Frika ndaj numrit 13 ......
3 posters
Faqja 1 e 1
Frika ndaj numrit 13 ......
Frika ndaj numrit 13
Evropianët, veçanërisht anglo-saksonët janë shumë supersticiozë, kur bëhet fjalë për numrin 13. Sipas tyre, nëse
13 persona ndodhen të ulur në të njëjtën tryezë, njëri prej tyre do të vdesë brenda vitit. E premtja e datës 13
konsiderohet një datë shumë e keqe dhe një ditë e mbrapshtë. Dita e 13 e vitit, kati i 13,
numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13 është “e mallkuar”
“Fiksimi” dhe sarkazma qesharake ndaj tij
Evropianët, veçanërisht anglo-saksonët
janë shumë supersticiozë, kur bëhet fjalë
për numrin 13. Sipas tyre, nëse 13 persona
ndodhen të ulur në të njëjtën tryezë,
njëri prej tyre do të vdesë brenda vitit. E premtja
e datës 13 konsiderohet një datë shumë e keqe
dhe një ditë e mbrapshtë. Dita e 13 e vitit, kati i
13, numri 13, të gjitha konsiderohen si ndjellës të
fatkeqësive. Me një fjalë, çdo gjë që përmban 13
është “e mallkuar”. Edhe në Rusi, numri mendohet
se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithë
ky supersticion negativ për numrin 13 dhe përse
popuj e kultura të tjera nuk e kanë një fiksim të
tillë? Triskaidekaphobia është frika nga numri 13.
Fjalët që përbëjnë termin e mësipërm janë marrë
nga latinishtja dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në
ato kohë mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e
zezë e mallkimit. Zakonisht njerëzit e kanë lidhur
numrin 12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave.
Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të horoskopit,
apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri të plotë i
shtohet një tjetër, atëherë situata bëhet e paqartë
dhe e paparashikueshme. Juda ishte i ftuari i 13 në
Darkën e Fundit dhe kjo është një nga arsyet që
ky numër konsiderohet si ndjellës i fatkeqësive.
Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar pati disa
teori në lidhje me këtë numër, sipas të cilave në
Sabath kishte 13 shtriga. Megjithatë, kisha nuk
e konfirmoi kurrë një gjë të tillë. Po të kërkosh
një shpjegim në Fjalorin e Supersticioneve të
Oksfordit, numri 13 lidhet me të premten e datës
13, e cila u përmend për herë të parë në vitin 1913,
700 vjet pas shpërbërjes
me dhunë të
Urdhrit të Kalorësve
të Tempullit. Të
premten e datës 13
të vitit 1307, të gjithë
kalorësit tempullarë
u kapën në Francë
dhe kështu urdhri
reshti së ekzistuari.
Një tjetër fakt për
cilësimin e numrit
si “të mbrapshtë”
është se letra e 13 e
Taroteve është letra
e vdekjes. Kjo është
vendosur në Italinë
e shekujve 15-16, por
nuk ka të bëjë aspak
me Darkën e Fundit. Shumë interesant është edhe
fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjë vëmendje
e veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
deri në shekullin e 19. Emri zyrtar i Deklaratës
së Pavarësisë është: “Deklarata e Pavarësisë së 13
Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13
Shtetet e Bashkuara. Në fund të shekullit të 18,
numri 13 simbolizonte pavarësinë dhe bashkimin
e vendit të ri. Më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë,
kishte 13 të shtëna
me top dhe disa
rituale të tjera tradicionale,
të cilat
përsëriteshin 13
herë rresht. Vetëm
kur 13 shteteve iu
shtua shteti i 14, ai
i Vermontit në vitin
1791, çdo ritual
bëhej me numrin e
ri, pra me numrin
14, i cili u konsiderua
si numri i fatit.
Deri në shekullin e
19 kishte një tjetër
supersticion të lidhur
me 13-n, ai
i 13 miqve të ulur
rreth së njëjtës tryezë. Për të shpjeguar frikën e disa
popullatave ndaj këtij numri ka një mori librash
që merren me zanafillën e kësaj fobie që vazhdon
edhe sot në Evropë, por edhe në vende të tjera. Në
fund të shekullit të 19, ky supersticion u përhap
TRISKAIDEKAPHOBIA
Është frika nga numri 13. Fjalët që përbëjnë
termin e mësipërm janë marrë nga latinishtja
dhe greqishtja e vjetër, edhe pse në ato kohë
mbi këtë numër nuk kishte rënë hija e zezë e
mallkimit. Zakonisht njerëzit e kanë lidhur numrin
12 me bollëkun dhe me plotësinë e gjërave.
Kështu ka 12 zotër olimpikë, 12 shenja të
horoskopit, apo 12 dishepuj. Nëse këtij numri
të plotë i shtohet një tjetër, atëherë situata
bëhet e paqartë dhe e paparashikueshme
edhe përtej oqeanit Atlantik. Shkrimtarë nga
vende të ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik
Ibsen, Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld
e kanë përmendur jo pak këtë numër në veprat
e tyre. Në vitin 1880, disa njujorkezë vendosën
që të hiqnin këtë paragjykim që ishte kthyer në
një fiksim të vërtetë. Kështu një veteran i Luftës
Civile dhe një njeri i njohur në rrethet e larta,
William Fowler vendosi që të krijonte një klub,
anëtarët e të cilit të darkonin datën e 13 të çdo
muaji dhe rreth tryezës të uleshin 13 anëtarë të
klubit. Darka e tyre e parë u organizua në hotelin
“Knickerbocker”, të premten e 13 janarit të vitit
1881, në dhomën numër 13. Kjo nuk ishte vetëm
një luftë kundër këtij numri që ishte bërë shumë
i famshëm dhe i rrezikshëm, njëherazi, por edhe
një luftë kundër të gjitha llojeve të besëtytnive e
supersticioneve të kohës. Duhet thënë se njerëzit,
të gjithë pa përjashtim, po jepeshin shumë pas
shenjave, falleve e dukurive të tjera okulte e misterioze,
dhe kjo ishte kthyer në një epidemi, pasi i kishte
kaluar përmasat e një fiksimi të përkohshëm.
Gjatë rrugës drejt vendit të darkës, të ftuarit kaluan
nën një shkallë të posaçme, hodhën kripë në tryezën
e tyre dhe i vendosën pirunjtë në tryezë në
formë kryqi. Në një tabelë të madhe të varur në
mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus”
(“Ne të vdekshmit të përshëndesim”). Ky klub u bë
shumë i famshëm dhe ajo që nisi si një kundërshti
ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit për
numrin 13, u shndërrua në një klub aventurierësh
që ndërmorën shumë veprime të rrezikshme për
të hedhur poshtë paragjykimet e kohës. Po për sa
i përket darkës së famshme, menyja u soll në gurë
varri, ndërsa tryeza e darkës ishte ndriçuar nga
kafka boshe me qirinj brenda, tamam si në netët
e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme
erdhën në pjata që kishin formën e arkivoleve.
Ndërkohë i gjithë ambienti rrotull ishte zbukuruar
me sende që sjellin fat të keq, si pasqyra të
thyera apo silueta macesh të zeza. Në vitin 1887,
klubi ishte shndërruar në një institucion shumë
popullor dhe numëronte 487 anëtarë. Në vitin
1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetëvrasjeve
mes anëtarëve të klubit ishte shumë më i vogël se
përqindja mesatare e vendit. Pavarësisht të gjitha
veprimtarive zbavitëse që bëheshin në të dhe
mesazhit që ata synonin të përcillnin, klubi i të
13-ve u shpërbë në vitin 1914 për shkak të fillimit
të Luftës së Parë Botërore. Të gjithë anëtarët ranë
dakord se mungesa e respektit për vdekjen në një
epokë lufte do të ishte e pavend.
Përgatiti: Grejs Fusha

Darius- V.I.P Anëtarë
- Postime : 11502
Gjinia :
Anëtarësuar : 25/08/2010
Re: Frika ndaj numrit 13 ......
skam frik fare
a ka ndonje numer 13 per tme dhen mua, se e pranoj me kenaqesi

Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Frika ndaj numrit 13 ......
skam frik nga ky numer,shyqyr qe sqenka nr.12 te pakten pasi ne ate dit kam ditelindjen.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Parandalimi i Dhunes Ndaj Femres Nuk funksionon .Drejtesia ndaj Tyre vonohet.
» Më shumë jepen femrat ndaj pasurise apo ndaj dashurisë?
» Misteret e numrit 666
» Religjionet sipas numrit të besimtarëve
» Largim nga puna për shkak të numrit 666

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi