne. Kam përshtypjen se në këtë drejtim disa familje “kanë marrë kot”, dhe po bëjnë “suicid ekukativ” me veten e tyre. Në këtë pikë duhet të jemi realistë, sepse mesa duket, edhe në këtë distancë prej dy dekadash të jetës demokratike, duket se nuk na shpëton nga përgjegjësia “reagimi modern” në formën e nihilizmit të traditës sonë edukative. Ndoshta duhet të bindemi se disa vlera të traditës edukative e familjes shqiptare janë me konsistencë dhe rezistente ndaj turbulencave të modernitetit. Ka ca gjëra që duhen parë me më shumë kujdes dhe seriozitet, duke i parë vlerat më pozitive të traditës së edukimit familjar, përtej ambalazheve deformuese të ideologjisë së vjetër të “paternalizmit edukativ”. Sepse edukata dhe edukimi në familjen tonë të së kaluarës nuk ka qenë e tëra konservatore, pa asnjë vlerë, dhe që sot me mendjelehtësi të nihilohet totalisht. Mesa duket, liberalizimi i shpejtë i jetës ekonomike dhe politike në Shqipëri, krahas përmbysjeve pozitive që ndikuan në ndërtimin e shoqërisë së re me dimension modern dhe vlera epokale, ka sjellë edhe disa kundërefekte edukative, që shoqëria jonë po i ndjen si “termite” dhe “pandemi edukative” që shfaqen me dimension të gjerë dhe përmasa sociale shqetësuese. Në këto kushte, duket se institucioni që ndihet më keq, më në vështirësi, madje ndonjëherë i “shpartalluar” nga goditjet e forta sociale, morale, kulturore dhe edukative me natyrë liberale, është familja. Koha moderne padrejtësisht e ka tronditur fondamentin edukativ, e ka stepur familjen shqiptare, e ka detyruar atë të tërhiqet, në shumë raste “e kapitulluar” nga detyra organike e fondamentale e edukimit të të rinjve dhe pjesëtarëve të tjerë, që nuk ka kush mundësi që ta bëjë më mirë se ajo. Prandaj duket qartë se jemi në një moment social-edukativ vërtet delikat. Sepse ndërsa në shoqëri në këtë aspekt pothuaj nuk bëhet më asgjë e organizuar, në të njëjtën kohë ka filluar që edhe në familjen shqiptare të krijohen “zona edukative bosh”, hapësira dhe enklava të zbrazura nga edukata dhe edukimi. Por ajo që është shqetësuese, nuk është largimi i modeleve dhe moduleve të edukimit të vjetër familjar, të cilat sot realisht janë pa ndikim, sepse u ka ikur koha e “përdorimit”, por zgjerimi i hapësirave të paplotësuara nga funksionimi i deformuar edukativ të familjes së shqiptare. Duke e parë situatën, duke u nisur nga këto dukuri sociale të përgjithshme të sjelljes së familjes, më duket se kanë të drejtë sociologët e shoqërisë dhe familjes moderne, që kanë filluar të bëjnë parashikime ogurzeza e të frikshme. Edhe unë bashkohem me shqetësimin e tyre, sepse edhe në shoqërinë tonë, të modernizuar tash së fundi, ka tregues të qartë që të vënë në mëdyshje, të bëjnë skeptik, lidhur me faktin nëse familja shqiptare do të mbesë apo jo në të ardhmen strukturë sociale e organizuar edukativisht, e cila siç thotë filozofi politik amerikan i kohës sonë, J. Rols, do të jetë strukturë sociale pa vlerë apo strukturë që “do të imponojë detyrime”. Nuk është e drejtë dhe nuk mund të mohohet vlera edukative e familjes, veçanërisht pozicioni social dhe roli edukativ i autoritetit prindëror, sidomos ndaj fëmijëve të vegjël dhe adoleshentëve. Pavarësisht vështirësive të kohës, pengesave të mëdha të komunikimit të suksesshëm edukativ me fëmijët tanë, përsëri asnjë familje nuk mund të ketë “status civil”, “emër moral”, apo të mund të zhvillohet normalisht nëse në të nuk funksionon si duhet “aparati edukativ”. Familja nuk mund të funksionojë, struktura e saj edukative nuk mund të konsolidohet normalisht pa praninë e një mase të caktuar të “autoritetit” moral dhe social, jo në përmasa paternaliste e patriarkale, por mbi principe demokratike dhe jo autoritariste të prindërve. Derisa familja shqiptare është strukturë sociale me role, hierarki dhe organizim të brendshëm, patjetër që ka nevojë edhe për një proces dinamik, të zhdërvjellët të ndërmjetësimit social-edukativ midis pjesëtarëve të saj. Sepse familja është strukturë sociale, në të cilën jetojnë njerëz që kanë jo vetëm lidhje gjaku midis tyre, por kanë “pozicione” dhe luajnë “role” sociale, të cilat nuk bëhen arbitrarisht apo nuk caktohen me zgjedhje. Në çdo familje ka patjetër një “hierarki biologjike” dhe “role sociale” të determinuara, prandaj në të ka ca rregulla të sjelljes, dhe doemos edhe një masë humane të hierarkisë moshore. Familja shqiptare ndërkaq, ka ca vlera konstante të traditës, që nuk janë lëkundur as nga moderniteti, as nga liberalizimi i jetës demokratike të shoqërisë shqiptare. Këto role dhe pozicione janë të kristalizuara, që në fazën e formimin dhe që vazhdojnë organikisht dhe normalisht edhe në rrugën e konsolidimit të familjes. Nga ana tjetër, nuk ka pse të jemi konservatorë dhe të mbajmë qëndrim tabu, të shënjtërojmë pa kushte vlerat e familjes shqiptare, të gjithë arsenalin e saj të traditave, zakoneve, tipologjinë e ndërlikuar të marrëdhënieve midis pjesëtarëve të saj. Qëndrimet konservatore që idolatrizojnë tipologjinë e vjetër të familjes shqiptare, mekanizmin dhe teknologjinë e raporteve dhe marrëdhënieve midis brezave, ndërtimin piramidal të pozicioneve dhe roleve të pjesëtarëve të saj, si dhe “artin e vjetër” të prindërimit autoritarist, nuk u shërbejnë fare nevojave dhe kërkesave edukative të kohës. Ca më pak kërkesave imperative të ridimensionimit demokratik të situatës dhe marrëdhënieve të pjesëtarëve të familjes, modernizimit funksional të lidhjeve edukative të prindërve dhe fëmijëve. Ato duhen ndërtuar dhe ridimensionuar mbi një bazë të re sociale, mbi një platformë moderne komunikimi dhe komportimi edukativ. Duke e parë në këtë kontekst, familja shqiptare në shumë drejtime dhe sot, për shkaqe që varen dhe nuk varen vetëm prej saj, nuk është krejt strukturë demokratike klasike, as ambient që i ka të gjitha kushtet për drejtësi dhe barazi sociale në marrëdhëniet që ndërtohen midis pjesëtarëve të saj, sidomos midis prindërve dhe fëmijëve të tyre të rritur (adoleshentë dhe të rinj). Sepse çështjet e trajtimit të fëmijëve të rritur, problemet e shumta me të cilat ndeshet ky proces social në familje, konfliktet e shumta dhe deformimet që ajo sjell shpesh në formimin e karakterit, personalitetit dhe zhvillimit të fëmijës, ende nuk trajtohen sipas vlerës që meriton kjo çështje, apo në përputhje me shkallën e mprehtësisë me të cilën shfaqen marrëdhëniet konfliktuale, jo qytetare, defektoze, të deformuara, të shpërpjesëtuara midis prindërve dhe fëmijëve. Kur flasim për këtë problem të madh social të shoqërisë dhe familjes shqiptare, nisemi nga e vërteta se çfarëdo që të ndodhë në shoqërinë tonë, sado i madh të jetë zhvillimi i mundësive social-edukative të përgjithshme të shoqërisë, asnjëherë nuk mund të mohohet roli edukativ prioritar, madje vendimtar i familjes, e cila pavarësisht defekteve të mundshme, ka qenë dhe është institucioni më organik, më specifik për edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. është e vërtetë që, për shkak të shumë zhvillimeve të vrullshme e dinamike të shoqërisë demokratike, por edhe të demokratizmit të hierarkisë dhe të marrëdhënieve prind-fëmijë, duket sikur jetojmë në një situatë paqartësish dhe vështirësish të shumta, që kanë të bëjnë me ridimensionimin e rolit edukativ të familjes moderne, në përputhje me kërkesat dhe imperativat e kohës. Madje si dihet koha ka sjellë në shoqërinë dhe vecanërisht në gjirin e familjes shqiptare, shumë probleme e vështirësi të natyrës edukative. Sidomos kur është fjala për problemet e shumta që ndesh familja jonë në komportimin social dhe edukativ të prindërve me fëmijët e tyre. Ka shumë paqartësi konceptuale, ka shumë konfuzion edukativ, që shpesh është shoqëruar edhe me konflikte prind-fëmijë, që nga ato që janë të zakonshme, të natyrshme, e deri te konfliktet me natyrë të acaruar, madje edhe me pasoja dhe dimension tragjik. Tani as ne prindërit e as fëmijët tanë nuk jetojmë në gjirin e familjes tradicionale, autoritariste, hierarkike, me autoritet paternalist të pacenuar. Kaloi përfundimisht koha kur jetonim në një familje, në të cilën vetëm prindi kishte të drejta dhe prerogativa të pakufizuara mbi fëmijët dhe adoleshentët. Tani jetojmë në një kohë të re, kur mesa duket, afeksionet e familjes së vjetër dhe çiltërsia naive në marrëdhëniet prind-fëmijë është dënuar radikalisht në themelin e saj. çështja është që familja shqiptare të funksionojë edukativisht, ajo ka nevojë për të vënë në jetë parime të reja në marrëdhëniet edukative brenda familjes, sidomos në relacionet edukative prind-fëmijë. Në familjen shqiptare të ridimensionuar demokratikisht nuk ka më hapësirë për pushtet edukativ totalitar, për diktim paternalist dhe zbatim automatik të çdo kërkese verbale prindërore. Në vend të tyre shoqëria moderne ka krijuar instrumente të reja, që kanë forcë dhe ndikim në punën edukative. Në sociologjinë dhe pedagogjinë moderne thuhet shpesh, se ndershmëria reciproke dhe arsyetimi i hapur, marrëdhëniet kamerateske pa hierarki mekanike dhe paternalizëm ofendues janë parime themelore edukative familjare, të nënkuptuara dhe të pranuara në çdo shoqëri qytetare, të cilat duhet që të ndikojnë fort në substratin e punës edukative dhe sidomos në normalitetin e duhur të marrëdhënieve prind fëmijë. Padyshim, në kushtet e jetës dhe shoqërisë shqiptare është e vështirë të funksionojë edukata si imponim edukativ i prindërve mbi fëmijët e tyre. Koha jonë kërkon, që në kushtet kur distanca klasike e autoritetit prindëror në raport me fëmijët dhe adoleshentët është ngushtuar shumë, i vetmi mjet dhe instrument i ndikimit edukativ në marrëdhëniet prind fëmijë është vendosja e parimit të “durimit prindëror”. Nuk është normale për situatën edukative familjare, nivelin jo i kënaqshëm i marrëdhënieve prind-fëmijë, që në mënyrë të gabuar, në kundërsens me kohën dhe parimet moderne edukative të qytetërimit bashkëkohor, të kërkojmë që në edukatën familjare me fëmijët të zbatohen parimet e përgjithshme të mënyrës së vjetër të politizuar (jo në kuptimin nominal të politikës). Edukata e politizuar, edukata e frikës kultivuan konformizmin dhe dyfytyrësinë qytetare te njerëzit tanë të së kaluarës, tani ka marrë fund si një eksperiment edukativ kundërproduktiv dhe jashtëzakonisht i dëmshëm. Natyrisht, koha kërkon që ne duhet të flasim për një interferim të dobishëm të politikës moderne demokratike në punën edukative familjare, sidomos në ndërtimin e drejtë, human dhe qytetar të marrëdhënieve midis prindërve dhe fëmijëve. Kjo do të kërkonte me patjetër, që të përmirësojmë disa tregues të dobët në politikat tona të edukimit familjar (me të cilin pothuaj nuk merret askush) dhe natyrisht duke e shoqëruar edhe me disa ndryshime të tjera, që i duhen bërë në këtë aspekt legjislacionit kombëtar. Kjo do të thotë se është koha e duhur që të garantojmë jo vetëm edukativisht, por edhe me ligj, ndëshkimin e kujtdo që në pozicionin e vet si prind, nuk di ose nuk do të luajë rolin si duhet, duke shkelur të drejtat e fëmijëve, apo që nuk tregon kujdes, ca më keq abuzon me të fizikisht, psikologjikisht, emocionalisht dhe seksualisht. Të rinjtë mund të edukohen në familje, por vetëm kur ato bëhen mjedise ku fëmijët dhe prindërit e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Në familjen që bëhet sundues detyrimi me forcë, minimalisht edukimi mungon. Në këtë rast vlera edukative e familjes shqiptare do të vazhdojë të jetë në “rënie të lirë”, duke e bërë atë thjesht një mjedis familjar biologjik, por pa funksionin dhe rolin e rëndësishëm edukativ.

Gëzim TUSHI
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Pse po shteron fuqia edukative e familjes? Empty Re: Pse po shteron fuqia edukative e familjes?

Mesazh nga Anakonda Tue 7 Feb 2012 - 18:49

Pasi te rinjte e sotem,duan te bejne si shefa per te komanduar familjen.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi