Isa Boletini (1864- 1916)
Faqja 1 e 1
Isa Boletini (1864- 1916)
Isa Boletini (1864- 1916) |
“Une nuk kam dale malit per te miren time, por per te miren e atdheut tim, per lirine e popullit tim! ”. “ Ne eshte Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt çeshtjen e kufijve te tokave shqiptare, Ballkani nuk do te kete qetesi kurre, dhe per kete faji do te bie mbi ju e jo mbi ne, qe do te luftojme perhere, deri sa te çlirohemi! ”. “ Une jam mire kur ashte mire Shqipnia! ”. - Isa Boletini Isa Boletinit, kjo figure markante, qe zene vend te pa diskutueshem ne historine e popullit shqiptare krahas atyre qe dhane aq shume per lirine e atdheut tone si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi e shume te tjere. Isai u rrite me arme ne dore, jetoi me te, dhe plot nje jete rrugetoi me te drejt shtigjeve te lirise. Isai, armet e lirise kurdo here i kishte gati kunder pushtueseve tane. Lindur dhe rritur ne Boletinin e tij te lashte, ne nje familje me tradita atdhedashurie, trasheguar nga gjyshi Murseli dhe i ati Ademi, te cilet nuk kishin pushuar kurre se reshturi per çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ne kushte dhe rrethana te atehershme politike, ekonomike, por edhe rrethana tjera te tradites u rrit, burrerua dhe u kalit Isa Boletini i cili tere jeten e vet ia perkushtoi atdheut. Fuqite e medha Evropiane me vendimet e tyre te mbrapshta, renduan edhe me shume poziten tone, duke mohuar te drejten tone per vetevendosje dhe duke ndare tokat tone ne favor te shteteve fqinje! Mbledhja e zeze e Shen Stefanit e pasuar me vone edhe me Kongresin e Berlinit ( 13 qershor 1878 ), ku i vune thikat mbi tokat tona, megjithekete, populli yne liridashes kurre nuk u pajtua ( as sot), me fatin tragjik te ndarjes se tokave shqiptare. Keshtu, nen trysnine e ketyre rrethanave diktuese e renduese, edhe Isai, me gjithe se i ri ne moshe, ju bashkengjit rruges se perpjekjeve per çlirimin e atdheut me plot sakrifica. Ai per here te pare me arme ne dore u ndesh kunder pushtueseve tane ne betejen e Slivoves ne vitin 1881, si te thuash, ai per here te pare ndjeu eren e barotit, qe e percolli ate tere jeten. Isa Boletini mes figurave te medha te kombit tone te cilet kaluan dekadat maleve dhe dekadat metropoleve te diplomacive te medha ne sherbim te çlirimit te vendit tone, me armet e lirise i goditi ne shtat lubite e Hafez, Mehmet, Qyrdi, Hilmi, Shemsi, Magjar e Turgut Pashave, Sulltanet e Krajlet e pangopur, nderkaq me armen e diplomacise, goditen Porten e larte te Stambollit, Serbise, Malit te Zi, Rusise... befasuan Vjenen, Selanikun, Parisin, Bukureshtin, Londren e deri ne Uashington! Isa Boletini, luftoi pa kompromis kunder serbeve dhe malazezeve tinezare, te cilet per ta thyer Isane e sulmuan me dhjetera here, duke ia djegur edhe kullen e tij rrafsh me toke... Mirepo, populli yne e ngriti kete kulle e ngriti dhe e beri edhe me te madhe se ç’ishte. Isai, me sherbimin e tij qe i beri atdheut, kullen e tij e shnderroi ne kulle Legjende. Se bashku me kullen, po rritej edhe emri dhe heroizmi i Isait dhe i popullit shqiptare ne pergjithesi, qe po vritej e pritej per lirine e vet. Perpjekjet e nje pas njeshme te armiqve tane te ndryshem, me dhelperi e diplomaci per ta komprometuar Isain, duke i ofruar atij ofiqe te larta, pasuri, flori, toke e jete Pashai, sikur shkuan kot, pasi qe Isai kurdohere ua priste shkurt dhe qarte, duke iu thene : “ Une nuk kam dale malit per te miren time, por per te miren e atdheut tim dhe per lirine e popullit tim”. Me gjithe presionet dhe perpjekjet qe i bene Isait, duke e mbajtur per disa kohe edhe si lloj pengu ne Turqi, perpjekje keto te cilat shkuan kot, nga se Isa asnje here nuk hoqi dore nga lufta per çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ata provuan me te gjitha joshjet e tyre, me pasuri e dredhi, se mos Isait po ia mbushnin mendjen qe ai te qendronte ne Turqi perhere?! Mirepo, jo, Isai si gjithmone qete e me maturi, u pergjigj qarte: “Ju falem nderit per “kujdesin” qe po m’tregoni per mua, por ma i mire ashte per mua Boletini im me ata gure e kepa, se sa e tane Stambolla juaj”. Isa Boletinin, lufta per liri te atdheut e beri strateg e diplomat, ai artin luftarak e persosi me pushke ne dore neper shkrepat e Kosoves martire, aty ne sa e sa beteja te pergjakshme perballe lubise Osmane dhe intrigave Serbo- Malaziase, kurse artin e diplomacise e mesoi nga tribuni Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Imail Qemali etj. Aftesia e Isait prej luftetari, dhe modestia e tij me se njerezore e beri ate edhe me te afert dhe me me ndikim tek masat e gjera popullore, prandaj ai i organizonte ato kurdohere dhe pa as nje kundershtim, thjesht Isai posedonte dhunti prej luftetari, strategu e diplomati, pa dyshim dhunti prej tribuni popullor. Isai kontribuoi fuqishem edhe ne pajtimin e gjaqeve dhe ngaterresave tek populli yne, me qellim qe te krijoje nje unitet sa me te madh kunder armikut, dhe kete e beri duke u nisur nga shembulli personal. Ne nje kuvend qe e kishte thirrur vet Isai, ishin tubuar shume burra te asaj ane. Isai verejti se aty po mungonte Ahmet Shtitarica dhe pyeti: Burrani, ku eshte Ahmeti?. I thane se nuk kishte pasur guximin te vinte, nga se ia kishte borxh gjaku! Ta sillni ketu me nje here!- urdheroi Isai, duke shtuar: “Gjak borxh sot na ka vetem anmiku yne, ne jena vellazen e duena me u bashkue e me dek per liri te vatanit... Ai qe mas sotit ngreh pushke nder veti, ka me kene bash hasmi yne!”... Isa Boletini, nder beteja te pa rreshtuar e detyroi disa here porten e larte qe te bej leshime. Ai e pengoi hapjen e konsullates ruse ne Mitrovice, duke likuiduar edhe konsullin e saj Grigori Shçerbinin te cilin e vrau luftetari i shquar Gjilanas Ibrahim (Halit) Popoci . Ne pamundesi te pervetesimit te Isait, xhonturqit i vune perpara nje sere sprovash te renda, madje duke ia marre te dy djemte peng, Halitin dhe Tafilin. Isai i palekundur me kete rast u pergjigj: ” Jam ba gati qe te dy djemte e mi t’i bej kurban per atdhe, por jo edhe me ia puthun doren anmikut te popullit tim!”... Isa Boletini se bashku me Idriz Seferin, Ramadan Zaskocin, Hasan Ferrin, Dem Jusufin, Elez Hoxhen, Hasan Hyse Budakoven e shume trima te tjere moren pjese ne dhjetera beteja per shpetimin e atdheut, nder betejat me te pergjakshme qe Isai qendroi pa tundur, ishte ajo per ta mbijetuar gryken e Carraleves. Ne kete beteje Isai tregoi aftesite e nje strategu te vertete. Me 18 maj 1912, ne nje kuvend qe u mbajt afer Vushtrrise, ku ishin tubuar edhe krere nga Dibra e Shkodra, madje ishte prezent edhe vet sekretari personal i Ismail Qemalit, Isai mbajti qendrim te prere: ” Asht i domosdoshem zgjanimi i kryengritjes sone ne tokat shqiptare, sot nuk ka me ba sehir, te tane duhet me luftue qe te çlirohemi sa ma pare!”... Isa Boletinin, lubite Osmane disa here e rrethuan me qellim qe ta likuidonin, ate kete nuk e arriten dot- ndodhte qe Isai edhe plagosej ne lufte e siper, por qe kurre nuk dobesohej morali i tij luftarak. Ishte i pa thyer dhe shokeve u jepte kuraje siç e thote edhe kenga popullore:”... Po i lidh plaget me marame bini shoke ta bajme piskame jem shqiptare s’dorzohna t’gjalle pa na ra zjarmi ne qafe”. Me 1912 Edit Durham shkruan: ”Isa Boletini ishte nje udheheqes i mire, i zgjuar dhe humanist i madh i cili donte vetem lirine e tokave shqiptare. Luftetaret e tij nuk urrenin popujt e tjere, thjesht, ata deshironin lirine per popullin e vet” ...Ismail Qemali, me rastin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise se cunguar, kur mori lajmin se po vinte Isa Boletini, mori flamurin dhe i doli vet perpara, duke i thene: ”I madhi Isa, lufterat tuaja ishin baze e perpjekjeve te mia per pavaresine e Shqiperise!”. Ne prill te vitit 1913, delegacioni yne mberriti ne Londer, ku po zhvillohej Konferenca e ambasadoreve. A. Herbert shkruan: “Isa Boletini ishte figura me piktoreske e ketij delegacioni dhe e quajti ate Robin Hudi shqiptar!” Ne maj te ketij viti Isa Boletini u shpreh qarte edhe kunder vendimeve te kesaj konference duke ju thene: ” N’eshte se Evropa nuk do ta zgjidhte drejt çeshtjen e kufijve te tokave shqiptare, Ballkani nuk do te kete kurre qetesi dhe per kete faji do te bie mbi ju e jo mbi ne, qe do te luftojme perhere deri sa te çlirohemi!”. Ne kohen kur ushtria Austriake po pergatitje per te pushtuar Podgoricen, forca te medha policore malaziase te ndihmuara edhe nga konsullata Franceze, tradhtisht e vrane Isa Boletinin me 23 janar 1916 se bashku me dy te bijte e dy nipat e vet si dhe me shoket e tij: Hajdar e Idriz Radisheven dhe Nesim Nimanin. Vrasja e pa bese ia nderpreu Isait jeten ne kulmin e veprimtarise luftarake e diplomatike, ishte vetem 52 vjeçar... Ai sfidoi te gjitha kurthet qe armiqte ia kishin pergatitur, dhe me guxim vazhdoi se marshuari drejt rrugeve te lirise. Ai kundershtoi fuqishem vendimet e pa drejta te Konferences se Londres per copetimin e tokave shqiptare ne dobi te shteteve grabitqare fqinje. Ai thoshte: ” Une jam mire kur ashte mire Shqipnia!”... Me rastin e 50 vjetorit te Shpalljes se pavaresise se Shqiperise, ne 1962, shteti Shqiptar Isa Boletinin e shpalli Hero te popullit. I tille ishte Isa Boletini, pishtar i lirise dhe udherrefyes per brezat e ri- Hero i popullit shqiptare! |
Re: Isa Boletini (1864- 1916)
Isa Boletini renditet dhe vlerësohet si një ndër figurat më të njohura të lëvizjes për liri e pavarësi kombëtare dhe si një personalitet i lartë i të gjitha kohërave.
Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në vitin 1864. Duke u lindur dhe rritur në një familje me tradita të larta patriotike e atdhetare, që gëzonte autoritet në të gjithë rrethinat e Kosovës, që në moshë të re merr pjesë si luftëtar i Lidhjes së Prizrenit në betejën e Slivovës. Isa Boletini më 28 Nëntor 1912 së bashku me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin ngritën në Vlorë flamurin Shqiptar të pavaresisë. Në kryengritjen e Carrlevës dhe në kryengritjet kundra turqve ka udhëhequr forcat duke qenë komandat i tyre, në vitin 1913 ka qenë anëtar i delegacionit shqiptar në Londër, ku dhe ka protestuar me forcë kundra grabitjes së tokave etnike të Shqipërisë. Në janar te vitit 1916 vritet pabesisht vetë i tetë nga forcat terroriste serbo-malazeze në Podgoricë.
Për familjen e Boletinëve nuk do të mjaftonin vetëm mizoritë e masakrat serbe por ato do të pasoheshin edhe nga persekutimi komunist në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrës i bën atentat të birit te Isës, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinë ushtarake dhe kishte qenë Komandant i Njësive që mbrojtën Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja u bë me urdhër nga jashte në bashkëpunim me komunistët shqiptar.
Në vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston të shoqen e Ademit, Adile Boletini (Bekteshi) me akuzën për veprimtari armiqësore kundra pushtetit popullor. Mbas tre muaj në hetuesi ku u torturua çnjerëzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli, dënohet me 5 vjet heqje lirie, vite këto që i kreu plotësisht. Në vitin 1947 Ismet Boletini, nip i Isës, mbasi ngre flamurin shqiptar në trenin Mitrovicë-Beograd, arratiset për Shqipëri, por këtu dënohet me 8 vjet burgim dhe vuan dënimin në burgun e Spaçit. Tafil Boletini, i nipi, bashkëluftëtar i Isës, megjithëse i moshuar, lidhet me tela dhe u dorëzohet jugosllavëve.
Në Kosovë, i biri i Isës, Asllani var veten në burgjet titiste, ndërsa djemtë e tjerë duke luftuar me armë në dorë kundër serbo-malazezëve, vriten dhe ekspozohen për terror në mes të Mitrovicës, kurse Skënderi pushkatohet në Tivar. Në vitin 1943 pushkatohet pa gjyq në Prizren i riu Rasim Dajçi, nip i Isës, nga forcat sllavo-komuniste me në krye Shefqet Peçin. edhe ky ushtarak i lartë, akademist. Një tjeter nip i Isa Boletinit, që dënohet nga diktatura komuniste në Shqipëri, është edhe shkollari akademist Enver Dajçi, zotërues i gjashtë gjuhëve të huaja dhe si një ndër firmëtaret e parë që nënshkruan Rezolucionin për Pavarësinë e Kosovës në dhjetor të vitit 1943.
Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti një nip tjetër i Isës, dënohet me vdekje, Muja dhe Kapllani arrestohen dhe dënohen me nga 20 vjet në burgjet serbe. Nje nip tjetër vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Ali Boletini, nip i Isës, dënohet me 20 vjet burgim dhe më pas arratiset për Shqiperi.
Këto vrasje e persekutime ndër breza me rradhe mbi familjen e Heroit Isa Boletini dhe të qindra e mijra shqiptarëve nga dora makabër e sllavo-komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav deri në ditët e sotme janë fakte e dokumenta rrënqethëse të popullit tonë, që përveç vuajtjes dhe dhimbjes që kanë brenda, kanë lënë gjurmë të thella në historinë e saj. Në çdo përvjetor të shpalljes së pavarësisë krahas patriotëve të tjerë përkujtohet edhe figura burrërore e luftëtarit të madh kombëtar Isa Boletini.
SI U VRA TRADHETISHT ISA BOLETINI NË PODGORICË
Mbreti i Malit të Zi Nikolla shumë herë para diplomatëve të akredituar në Cetinë shprehej se “Mali i Zi pa Shkodër nuk mynd të jetojë!“ Ai në fillim të Luftës së Parë Botërore kishte pushtuar Shqipërinë e Veriut (Malësinë e Shkodrës). Në mbarim të qershorit të vitit 1916 ushtria e tij hyri në Shkodër, tash dhe herën e parë me 1913. Konsulli françez me anën e Prenkë Bibë Dodës e ftoi Isën dhe i thotë: “Të fton ambasadori francez në Cetinë, sipas urdhërit të ministrisë së Punëvë të Jashtme dhe na porositi t`ju përcjellim me anije lufte në çdo vend neutral që Ju dëshironi“. Ushtria malazeze e komanduar nga gjenerali shqiptarëve Radomir Veshoviq, i cili bënte krime ndaj patriotëve shqiptarë. Një numër i madh patriotësh i interrnoi si: Mehmet Pashë Drallën, Hil Mosin, Aqif Pashën, Luigj Gurakuqin e shumë të tjerë në Podgoricë e vende tjera të Malit të Zi. Me kujtimet e veta i nipi i Isa Boletinit, sipas autorit
S. Luarasi, Tafil Boletini në mes tjerash thotë: “Na tue qenë në Konsullatën franceze shihnim konsullin e Malit të Zi, A. Martinoviqin, të takohej me konsullin francez...”. Konsulli francez, mbas një jave, thotë Tafili, i thotë axhës: “Tashti si Shkodra si Cetina njësoj asht. Ju duhet me shkue në Cetinë. Ambasadori ynë atje ka me me i rregullue për ndonjë shtet neutral”.
Isa Boletini edhe pse e njihte mirë politikën e Malit të Zi, për fat të keq u tradhtua nga konsulli francez Bikok dhe pranoi të shkoj në Cetinë. Atje e pat ftuar gjenerali Filips, në atë kohë atashe ushtarak i Anglisë në Cetinë, kurse më vonë ish komandant i ushtrive ndërkombëtare në Shkodër. Ai i tha: “Të vijë mysafir në Ambasadën e tyre, dhe ta nxjerrë nga Mali i Zi me aeroplan jashtë Malit të Zi“. Isa Boletini iu përgjegj se kishte qenë në konsullatën e tyre në Shkodër, por e kishte gjetur të mbyllur. Ai i tregoi, për fat të keq se e kanë ftuar francezët më parë, dhe për këtë arsye nuk mund të shkelte bukën e bujarit! Por, ky i fundit nuk ishte bujar, por tradhëtar. Ai ia dorëzoi Isa Boletinin me shokë Qeverisë së Malit të Zi e cila menjëherë e internoi. Mali i Zi pak gjëra bënte pa dijeninë e Rusisë e me siguri edhe këtu do të jenë gishtat e saj, si hakmarrje për ngjarjet e vitit 1903 në Mitrovicë, ku u vra Konsulli rus i cili ishte vu në krye të ushtrisë osmane në luftë kundër shqiptarëve kryengritës! Po ashtu Isa Boletini nuk ishte pajtuar me shumë dëshira të Cetinës dhe Beogradit. Isa me shokë përsëri u dërgua në Nikshiq ku ishte strehuar herën e parë me 1911, por tani me qëllime tjera të errëta. Një natë sa ishin në Nikshiq, filloi një shamatë në mes të ushtrisë në njërën anë dhe xhandarmërisë në anën tjetër. Çështja e konfliktit ishin kosovarët. Aty u ndanë dysh, kush është kundra dhe kush pro. Rolin kryesor e luajti pronari i shtëpisë së banimit,
z.V. Zllatari, i cili kishte përkrahje nga opozita e mbretit Nikolla ose simpati ndaj Boletinit dhe trimërisë së tij, ose për interesat e veta. Por, më në fund e mbrojti Isa Boletinin me shokë nga ekzekutimi i ushtrisë. Të nesërmen ushtria mori me vete kosovarët dhe mbërrini në Danillovgrad. Pas pak ditësh, sipas kujtimeve të Tafil Boletinit erdhëm në Podgoricë. Këtu u vendosëm në shtëpinë e Lumo-viqit. Kapterri që ishim në kompetencën e tij thoshte se aty nuk ka vetëm një vend fjetjeje, edhepse ishin dy tri dhoma! Këta kanë protestuar që të jenë të gjithë së bashku për arsye se ishte Isa i sëmurë. Në fund këtu bashkë me Isën ishin strehuar edhe Tafili dhe Abdulla Maxhuni. Natën e dytë organet ekzekutuese donin ta vritnin Isën me shokë, por këtij krimi iu kundërvua kapterri i cili e ktheu mbrapa kapitenin e grupit të ekzekutimit. Isën e kishte lajmëruar Abaz Selaci se çka e pret. Tafili në kujtimet e cituara thotë: M`u dhimbke axha kur thoshte: “Ah, mos t`u kisha ju me vete sa me qef do t`u linja shpirtin në dorë. Unë i kam edhe gjashtë djem të tjerë e s`kam gajle, po më dhimbeni ju tre nipat që nuk leni mashkull në shtëpi dhe ajo nanë e shkretë që jet pa djem !“ I thashë aty për aty: “Axhë, për këtë punë aspak mos u mërzit. Në qoftë se thanë që ne të tre vllaznit të vdesim përnjëherë, ani pra le të bahet ! Kudo të ishim larg njani-tjetrit, vdekja do të na gjente, pra ma mirë me vdekë gjithë bashkë, këtu ndaj teje me nerë”. Kështu ishte zhvilluar dialogu në mes të nipit dhe axhës, heronjve të Kosovës, që është edhe shembulli më i madh i rinisë kosovare për gjakun që po derdhë edhe sot për liri. Në atë kohë në Podgoricë propaganda e ndytë e qarqeve qeveritare kishte hap parullën: “Kaçakët duan ta djegin Podgoricën...!”, Prandaj pronari Lumoviq i kishte thënë Isasë: “Fati iu pruni në konakun tim për me shpëtue shtëpinë dhe pasurinë që duen me plaçkitë e me djeg Podgoricën!“ Herë pas here i ftonin të paraqiten në zyra ushtarake. Çdo herë zyrtarët na thonin të vinim mbas dreke. Ditën e tretë, me 23 janar 1916, të dielën përsëri na ftuan në Ministri të Luftës, rrëfen Tafili, te gjenerali Veshoviq, i cili gjithashtu përsëriti fjalët: “Të vini mbas dreke“. Ushtria austriake kishte hyrë në qytet. Detyra e mbajtjes së qetësisë i ishte besuar kriminelit të njohur Savo Llazareviqit me dy batalionë xhandarë. Sipas fjalëve të Tafilit, rreth 80 xhandarë kishin rrethuar në të dy anët urën mbi lumin Ribnicë, karshi Prefekturës, afër kishës katolike.
Qyteti ishte i mbyllur, pushtet më s`ka. Dy vëllezërit e mi, Jonuzi dhe Haliti me Hajdar Radishevën, po ktheheshin për në shtëpi te axha, thotë dëshmitari i tragjedisë Tafili. Patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, i ndali me urdhër të oficerit. Xhandarët gati me pushkë për të shti pyetën: “Kush është Isa Boletini? Mos shtini se nuk është me këta“. Kur dëgjoi Jonuzi shpjegimet që iu dha oficeri xhandarëve, kishte vrapuar të kalonte urën për ta lajmëruar Isën se çka kishin përgatitur për të. Po pasi e kishin nxanë urën këta të tre i futën në një shtëpi me roje.
Tue qenë se ura u mbyll, ata nuk u dukën deri sa hypën në urë. Me t`u dukun, u dha shenjë: “Qe Isa Boletini!” Dhe mbrapa tij e nxunë edhe hyrjen, rrëfen Tafili: Axha me Jonuzin e shokët u rrethuan në të gjitha anët. Oficeri komandues me zë të lartë i thirri: “Dorëzoni armët!” Dhe axha: “Jo besa s`ja kam dorëzuar as kralit as mbretit”. Dhe nxorri shpejt naganten. Për rrëfimin autentik përsëri po japim fjalët e Tafilit: “E para shtënë qe e Niko Buriqit. Në flakë të kësaj përpjekje shtinte axha dhe shokët e tij përreth me nga dy revole në dorë sa i zbrazën të gjithë fishekët. Djali i axhës Halili që erdhi në atë çast tok me Idrizin u vra me një bombë që ia pat marrë Niko-xhandari. Këtu u vra Isa Boletini vetë i teti: të bijt dhe Zahidi, dy nipat-Jonuzi dhe Halili, pastaj Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isasë, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Blini dhe Myslim Niman Bala nga Isniqi. Si do të shohim në vijim, burimet e kohës thonë se edhe pala sulmuese pati tetë të vrarë dhe disa të plagosur, por numri i tyre nuk është gjetur në dokumenta të cilat i shfrytëzova për jetëshkrim të Boletinit me shokë, që është vetëm një shënim i shkurtër, sepse për të është shkruar shumë dhe në të ardhmen do të shkruhet edhe më shumë.
Një kronikë malazeze e asaj kohe në mes tjerash thotë:
“Fillimi i Luftë së Parë Botërore dhe okupimi i Malit të Zi nga Austria e gjeti Isën në Podgoricë. Ka banuar në anë të majtë të lumit Ribnicë, në qytetin e vjetër-sot bulevardi B. Jovanoviq, në shtëpi të Lumoviqit. Ministri i ushtrisë malazeze Radomir Veshoviq ka mbetur në Podgoricë në zyrën e Drejtorisë së Qarkut deri sa të nënshkruaj kapitullimin e ushtrisë. Ai ka menduar që të organizojë luftën guerile, dhe për këtë qëllim ka menduar që Isa mund ta ndihmojë, por vetëm në qoftë se do ta vejë nën komandën e vet. Për këtë arsye ai kishte urdhëruar që të ftohet Boletini me gardën e tij për t`i çarmatosur. Kronisti më vonë shkruan se për këtë çështje erdhi më vonë deri në mosmarrëveshje. Në qoftë se ka ndodhur kështu pse ata do ta vrisnin që më përpara gjatë internimit në Nikshiq dhe Danilovgrad? Pobjeda e përditshme nga Titogradi, më 26. maj1980 e botoi kronikën e atëhershme ku thuhet se ngjarja ishte më 19 janar. Kurse Tafil Boletini sipas Luarasit dëshmon se ka qenë me 23 janar, si u shënua nga historianët shqiptar. Kronika e vjetër thotë se Boletini kishte dërguar katër veta si pararojë. Ata kur e panë se kanë ra në rrethim hynë në zyrën e parë në tokë dhe u mbyllën. Kanë shti në njerëz në rrugë! Nga ana tjetër erdhi Ilija Spasojev Popoviq dhe hodhi një bombë dhe ata u vranë?! Banesën e Isës nga Drejtoria e Qarkut e ndante lumi Ribnicë. Ai ka dalë nga banesa dhe ka mësy ta kalojë urën. Pas tij kanë shkuar njerëzit e tij. Njëri nga garda e tij sygjeroi: “Nuk shkoj, po prit!” Gjashtëdhjetë metra nga Drejtoria e pa se është i rrethuar. Ka nxjerrë “mauzerin“ nga brezi dhe ka filluar të shtijë në rrugë... Ka vra disa zyrtarë dhe disa “viganë“ – ekstrem-nacionalistë?! Të rinjtë që kanë sulmuar nga dogana–godina e vjetër e “Pobjedës“ e qëlluan dhe ai ra vdekur. Po ashtu u vranë edhe garda e tij në urë. Kronisti i këtyre ngjarjeve ka harruar se në vend të rinisë ishte xhandarmëria ushtarake e mbretit Nikolla, më i keqi lloj njerëzish në shërbimin shtëtëror. Ata bënin dhunë edhe ndaj popullit të vet, jo vetëm të huajve.
Në skicën për biografinë e vet këtë ditë zie të popullit shqiptar e cek edhe Millovan Gjillas, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Titos në ish-Jugosllavi, pastaj disidenti numër një nga “Bota komuniste“ në Perëndim. Në librin e tij “Land Without Justice“, New York ( Toka pa zakon ) f. 51 etj. shkruan: Sipas kujtimeve të babait të tij Nikolla Gjillas, kapiten i policisë famkeqe të lartëpërmendur “Lufta me vullnetarë të Isasë nuk zgjati shumë edhe pse ai u mbrojt heroikisht. Në sulm u vra udhëheqësi e me të edhe të afërmit e tij. I plagosur rëndë është çuar në gjunjë, edhe pse i pafuqishëm të mbajë pushkën, ka shti me revolver, me dëshirë që sa më shtrenjtë të paguaj jëtën e vet...” Millovan Gjillas, në vijim i përsërit fjalët e atit Nikollë: Kam vrapuar nga ai, por shqiptari trim i pafrenuar e mbështeti revolverin në dorën e majtë të tij, por nuk pati kohë që ta zbrazë. Një ushtar ia shpejtoi dhe ai ra. Përsëri babai ka shpejtuar te Isa. Ai e ka shikuar me sy të përgjakshëm. Ka fol diçka në gjuhën e vet por babai nuk e ka marrë vesh”.
Gjillas shton: “Babai e mori“ mauzerin “si kujtimin më të madh!“ Ai në tjetër vend flet se Nikolla Gjillas e pagoi këtë kujtim me kokë në vitin 1941 për hakmarrje! Autori i këtij libri me hollësi njofton për veprat kriminele dhe gjenocidin e babait të vet me kolegët e tij xhandarët e mbretit Nikolla ndaj popullit shqiptar dhe atij mysliman.
Në afërsi të kufirit shqiptaro-malazez, në mes të Tuzit dhe Podgoricës, në Cem, në varrezat kolektive myslimane të qytetit pushojnë eshtrat e kryetrimit, personalitetit dhe protagonistit të shquar të Lëvizjes Nacional-çlirimtare. Së pari u varros në jug të qytetit të Podgoricës, më 25 janar 1916, ku morën pjesë të gjithë shqiptarët dhe bashkëluftëtarët e tij. Fjalën e përmotshme e mbajti Nasuf Dizdari nga Shkodra. Vdekja tragjike nuk e shkëputi shpirtin, shpresën dhe mesazhin e tij nga populli ynë. Ai duhet të jetë inspiracioni më i madh i brezave të ardhshëm. Ai shfaqet në skenën e luftës shqiptare me moton: “Më mirë vdekjen se robërinë“!

Similar topics
» Isa Boletini (1864-1916)
» Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë
» Frank Shkreli: Isa Boletini - Pishtari i bashkimit kombëtar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi