Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si ta kontrollojme xhelozine People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si ta kontrollojme xhelozine People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ta kontrollojme xhelozine

2 posters

Shko poshtë

Si ta kontrollojme xhelozine Empty Si ta kontrollojme xhelozine

Mesazh nga kasperi Fri 7 Oct 2011 - 10:39

Si ta kontrollojme xhelozine


[You must be registered and logged in to see this image.]Per te mos u pushtuar nga fantazma e nje gruaje tjeter, per te mos u fiksuar te gjerat e kota, per te shmangur skenat e pahijshme dhe per te mos u bere qesharake, duhet ta largojme nga mendja kete mendim negativ.

Me pak fjale, per te mos i dhene fund nje lidhjeje te bukur vetem per shkak te pasigurive, atehere edukojeni vetveten.

Ka çifte qe besojne verberisht te njeri-tjetri, te tjere qe ndiejne pak xhelozi, te tjere akoma qe jane shume posesive.

Por ka edhe lidhje qe mund te shkaterrohen lehte nga pasiguria, kontrolli i tepert, fantazma e ish-it, sekretares, apo nje te dashure qe nuk ekziston. Nese nuk doni qe ta çoni edhe ju dem lidhjen tuaj, duhet te mesoni te kontrolloni xhelozine e tepruar.

Natyrisht qe ne disa raste eshte shume e veshtire, sepse edhe nese perpiqesh te kesh besim te partneri, gjithçka eshte ne favorin e tij: eshte simpatik, ka nje pozicion te mire ne pune, shpesh eshte i rrethuar nga femrat, ben shume udhetime pune… Ndoshta ka bere gabim qe ju ka treguar se ne te kaluaren ka qene pak qejfli femrash dhe kur permend te tilla gjera dihet se çfare mendojne vajzat per temen ne fjale: kush tradhton nje here, heret ose vone do ta beje serish. Pavaresisht tradites dhe se kaluares, ai mund te jete nje partner i shkelqyer dhe nese xhelozia vazhdon t’iu shqetesoje, problemi mund te jete i juaji. Ja si te dominoni mbi kete instinkt, i cili rrezikon t’iu prishe lumturine.

Pikenisja

Pyetja eshte e thjeshte: si e ke hallin? Çfare te shqeteson? Perpiquni te kuptoni se nga ju vjen kjo xhelozi, ka pasur diçka ne te kaluaren qe e ka nxitur, apo ka diçka ne te tashmen qe te ben te pasigurt. Paqendrueshmeria ekonomike, aspekti fizik, mendimi i tij per martesen. Pasi te keni gjetur pergjigjen, eshte e rendesishme te kuptoni qe nese ne te kaluaren keni pasur partner jo besnik dhe qe ju bente te vuanit, nuk eshte e thene qe çdo i dashur mund te sillet ne te njejten menyre. Gjithsesi kjo gje nuk e justifikon fiksimin tuaj.

Mos e jepni kurre veten, sidomos ne publik


Mos e mbani mendjen te dyshimi. Nuk ka rendesi se çfare gjerash te tmerrshme do t’iu beje te besoni mendja juaj, sidomos faktin qe partneri juaj ka nje tjeter. Nese nje here ai vonohet ne zyre, mund te kete pasur nje mbledhje te papritur ne pune me drejtorin dhe jo me nje sekretare seksi. Nese nuk pergjigjet ne celular, ndoshta nuk e ndien sepse po degjon muzike me ze te larte ne makine. Nese gjeni etiketen e nje pale veshjeve intime ne makine, ndoshta ka menduar t’iu beje nje surprize juve.

Si te bindeni

Nese bindjet tuaja konfirmohen dhe jeni te bindur se ai nuk ju qendron besnik, mos nguroni, por bejini ndonje pyetje. E rendesishme eshte qe te behet fjale per disa pyetje te thjeshta dhe jo per nje pyetesor te gjate. Ta shqetesoni me qindra pyetje boshe nuk do t’iu vleje asgje. Po komunikimit, jo tortures psikologjike!

Permbajtja

Pasi ta keni kuptuar se e juaja eshte xhelozi qe nuk mund te sherohet, mos u perpiqni ta mposhtni kete ndjenje, sepse te jeni te bindur se nuk do ta keni aspak te lehte. Megjithate ka diçka te cilen mund ta vini ne perdorim menjehere: transformojeni energjine negative te xhelozise, ne nje shtyse pozitive. Beni gjera per vete dhe per partnerin tuaj per te permiresuar raportin tuaj. Shkoni ne palester, filloni nje diete, ndryshoni prerjen ose ngjyren e flokeve, rinovoni garderoben. Gjejeni ju menyren per te rregulluar veten dhe per t’i dhene lidhjes jetegjatesi dhe lumturi.

Me letra te hapura


Sa te rrini te kontrolloni ne dollapin e tij te rrobave, te lexoni mesazhet qe i vijne ne celular, apo te gjuani me grushte tastieren e kompjuterit te tij per te gjetur fjalekalimin, do te ishte me mire t’i vinit letrat ne tavoline. Jeni xheloze? Atehere eshte me mire t’ia thoni gjerat ne sy se sa te ziheni. Thojini qe ajo mikesha e tij teper provokuese, ju terbon, ndoshta do te ishte mire qe heren tjeter ai t’i shmangte qendrimet e gjata me te.

Mos beni krahasime

Nese vajza e pare qe ju kalon prane, ndersa po beni nje shetitje, ju çmend, atehere problemi jeni ju dhe jo ai. Partneri e shikon sepse ka veshur nje minifund te shkurter dhe shume te ngushte? Vertet po tregohet i pa edukate, por nese kjo gje nuk ju pelqen dhe ju nxeh, problemi jeni gjithmone ju. Nese ai eshte me ju, ju do, ju respekton, dilni se bashku, jetoni te dy, atehere nuk keni perse te shqetesoheni sepse ju ka zgjedhur juve. Keshtu qe nuk keni arsye pse te beheni xheloze per çdo femer qe kalon rruges. Mos e krahasoni fytyren tuaj, gjendjen ekonomike, simpatine, bukurine, rrobat tuaja, me ato te nje gruaje tjeter. Ti je ti dhe nese atij i pelqeni, pse nuk duhet t’i pelqeni dhe mendjes suaj.

Shkoni ne teater

Kur ai ju thote se po e teproni, por ju mendoni se jeni brenda normes, atehere perpiquni te mbani veten dhe te tregoheni e rritur. Per te zgjidhur kete çeshtje dhe per te larguar çdo dyshim qe keni, kerkojini partnerit tuaj t’u imitoje, sikur te ishte nje aktor i vertete, per te pare veten se si silleni, flisni, tonin qe perdorni dhe gjestet qe beni. Ne ate moment perpiquni te jeni sa me autokritike me veten dhe kur t’iu vije per te qeshur, ose do te ndjeni turp, ta dini qe ai ka te drejte qe merzitet dhe ka ardhur koha t’i jepni fund kesaj gjeje qe nuk po ju le te qete.

Lereni te qete

Duke e ndjekur kudo, duke i qendruar nga pas si rrodhe, nuk do te beni gje tjeter veçse do ta bezdisnit. Dhe nese ai ka ndermend t’iu tradhtoje, do ta gjeje menyren dhe momentin per ta bere, te jeni e bindur per kete. Keshtu qe mbani qendrim nese nuk deshironi ta shihni ne krahet e dikujt tjeter. Lereni te dale me miqte dhe mos nderhyni ne punet qe nuk ju takojne. Vetem besimi eshte baza e nje marredhenieje.

Shikoni, degjoni dhe kritikoni

Pothuajse te gjithe njerezit xheloze, e mohojne nje gje te tille dhe mendojne se gjithmone e kane situaten nen kontroll, qe nuk e ekzagjerojne asnjehere. Por a jeni te sigurta per kete? Beni disa ushtrime. Shihni me kujdes çiftet e tjera dhe mundohuni te kuptoni se si sillen ne publik. Kur vereni shenja xhelozie, per nje fraze te thene nga ai, per nje veshtrim gjetke, apo per nje batute mbi seksin, atehere vereni veten ne pozicionin e asaj vajzes dhe shihni se si do te reagoni. Do te ndryshonit ndonje gje, apo do te silleshit ne te njejten menyre? Nese mendoni se do te silleshit me keq, atehere te jeni te bindur se keni problem.
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ta kontrollojme xhelozine Empty Re: Si ta kontrollojme xhelozine

Mesazh nga Anakonda Thu 9 Feb 2012 - 22:20

Xheloze jane vetem injorantet,pasi ajo nuk sjell asnje perparesi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi