Isa Boletini (1864-1916)
2 posters
Faqja 1 e 1
Isa Boletini (1864-1916)
Prishtinë, 16 prill 2002 (KeL) - Isa Buletini ka qenë atdhetar i shquar, organizator e udhëheqës i lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar. Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, më 1864, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17- vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Betejën e Slivovës ( 22. 04. 1881) kundër forcate osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët tjerë në themelin e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Përkrahu revolucionin xhonturk të vitit 1908. Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajit (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antiishqiptare të xhonturqve. U dallua si udhëheqës e organizator kryengritjeve të mëdha populloreantiosmane të viteve 1910- 1912, veçanërisht në betejat e zhvilluara me ushtritë turke në zonat Shtimje- Carravelë më 1910. Gjatë Luftës I Ballkanike u vu në krye të çetave të armatosura për mbojtjen e trojeve shqiptare dhe të qeverisë së përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, dë bashku me I. Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë I. Bolentini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizzi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbomalazezë. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë.
* * * *
Boletini, prijsi shqiptarëve që tmerroi Stambollin
Kur Lordi anglez e pyeti se ku binte në hartë fshati i tij, Isa Boletini iu përgjigj: "Unë s'kam ardhur në Londër për Mitrovicën time, por kam ardhur për të gjitha tokat shqiptare që të bashkohen në një shtet"
Të gjitha ngjarjet e vogla e të mëdha në Kosove janë të lidhura ngushtë me atdhetarin e shquar Isa Boletini. Por roli dhe kontributi i tij më i madh është i lidhur me Kryengritjen shqiptare të vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarësisë. Në të dyja këto heroi Isa Boletini ka luajtur një rol shumë të madh.
Isa Boletini u lind në viti 1962 në fshatin Boletin të Shalës së Mitrovicës.
Familja Boletini ka dhënë një kontribut të madh për çështjen kombëtare për liri e pavarësi dhe me këtë frymë është rritur e edukuar edhe Isaj. Siç dihet, Lidhja e Prizrenit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit tonë e cila i vuri themelet e shtetit të ardhshëm shqiptar dhe ngjalli ndërgjegjen shqiptare. Ajo formoi qeverinë e parë, me të gjitha segmentet e shtetit, duke e krijuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Mirëpo shtetet e Evropës, si gjithë herë, jo vetëm që nuk e njohën, por e nxitën Perandorinë osmane që ta shtypte sa ma më parë. Një nga ushtarët trima të Lidhjes së Prizrenit ka qenë edhe Isa Boletini, i cili luftoi për krah heronjve Mic Sokoli e Sefë Kosharja për të mbrojtur tokën amtare kundra hordhive osmane të Dervish Pashës. Isa i ri e pa me sytë e tij heroizmin e Mic Sokolit kur u hodh mbi grykën e topit të armikut, për t'ju dhënë zemër luftëtarëve trima që e jepni jetën si me le. Këtë shembull do ta ndiqte më pas edhe Isa Boletini në të gjitha betejat legjendare, jo duke komanduar nga pas luftëtarët, por duke u prirë në ballë. Ndonëse Lidhja e Prizërenit u shtyp me gjak, idetë e saj kombëtare të mbrujtura thellë në ndërgjegjen e popullit tonë nuk u shuan kurrë e jehona e saj vazhdoi gjatë duke edukuar brezat që erdhën më ndjenjën e atdhedashurisë.
Isa në Lidhjen e Pejës
Në vitin 1899 u themelua Lidhja e Pejës nga atdhetari i madh Haxhi Zeka e në atë ngjarje të shënuar Isa Boletini luajti një rol të rëndësishëm për organizim e mbrojtjen në Kosovën Veriore. Ai morri pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me përpikmëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të perçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një taborri ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: "Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhëroni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait urrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend peligrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane.
Isa: Jo rusët në Mitrovicë
Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t'i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. "Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverië osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtëri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin. Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte: 1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja në Mitrovicë 2) Të lihem i armatosun e me shokë" 3) Të banojë vetëm në Stamboll". Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filoi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artilier, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: "Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia kthu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s'kishte për t'u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lrimin ai tha: "Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m'u dha mundësia të kthehem në Kosovë". Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor (flijuar) dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati.
Kuvendi i Ferizajt më 1908
Në vitin 1907 turqit e rinj krijuan një parti opozitare kundra sundimit apsolut të Sulltan Hamitit. Komiteti i tyre në program u premtonte të gjithë popujve të shtypur, liri e barazi me popullin turk. Në këtë parti aderuan shumë intelektual patriot shqiptar e njerëz të thjeshtë duke shpresuar se ajo parti do t'u jepte të drejta kombëtare, prandaj Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit u bënë epiqendra e partisë së turqëve të rinjë. Në Manastir garnizoni i ushtrisë dhe në Kosovë paria,mobilizuan mbarë Kosovën që të merrnin pjesë në një kuvend të madh që do të bëhej në Ferizaj. Në atë Kuvend ku morën pjesë rreth 30 000 vetë. një nga organizatorët ishte edhe Isa Boletini i cili luajti një rol të rëndësishëm dhe e mori fjalën në kuvend. Në kuvend folën shumë oratorë duke demaskuar padrejtësitë masakrat që kishte bërë në popull sundimi i egër i Sulltan Hamitit. Kuvendi vendosi që t'i dërgohej një telegram ultimativ Sulltanit që të shpallte menjëherë
Kushtetutën, përndryshe Kosova e para do ta fillonte luftën kundër tij. Telegramin e firmosën 1500 vetë dhe një nga emrat e parë ishte edhe ai i Isa Boletinit. Sulltani e kishte marrë vesh qëlllimin e atij Kuvendi, prandaj vendimin e tij e priste me ankth e kishte dhënë urdhër që në çdo orë që do t'i arrinte, ta lajmëronin menjëherë. Sa e mori telegramin nga Kosova, Sulltani dha urdhër që menjëherë të shpallej kushtetuta e të bëheshin zgjedhjet parlamentare. Pas shpalljes së Kushtetutës u lejuan në fillim në të katër vilajetet shqiptare të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe dhe klube ku propagandohej për çështjen kombëtare. Isa Boletini ndonëse vetë ishte pa shkollë, ai e dinte mirë rëndësinë e shkollës dhe menjëherë e hapi një shkollë në Boletin e më vonë u hapën edhe në fshatra të tjera deri në Mitrovicë. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, sepse turqit e rinj sa erdhën në pushtet e forcuan qeveriosjen e menjëherë filluan t'i shkelin premtimet e tyre duke i vënë popullit veç taksave të vjetra, edhe taksa të reja, duke mbyllur shkolla e klube. Nisur nga kjo populli filloi t'i kundërshtojë dhe ata dërguan në Kosovë ekspedita të armatosura në krye me Xhavit Pashën . Ndeshjen e parë ai e bëri me Isa Boletinin në Shalë, por shpejt u tërhoq dhe kaloi në Rrafsh të Dukagjinit ku bëri dëme të mëdha, por e theu kokën ne Lumë dhe u kthye i turpëruar në Stamboll. Atdhetarët kosovarë u bindën se me turqit e rinj nuk kishte më miqësi, prandaj filluan të organizonin kryengritjen e vitit 1910 me në krye Idriz Seferin e Isa Boletinin. Këta të dy u takuan në mars të atij viti në Prishtinë në Klubin Kombëtar në prani të atdhetarit intelektual e kryetarit të klubeve për Rrafshin e Kosovës, Nazmi Gafurri. Aty e lidhën besën e menduan planin taktik e strategjik dhe çfarë kërkesash do t'i bënin qeverisë. Ata vendosën që të bëheshin dy kuvende, njëri në Gjilan nën drejtimin e Idriz Seferit dhe tjetri në Rrafsh të Dukagjinit nën udhëheqjen e Isa Boletinit. Ndërkohë të dy këta burra kishin bërë punë praprake për kryengritjen e armatosur. Në radhë të parë ata i kishin pajtur gjaqet që ishin plagët e vjetra të shqiptarëve që dhimbnin më shumë. Pasi hartuan kërkesat ata ia dërguan qeverisë xhonturke në emër të kryengritësëve dhe atë ia besun atdhetarit Nazmi Gafurri, të cilat ai do t'i shpallte kur do të ziheshin grykat strategjike si ajo e Kaçanikut, Çeraleves dhe e Jezercit.Kërkesat e tyre ishin: 1.Gjithë ne që jemi shqiptarë, do të derdhim gjakun për pikë dhe kërkujt nuk i lëshojmë një pëllambë vend. 2. Sulltanin do ta njohim për mbret, vetëm atëhere kur mos të na përzihet në punët tona të mbrendshme të Shqipërisë të cilën duam na vet ta qeverojmë nën hijen e Sulltanit. 3. Duam të lëshohen të gjithë ata vëllazën tonë që i zu qeveria dhe i burgosi. 4. Duam të dërgohet një komision,në të cilin të ketë të paktën 10 deputetë shqiptarë për me u marr vesh me ne për dëmet që na ka ba Turkia dhe të na i paguaj (është fjala për ekspeditën e Xhavit Pashës) të gjitha ato". Pra këto kërkesa nuk ishin ekonomike por politike të cilat kishin të bënin me autonominë e Shqipërisë me të katër vilajetet.
Kuvendi i Rrafshit të Dukagjinit
Atdhetari i madh Isa Boletini menjëherë filloi pregatitjen për organizimin e një kuvendi të madh në Rrafsh të Dukagjinit. Në mars të vitit 1910 të Verrat e Shugës në mes të Gjakovës e Pejës u bë kuvendi ku morën pjesë gjithë paria e Rrafshit të Dukagjinit. Në atë Kuvend rolin kryesor e luajti Isa Boletini i cili në mes të tjerash tha:" Vëllazën, kemi pesëqin vjet që jemi pushtuar nga osmanllinjtë që na kanë shtyp. Tani ka ardhur koha që të lidhim besën së bashku për t'u ngritur në luftë kundra osmanlive për t'i fituar të drejtat tona me armë". Të gjithë e mirëpritën fjalimin e shkurtër të Isajt dhe u lidh besa se do të merrnin pjesë në luftë. Menjëherë mbas mbarimit të Kuvendit Isa Boletini i shoqëruar nga shumë kryengritës u nis për të zënë grykën e Ceralevese e cila e lidh Rrafshin e Dukagjinit me Fushën e Kosovës. Në atë kohë Perandoria osmane kishte dërguar më se 100 batalione ushtarësh të armatosur me armët më moderne të kohës për ta shtypur atë kryengritje. Sapo u mësua kjo gjë, Idriz Seferi zuri grykën e Kaçanikut që lidh Fushën e Kosovës me kryeqendrën e Vilajetit, Shkupin, ndërsa patrioti Hasan Hysen Budakova zuri grykën e Jezercit. Ai me forcat e tij mbronte krahun e majtë të forcave të Isajt dhe krahun e djathtë të forcave të Idriz Seferit. Luftimet qenë shumë të mëdha e të përgjakshm e ushtria osmane u thye disa herë. Ndërkohë qeveria osmane u detyrua që të dërgonte për ndihmë Dergut Pashën me forca të mëdha. Por ai nuk mundi të depërtonte nëpër ato gryka të thella. Nisur nga kjo sirtuatë e vështirë Stambolli u detyrua të dërgonte ministrin e Luftës Mahmut Shefqet Pashën në krye të 40 mijë forcave. Isa Boletini në krye të 3000 luftëtarëve në Grykë të Caralevës luftoi me heroizëm të madh, por atë që armiku shekullor nuk mundi ta mposhte dot me armë, e mposhti me tradhti. Në kuvendin e lartpërmendur ndonëse u lidh besa, nuk morën pjesë Sulejman Batusha, Shaban Binaku e Rust Kabashi të cilët e dëmtuan shumë atë kryengritje. Poeti patriot Risto Siliqi i cili mori pjesë vetë në këtë kryengritje ka shkruar: "Ret ishin lidhun nyje, e pllumbat pikojshin si pikat e shiut, ndërsa trimat luftëtarë këndojshin sikur ishin në dasëm". Ndërsa për komandantin e kryengritësve shkruante: Isa Bega Boletina / Bir i së njërës kosovesh/mbi halldupa, mbi coftina,/Nget e shket me shpatë zhvesh". Ndonëse kryengritja dështoi, armikut i mbetën me mijra të vrarë e të plagosur si dhe 80 oficera madhorë gjë e cila bëhet e ditur dhe nga dokumentet osmane të kohës. Ushtria osmane e udhëhequr nga gjeneralët kriminel, Dergut Pasha e Shefqet Pasha bëri krime të papërshkruara ndaj popullsisë duke vrarë e varë, djegur e plaçkitur. Për këtë rapsodi popullor ka kënduar: N'Kaçanik e në Boletin /Krejt Kosova u mbush me tym /u mbush me tym e na i dual flaka / E dogj me topa Dergut Pasha

Re: Isa Boletini (1864-1916)
Isa Buletini
Ismail Qemali kur vajti në Londër për t'u takuar me Kryeministrin e Anglisë, e shoqëronte Isa Buletini.
Isa Buletini në brez kishte vënë dy kobure.
Mirëpo, kështu të armatosur nuk e linin të hynte në kryeministri dhe bënë fjalë me të. Ismail Qemali i bëri me shenjë të dorëzonte armët.
Këtë punë e mori vesh edhe kryeministri e, në bisedim e sipër, si me të qeshur i tha Isa Buletinit:
- Sido që të jetë e çarmatosëm edhe shqiptarin.
- Shqiptarët s'ka burrë t'i çarmatosë - u përgjigj Isa Buletini dhe nxori koburen tjetër që kishte fshehur.
Flamuri është i shqiptarëve
Kur Isa Boletini po kalonte nëpër Myzeqe, në krye të trimave të tij kosovarë, për të ardhur në Vlorë më 28 nëntor 1912, një lajmëtar i doli përpara dhe i tha:
- Baca Isa, Ismail Qemali po ju pret. Ai e ngriti flamurin e Shqipërisë në Vlorë.
Dhe Isai, mendueshëm, iu përgjigj:
- Jo vetëm të Shqipërisë, more bir, por flamurin e të gjithë shqiptarëve kudo e nën këdo që të ndodhen. Ai është flamuri i të gjithë atyre që flasin shqip e kanë në dej gjak shqiptari. Dhe këtë do ta ruajnë e do ta mbajnë gjithmonë kudo që të ndodhen.
"Të pret me muzikë e të vret me thikë"
I dërguari i Stambollit i shkoi në shtëpi Isa Boletinit dhe e pyeti përse nuk doli ta priste Sulltan Reshatin kur ai erdhi në Kosovë në korrik të vitit 1911.
- Nuk mund të vija se ju më kërkuat të dorëzoja armët!
- Pse, nuk u zure besë fjalëve të sulltanit?
- Unë i zë besë vetëm grykës së pushkës që mbaj me vete. Sulltanët të kanë pritur gjithmonë me muzikë e të kanë vrarë pas shpine me thikë.
Nuk u bie në gjunjë as për kryet e nëntë djemve
Një ditë të bukur korriku të vitit 1908, kur dy djemtë e Isa Boletinit po ktheheshin në Shqipëri nga Stambolli, xhonturqit ia mbajtën peng, sepse Isai nuk kishte pranuar të shkruhej anëtar i xhemijetit. Ata e kërcënuan Isanë duke i dërguar lajmin: ose të zbriste në Mitrovicë e të shkruhej anëtar i xhemijetit, ose nuk do t'i shihte kurrë djemtë e tij.
Dhe Isa Boletini u dha këtë përgjigje:
- A, kaq për zemërpakët më mbani sa t'u bie në gjunjë për kryet e dy djemve të mi? Jo, unë nuk bie në gjunjë as për kryet e nëntë djemëve të mi…
Sidoqoftë detyra e tij është e një shërbëtori
Një ditë Isa Boletini u nis tek bashqatipi i Sulltanit për të protestuar kundër ndjekjeve politike që i bëheshin popullit kosovar. Portjeri, Halil-aga, të cilit edhe ministrat ia kishin frikën dhe i bënin komplimente, kur Isai deshi të hynte brenda i tha në mënyrë kategorike:
- Është e ndaluar!
Kur Isai u nis drejt derës Halil-aga e kapi për krahu. Atëherë Isai e kapi nga mesi dhe e rrokullisi tatëpjetë shkallëve. Natyrisht u dëgjua shamata dhe dolën të gjithë nga zyrat, me bashqatipin në krye dhe panë Halil-agën në fund të shkallëve.
Isai, si pa të keq, hyri në zyrën e bashqatipit.
- E këshilloni shërbëtorin që t'i dallojë njerëzit, - i tha.
- Nuk është shërbëtor, por njeri me gradë të lartë që kryen detyrën e portjerit.
- Sidoqoftë detyra e tij është e një shërbëtori - ia preu Isai.
Nuk i dorëzoj mysafirët e shtëpisë sime
Nga fundi i vitit 1903, dy rekrutë të krahinës së Mitrovicës patën ikur nga Shani i Bagdatit në Stamboll. Me të zbritur në një lagje të Stambollit, ata pyetën dhe gjetën shtëpinë e Isait, e cila gjendej nën vëzhgimin e policisë së Sulltanit. Kështu policia e mori vesh ku ishin strehuar dy rekrutët që kishin braktisur shërbimin ushtarak. Ajo kërkoi dorëzimin e tyre.
- Më kanë ra në shtëpi dhe janë të lodhur. Janë të njohurit e mi dhe, kur të çlodhen, do të merremi vesh - u tha ai policëve.
Pas një jave shkoi vetë komandanti i policisë Hasan Pasha. Ai i kërkoi Isait dy rekrutët për t'u gjykuar nga Ministria e Luftës.
- Ju duhet t'i kishit zënë kur rekrutët u nisën nga Shani në Stamboll, tani është turp për ju që i kërkoni dhe turp për mua që t'i dorëzoj. Për ngjarjen u njoftua Sulltan Hamiti. Ai me një letër urdhëroi të dorëzoheshin të dy rekrutët. Isai iu përgjigj:
- Djelmoshat janë bij të bjeshkës së Kosovës që nuk e durojnë dot vapën arabike dhe më parë të më vijë vdekja mua se sa të dorëzoj mysafirët e shtëpisë sime.
Idriz Seferi
Kush është gjenerali?
Të mahnitur nga qëndresa heroike që u bënë kryengritësit kosovarë ushtrive osmane në grykën e Kaçanikut më 1910, gazetarët e huaj po kërkonin me ngulm cili ishte ai gjeneral i famshëm që i drejtonte. Kur u gjetën përpara, udhëheqësit trim Idriz Seferi, e pyetën:
- Ti je gjenerali i kësaj qëndrese të pashembullt?
Idrizi, duke fërkuar mustaqet u përgjigj:
- Si unë, këtu janë të gjithë, sepse armën kundër armikut ua ka mësuar nëna që në djep. Të gjithë shqiptarët janë gjeneralë kur luftojnë për vendin e vet, por në vend të gradave në supe kemi armët e brezit.
Hil Mosi
Edhe gratë luftojnë si burrat
Kur një gazetare angleze pa duke luftuar, në Kryengritjen e Malësisë së Madhe, krah për krah burrave edhe gratë, i tha Hil Mosit:
- S'e kisha besuar që kini gra kaq trimëresha!
- Një komb trim e luftëtar si kombi shqiptar, - u përgjigj Mosi - nuk ka si të qëndrojë i tillë vetëm me burrat, në qoftë se edhe gratë nuk janë po aq trimëresha, sepse në prehrin e tyre u rritën ata që i qëndrojnë mburojë Shqipërisë!
Hasan Prishtina
Në vend të kolltukut pëlqej kryengritjen
Në valën e kryengritjeve të mëdha që shpërthyen në vitin 1911 në Kosovë, kryeministri i qeverisë osmane, Haki Pasha thirri Hasan Prishtinën, "deputetin kryengritës", siç e quanin ata, dhe i propozoi postin e ministrit, me kusht që ai të hiqte dorë nga kryengritja.
- Parimin tim - u përgjigj ai - nuk mund t'a shkel jo për një ministri, por as për postin e sulltanit. Në vend të kolltukut me turp në Stamboll, pëlqej kryengritjen me armë në dorë në malet e Kosovës.
Drejtësia serbe
Duke u gjendur ballë për ballë me ministrin e Jashtëm të qeverisë së Beogradit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Hasan Prishtina, midis të tjerave, deklaroi.
"Për të formuar një ide të përgjithëshme mbi drejtësinë serbe, mjafton të dihet se mijëra krime bëhen në mes të ditës dhe asnjë nuk ndiqet nga gjyqi. Është i vetmi vend në botë, ku njerzit mund të vriten në sy të gjykatësve që heshtin."
Dervish Hima
"Përsërite edhe njëherë, zoti prokuror"
Pasi e mbajtën të burgosur në Shkodër patriotin Dervish Hima se më 1909 kishte dënuar në një fjalim politikën e xhonturqve, për mungesë avokati e dërguan t'i bëjnë gjyqin në Selanik.
Duke iu drejtuar të pandehurit prokurori e pyeti:
- Faji yt ndëshkohet me vdekje. Fol, ç'ke për të thënë për ato që ke thënë?
- Përsëriti zoti prokuror ato që kam thënë.
Dhe prokurori duke hapur dosjen lexoi: "Ke thënë se xhonturqit janë më të poshtër se qeveria e Sulltan Hamitit dhe se shqiptarët duhet të ngrihen e të marrin armët kundër tyre. Ja vdekje, ja liri." Ja ç'ke thënë. I mohon apo i ke harruar?
- As i mohoj, as nuk i kam harruar, po kisha dëshirë t'i dëgjoja edhe nga goja juaj. Kështu do të bëjnë shqiptarët. Tani ju bëni tuajën.
As gegë, as toksë, por vetëm shqiptarë!
Në mbledhjen e Manastirit në vitin 1910, një nga përfaqësuesit e shquar të asaj kohe për çështjet shqiptare, Dervish Hima, u ngrit e tha:
- Dua të flas për Kosovën. Serbët po derdhin shumë të holla për të shkombëtarizuar vëllezrit tanë dhe thonë se vendësit e Kosovës janë më të shumtit serbë. Kurrë s'mund të bëhet që ne shqiptarët të heshtim duke parë gjithë këto gjëra që bëhen kundër nesh.
Që sot e tutje nuk do të përmendim më fjalën gegë e toskë, por vetëm shqiptarë, sepse gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një gjuhë e një gjak kemi, të gjithë një atdhe e një qëllim të lartë kemi i cili është: përparimi i kombit shqiptar!
Dedë Gjo Luli
Në kohën e kryengritjes së Malësisë së Madhe kundër Turqisë, Dedë Gjo Lulit ju desht me u strehue në Podgoricë të Malit të Zi. Krajl Nikolla i Malit të Zi u takue me Dedën e me krenë tjetër të kryengritjes, u fal me të gjithë e ju suell Dedës me miklim:
- Dedë, tesh e ke kohën me u ba mik me mue! Jemi kojshi; pare dhe fyshekë të nap sa të duesh…
Deda i vrani vetullat dhe ju suell:
- Nuk jemi mish m'u shit ndër krraba!
Nuk kam frikë ta shoh armikun në sy.
Dedë Gjo Luli, i kapur në befasi nga ushtria serbe, me ndihmën e Gjonmarkajve, u vendos i lidhur para togës së pushkatimit.
- Lidhjani sytë - urdhëroi ushtarët e vet kapiteni serb Gjura.
- Nuk jam tradhëtar i atdheut tim - u përgjigj krenar Dedë Gjo Luli - që të vdes me sy mbyllur pa i hedhur shikimin e fundit dheut që do të më mbajë në gji. Përkundrazi, po vdes kryelartë, se gjithë jetën kam luftuar që vendi im të jetë i lirë. Dhe ju që po shkelni sot këtë vend, të jeni të sigurtë se ky dhé nuk ju mban: ose do të hyni nën të, ose do të largoheni që këtej.
Ja pse nuk kam frikë ta shikoj armikun në sy.
Pushka top!
Kral Nikolla kërkonte ta bënte për vete Dedë Gjo Lulin. Për këtë qëllim organizoi një takim në Vrellë, në verilindje të Podgoricës. Dhe aty, duke treguar se gjoja i dhimbseshin malësorët, i tha:
- Or Dedë Gjo Luli, gryka e pushkës sate është e ngushtë, vetëm duke pasur pranë e në krah Malin e Zi të bëhet pushka si grykë topi.
Deda, krenar, ia priti aty për aty:
- Me të vërtetë o Kral, gryka e pushkës time është e ngushtë, por duke u ndodhur midis maleve shqiptare, ato ma bëjnë grykën e ngushtë të pushkës sime më të gjerë e më të fuqishme se grykën e topave të ushtrisë sate.
Pushkë e ngritur për Shqipërinë
Nga fillimi i vitit 1913, Dedë Gjo Luli shkoi në Vlorë për t'u takuar me Ismail Qemalin.
Plaku i Vlorës e priti dhe e përcolli me ndere të mëdha. Një i ri, sekretar i qeverisë së re që nuk e njihte Dedën, pyeti Ismail Qemalin:
- Pse ia bëtë gjithë këto ndere këtij malësori?
Plaku u përgjigj:
- Dedë Gjo Luli është pushkë e ngritur për mbrojtjen e Shqipërisë.
Nga jeta e Dedë Gjo Lulit
1860-1915
Ti, zotni, mund të shesësh kopshtin tënd!
Kur Shkodra më 1913 mbeti nën administrimin e komisionit ndërkombëtar, në një mbledhje të organizuar në Saraj të Shkodrës, admirali anglez Sesil i tha Dedës:
- Hoti dhe Gruda janë mbaruar, duhet të qëndrojnë jashtë kufijve të rinj të Shqipërisë.
Deda u përgjigj si me shpatë:
- Ti, zotni, mund të shesësh kopshtin tënd. Se atë tonin ne as e shesim as e falim, por e mbrojmë me gjak.
Shqiptari nuk vështron eshtrat, por zemrat…
Krali i Malit të Zi që deshte të bindë Dedë Gjo Lulin të lejonte ushtrinë e vet të hynte në Shqipëri i tha një ditë:
- Or Dedë, malësorët e tu janë vetëm një grusht eshtrash përpara taboreve të Turqisë. Pranoni ndihmën tonë që të shpëtoni.
Deda ia priti:
- Shqiptari nuk ka parë tek vetja kurrë eshtrat, por zemrën.
"Ne kemi vetëm një flamur"
Në gushtin e vitit 1910, Dedë Gjo Luli me luftëtarët e vet u ndesh me kral Nikollën në fshatin Vrellë.
- Unë kam miq të mëdhenj, si Rusinë, dhe flamurin tim e njeh gjithë bota - u tha Krali. - Futuni nën hijen e flamurit tim dhe t'i biem së bashku osmanllisë.
- Ta dish mirë o kral Nikolla, se shqiptari nuk ka luftue e derdhur gjak për të ndrrue flamurin e Sulltanit me atë të Malit të Zi, por për të pasë në krye flamurin e Skënderbeut. Pa ty e kemi filluar luftën e pa ty do ta mbarojmë. Ne kemi vetëm një flamur: tonin.
Shpinën e keni të sigurt
Kur plasi kryengritja në Malësi të Madhe në vitin 1911, kral Nikolla i Malit të Zi i dërgoi Ded Gjo Lulit këtë lajm:
- Bini osmanllisë pa frikë, se pas shpinës suaj më keni mua!
Ded Gjo Luli, që ia njihte pabesinë kralit malazes, mblodhi bashkëluftëtarët në kuvend dhe u tha:
- Burra, ta ndajmë ushtrinë dysh. Një pjesë kundër Shefqet Durgut Pashës e tjetrën kundër kralit!
- Pse, a do me hy në luftë me ne krali, a?
- Jo, por kur thotë ai se më ke pas shpine, ai nuk të ruan por të ngul thikën!
Një gazetar i huaj e pyeti Ded Gjo Lulin:
- Si është e mundur që një grusht luftëtarësh si ju të ndeshen me Portën e Lartë?
Trimi i maleve u përgjigj me pak fjalë:
- Shqiptari është ah, nuk është shelg që të përkulet.
Ded Gjo Luli kërkonte një flamur të madh me një shqiponjë të qëndisur në mes:
- O Ded, - i thanë shokët e çetës, - kemi nevoja të tjera më të mëdha.
- Jo, bre burra, - ua priti Deda, - në krye duhet flamuri se ai i ka të tana brenda: besën, zakonet, doket, trimërinë, bashkimin, luftën dhe fitoren. Ai ka gjakun e të parëve tanë që skuq e na prin!
Bajram Curri
Nuk i takon mysafirit të thëresë të zotin e shtëpisë
I dërguari i kryeministrit serb Pashiq erdhi fshehurazi në Shqipëri dhe arriti të bëjë një takim me Bajram Currin, që luftonte maleve. Ai, në emër të Pashiqit, i ofroi para, rrogë të madhe e poste të larta në Serbi, me kusht që të kthehej në Gjakovë e të mos e kundërshtonte pushtimin serb.
Bajram Curri iu përgjigj:
- Thuaji Pashiqit tënd se nuk ka aq para gjithë mbretëria e kralit të Serbisë sa për të blerë Bajram Currin. Dhe lidhur me kthimin në Gjakovë, thuaji se nuk i takon mysafirit të thërresë të zotin e shtëpisë. Atje do të kthehem vetë, se është vendi im.
Sami Frashëri
Kur e pyetën rilindasin dhe patriotin Sami Frashëri se si mund ta flakin tej zgjedhën turke shqiptarët, ai tha:
"Turqia me dashuri e me mirësi s'jep gjë kurrë. Prandaj edhe shqiptarëve… me hir s'u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t'ua marrin turqve me pahir ato që duan".
E drejta dhe fuqia
Kur shkroi veprën e tij "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet", e pyetën Sami Frashërin:
- A do të jenë të zotët shqiptarët ta mbajnë e ta ruajnë veten?
- Sigurisht - u përgjigj ai. - Dy gjëra duhen në këtë jetë për të ruajtur e mbajtur me nder atë që të takon: e drejta dhe fuqia. Dhe këto populli shqiptar i ka.
Me hir e me pahir
Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve të huaj në Stamboll nëse qeveria osmane do t'ia jepte Shqipërisë reformat e premtuara, Sami Frashëri u tha:
"Porta e Lartë me dashuri e me mirësi nuk të jep gjë kurrë. Ajo e do më mirë humbjen e Shqipërisë e ta ndajë në mes armiqve që na rrethojnë, sesa t'ua lërë shqiptarëve ta ndreqin e ta lulëzojnë.
Prandaj meqë sulltani me hir s'ka për të na dhënë gjë, shqiptarët duhet t'ia marrin atij me pahir. Ta kërkojmë me fjalë, por gjithmonë duke mbajtur në dorë pushkën plot".
Armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë
Kur e pyetën Sami Frashërin në vitin 1899 përse u jepte kaq rëndësi alfabetit të gjuhës shqipe, librave dhe përhapjes së tyre, kur kjo gjë mund t'u sillte rreziqe të mëdha nga ana e qeverisë osmane, ai u përgjigj:
- U jap rëndësi sepse nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, nuk mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe, pa shkronja shqipe e shkolla në të cilat të mësohet shqipja. Kur t'i kemi të gjitha këto, armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë se populli shqiptar është zot i këtij vendi.
Çerçiz Topulli
Edhe kjo është tokë shqiptare
Në gushtin e vitit 1915, të kapur pabesisht, Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli u vunë para togës së pushkatimit të gjeneralit malazez Veshoviç, në fushën e Shtoit në Shkodër.
Para se breshëria e armëve t’i rrëzonte të dy në të njëjtin varr, oficeri malazez i tha Çerçiz Topullit:
- A e shikon se ku po e lini kokën? Në dhé të huaj, në vend që të rrini rehat aty, në vendin tuaj.
Dhe Çerçizi ia priti:
- Ne nuk kemi luftuar për shtëpinë tonë, por për vendin tonë dhe vendi jonë është gjithkund ku flitet gjuha shqipe e jetojnë shqiptarë në trojet e veta. Edhe kjo është tokë shqiptare!

Atdhetaret tane te cilet nuk mund ti harroj as miku e as armiku.
fidani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Prishtina
Postime : 1239
Gjinia :
Anëtarësuar : 15/10/2009
Mosha : 36
Hobi : Fitnesin
Re: Isa Boletini (1864-1916)
Kënga N´Kaçanik deri n´Buletin është një këngë pa përcjelljen e intrumenteve e cila i kushthet lidhjes shqiptare më saktësisht Isa Boletinit dhe Idriz Seferit
Ej po n´Kaçanikë o,
Deri n´Boletinë e
Ej po tonë, o Kosova
E po mlu, o me tyme
E po mlu, o me tyme
O po i ka dal flaka
E po u dogj, o n´topa
O mer Dërgut Pasha-ja
E po çka kanë retë, e
E që po vetojnë, e
E po dy dragoj, o
O mer po luftojnë, e
E po n´Kaçanikë, o
Deri n´Sarajevë, e
E po Isa Begë, o
O Idriz o Sefer-rej
E po Dërgut Pasha
Me njëçinvije
E po Isa Begë, o
O me shqiptari, e
E po kadal Pashë, o
Se sje n´Rumeli, e
E po e kalli vetën
O mer me gjith ty, e
Ej po n´Kaçanikë o,
Deri n´Boletinë e
Ej po tonë, o Kosova
E po mlu, o me tyme
E po mlu, o me tyme
O po i ka dal flaka
E po u dogj, o n´topa
O mer Dërgut Pasha-ja
E po çka kanë retë, e
E që po vetojnë, e
E po dy dragoj, o
O mer po luftojnë, e
E po n´Kaçanikë, o
Deri n´Sarajevë, e
E po Isa Begë, o
O Idriz o Sefer-rej
E po Dërgut Pasha
Me njëçinvije
E po Isa Begë, o
O me shqiptari, e
E po kadal Pashë, o
Se sje n´Rumeli, e
E po e kalli vetën
O mer me gjith ty, e
Similar topics
» Isa Boletini (1864- 1916)
» Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë
» Frank Shkreli: Isa Boletini - Pishtari i bashkimit kombëtar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi