Taksisti patriot
2 posters
Faqja 1 e 1
Taksisti patriot
Një veturë taksi është e veçantë në Prishtinë. Ajo nuk ka të vendosur firmën, por fotografi përkrahëse për Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, të shoqëruara me parulla kundër tradhtarëve. Përparim Fazliu publikisht porosit “tradhtarët” të mos hyjnë në taksinë e tij. Ata duket se janë të shumtë, sepse fitimet i kanë rënë.
Secili e ka parë veturën e tij. Ndokush edhe ka udhëtuar me të, përveç atyre që ai i cilëson si “tradhtarë të kombit”. Është fjala për veturën taksi të Përparim Fazliut nga Prishtina, që shumica e njohin edhe me nofkën “Gushta”.
Por nëse shikohen fitimet që ai nxjerr, atëherë duket se vendi ka shumë “tradhtarë”.
Një veturë e zezë, e mbuluar me fotografi të Fatmir Limajt e Ramush Haradinajt dhe mbishkrime nga më të ndryshmet, e karakterizojnë automjetin e tij. Me këtë zanat prej “taksisti patriot”, ai mban gruan dhe dy fëmijët.
Përparimi ka zgjedhur që me anë të parullave të ngjitura në veturë, jo vetëm të bëjë fushatë për luftën dhe ata që i konsideron si heronj të saj, por të shprehë edhe patriotizmin e tij në njërën anë dhe mllefin e përmbledhur për padrejtësitë në anë tjetër, që thotë se u bëhen ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Mbishkrimet në automjetin e tij janë të ndryshme. Përmbajtja e tyre ndryshon varësisht nga situata. Në kohën kur Dick Marty, ish-senatori zviceran në Këshillin e Evropës doli me raportin e tij në të cilin e quante Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si trafikues të organeve njerëzore, në xhamin e pasmë të veturës se tij, “Gushta” shkroi një porosi në gjuhën angleze dhe atë shqipe, të cilën ia kishte dedikuar zviceranit.
“Dick Marty, mos njollos luftën për çlirim. Njerëzit që nuk e duan popullin shqiptar, ju lutem mos hipni në këtë Taxi”, thuhej në porosinë e këtij taksisti.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Taksisti patriot
patriotet si puna e ketij jan te pakte
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Jam patriot por...
» Papagalli patriot bën tifo për Ronneyn
» Shkodër, rrëmbehet taksisti
» Taksisti që fotografon gjoksin e klienteve
» Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja
» Papagalli patriot bën tifo për Ronneyn
» Shkodër, rrëmbehet taksisti
» Taksisti që fotografon gjoksin e klienteve
» Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi