Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja
2 posters
Faqja 1 e 1
Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja
Një taksit rumun u bë protagonist i një ngjarje të rrallë dhe për pak tragjike.
Nicolae
Stan, dëshmoi nga krevati i një spitali, se si një vajzë e pashme u
ngjit në taksinë e tij, e ftoi në shtëpinë e saj dhe atje i vendosu
thikën në fyt e i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale mes tyre.
Ngjarja
ndodhi në kryeqytetin e vendit, Bukuresht. Siç raportoi e përditshmja
“Gazeta de Bistrita”, vajza e identifikuar më pas si 30-vjeçarja
Luminita Perijoc, kundrejt një shpërblimi bindi viktimën që ta ndihmonte
për ngritjen e valixheve në një apartament, ku pas refuzimit të
joshjeve të saj, ajo u bë e dhunshme.
Në atë moment, ajo i vendosi babait të familjes thikën në fyt dhe e detyroi që të realizonin marrëdhënie seksuale.
Megjithatë,
e pangopur, Perijoc i kërkoi taksistit që të rikthehej të bënte seks
për herë të dytë dhe për të tretë. Kur u shpreh se ishte i paaftë të
kënaqte dëshirën e fundit të pasagjeres së çuditshme, ai u godit në
brinjë me armën e ftohtë dhe pati nevojë për t’u kuruar në spital për
plagën e marrë.
Ndonëse e reja u arrestua më pas, taksisti u
shpreh se e gjithë kjo ngjarje e pazakontë i ka shkatërruar jetën, sepse
gjëja e fundit që do të donte ishte të fitonte vëmendje mediatike dhe
të bëhej objekt komenti i të gjithë Rumanisë.
Me
cinizëm, në disa forume ai është ironizuar për mungesën e dëshirës për
të realizuar marrëdhënie me një vajzë me ngjashmëri të çuditshme me
Angelina Jolie për nga pamja, por mediat serioze në vend kanë kërkuar që
30-vjeçarja të dënohet për përdhunim dhe plagosje, në të njëjtën mënyrë
se si do të ishte dënuar krimi nëse ai do të ishte realizuar nga një
mashkull.
Re: Taksisti përdhunohet dhe plagoset nga 30-vjeçarja
qyqa kjo u duka qe ne ftyr se clloj monstre qonka;eh kom ngju meshkujt qe bejn te tilla masakrash por hera par qe ngjoj qe nje femer ben nje gje te till
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Greqi, përdhunohet 19 vjeçarja shqiptare, kapet autori
» Taksisti patriot
» Shkodër, rrëmbehet taksisti
» Taksisti që fotografon gjoksin e klienteve
» Perdhunohet i mituri nga dy djem
» Taksisti patriot
» Shkodër, rrëmbehet taksisti
» Taksisti që fotografon gjoksin e klienteve
» Perdhunohet i mituri nga dy djem
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi