Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kristo Frasheri: Greqi – Serbi – Turqi, ringjallet trikëmbëshi armiqësor. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kristo Frasheri: Greqi – Serbi – Turqi, ringjallet trikëmbëshi armiqësor. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristo Frasheri: Greqi – Serbi – Turqi, ringjallet trikëmbëshi armiqësor.

2 posters

Shko poshtë

Kristo Frasheri: Greqi – Serbi – Turqi, ringjallet trikëmbëshi armiqësor. Empty Kristo Frasheri: Greqi – Serbi – Turqi, ringjallet trikëmbëshi armiqësor.

Mesazh nga WebMaster Sun 16 Oct 2011 - 23:47

Ka disa kohë që autoritetet shtetërore të Republikës turke kanë kërkuar që
të rishikohet themelisht historia e Perandorisë Osmane, në mënyrë të veçantë historia e sundimit të saj në Gadishullin Ballkanik. Në këndvështrimin e tyre, historia e sundimit të Perandorisë Osmane duhet rishikuar dhe ritrajtuar, në radhë të parë nga historianët e vendeve ballkanike me popullsi myslimane, siç janë boshnjakët, kosovarët dhe shqiptarët. Autoritetet e larta shtetërore të Republikës turke, duke përfshirë kryeministrin, zotin Rexhep Taip Erdogan dhe ministrin e Punëve të Jashtme, zotin Dautogllu, kanë shprehur pakënaqësinë ndaj historianëve të Gadishullit Ballkanik, mbasi këta e kanë trajtuar me fyerje historinë e sundimit të Gjysmëhënës turke në viset e tyre.
Nuk është nevoja të theksohet se është e palejueshme fyerja e historisë së një vendi apo të një populli. Mesa dimë, në tekstet e historisë së sundimit osman të botuara në Shqipëri, përfshirë edhe tekstet shkollore të cikleve të ndryshme, nuk ka shprehje fyese apo denigruese apo ironizuese, as për Perandorinë Osmane, as për popullin turk. Ka vetëm vlerësime të ngjarjeve historike, të cilat janë ashtu siç e meritojnë ngjarjet, ose pozitive, ose negative. Në rast se autoritetet e nderuara të Republikës turke e perceptojnë vlerësimin negativ të ngjarjeve si ofendim, kur këto janë të sakta, e kanë gabim. Të mohosh anët negative duke u përqendruar vetëm në anët pozitive dhe ca më keq, të lyesh me vernik pozitiv ngjarjet negative, sepse kështu e do politika, është përsëri gabim. Në qoftë se ka raste kur ngjarjet pozitive janë vështruar si fakte negative, le të na e thonë konkretisht. Historianët debatojnë. Nëse do të dalë që ata që kritikojnë kanë të drejtë, historianët tërhiqen.
Në rastin e Skënderbeut që ata japin si shembull – se shqiptarët me luftën e tyre paskan fyer Perandorinë e Sulltanëve, e kanë kryekëput gabim. Historia nuk ka dënuar kurrën e kurrës një popull që ka luftuar për lirinë e vet dhe për shtetin e vet. Përkundrazi, historia ka dënuar shtetet që u kanë grabitur lirinë popujve dhe ca më tepër, kur me sundimin e tyre i kanë kthyer shekuj mbrapa. Për këtë arsye, në këtë rast është historiografia osmane, e cila duke dënuar luftën e udhëhequr nga Skënderbeu, ajo që ka fyer popullin shqiptar. Janë historianët turq të ditëve tona ata që aspirojnë të shkojnë në Evropën e bashkuar, ku sundon mbretëria e lirisë – ata që duhet të korrigjojnë historinë e perandorisë së tyre.
***
Një nga komponentët kryesorë të identitetit të një kombi është padyshim historia e tij. E thënë me fjalë të shkoqura, është rruga që ka përshkuar një komb gjatë mijëra vjetëve të historisë së tij. Me fjalë akoma më të shkoqura, është brumi që kanë gatuar proceset, ngjarjet, përplasjet, sukseset, dështimet, baticat, zbaticat e imponuara nga rrjedha e ngjarjeve mijëravjeçare. Për këtë arsye, kombet të cilët nganjëherë flasin të njëjtën gjuhë (si amerikanët dhe anglezët) ose praktikojnë të njëjtën fe (si egjiptianët dhe marokenët) kanë identitete të ndryshme. Shkurt, turqit dhe shumica e shqiptarëve sado që praktikojnë fenë islame, janë dy kombe të ndryshëm sa, siç shkruante Dora d’Istria alias Elena Gjika më 1866, edhe sikur turqit dhe shqiptarët t’i ziesh në të njëjtin kazan, nuk përzihen midis tyre. Madje, historia i ka brumosur shqiptarët myslimanë të kenë të njëjtin identitet kombëtar me shqiptarët e krishterë, qofshin katolikë, qofshin ortodoksë.
Shqiptarët ndryshojnë nga kombet e Evropës. Një nga dallimet është se shqiptarët rrallë herë kanë patur shtetin e tyre të pavarur. Për mijëra vjet ata kanë qenë të sunduar nga tri perandori botërore – nga Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, pa përmendur dhe pushtimet me harqe kohore të shkurtra, si pushtimet bullgare, normane, serbe në Mesjetë, në kohët e reja pushtimet austro-hungareze, serbe, greke, italiane dhe në kohët më të afërta, fashiste italiane dhe naziste gjermane.
Kur thua pushtim apo sundim i huaj do të thotë diktat i vullnetit të shtypësit apo të sundimtarit të huaj. Ky përcaktim është universal. Sado që ta zbukurosh, ai mbetet gjithnjë pushtim dhe sundim i huaj. Natyrisht, që jo të gjithë pushtimet dhe sundimet e huaja kanë të njëjtën përmbajtje. Ndodh që një pushtues është pak a shumë tolerant ndaj popullit të shtypur. Ka edhe pushtues që janë arrogante ndaj popujve të shtypur prej tyre. Kriteri bazë që përdorin historianët për të përcaktuar karakterin e një sundimi të huaj (pse jo edhe të sundimit të vetvetes) është vlera e rezultateve që korr një vend apo një popull gjatë atij sundimi. Perandoria Romake, për shembull, asimiloi popuj, por atje ku shkoi çoi qytetërimin antik, rrënjosi konceptin e shtetit, të ligjit, të administratës, ndërtoi institucione, rrugë dhe ura për të cilat kishte nevojë vendi i sunduar. Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri?
Para së gjithash, pushtimi osman ndërpreu procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri. Zëvendësoi rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, tashmë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë. Ndërpreu gjithashtu, vrrullin e lëvizjes iluministe dhe humaniste drejt së cilës kishte hyrë kombi shqiptar. Krijoi asfiksi për lëvizjen letrare shqipe, pikërisht në kohën ku sapo kishin çelur filizat e saj. Shkurt, pushtimi turk e shkëputi Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën. Veç kësaj, Perandoria Osmane e trajtoi Shqipërinë vetëm si një lopë që duhej t’i jepte asaj qumësht pa kryer shpenzime për mirëmbajtjen e saj, pra si një burim të ardhurash fiskale pa kryer asnjë investim kapital në të. Nuk ndërtoi rrugë, as ura, nuk kreu as bonifikime, as kanalizime. U interesua vetëm për xhami dhe për ndërtesa zyrtare. Nuk e përfilli as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt, Perandoria Osmane e la për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese.
Natyrisht, Perandoria Osmane si shtet i centralizuar kishte dhe administratën e saj. Kishte ligjet dhe sistemin e saj gjyqësor, të cilat ia zgjatën jetën shtetit, por vendin e lanë në amulli. Historianët turq thonë me krenari se Perandoria Osmane garantonte barazinë qytetare. Sixhilatet e zyrave të Sheriatit të Shqipërisë tregojnë jo barazi, por pabarazi shoqërore. Ato dëshmojnë për një diskriminim midis shqiptarëve myslimanë dhe shqiptarëve të krishterë, midis klasës së spahijve dhe shtresës së rajasë, midis qarqeve klerikale dhe shtresave popullore.
Qeveritarët e sotëm turq kërkojnë të ndryshojnë tekstet e historisë, ndër të cilat deri sot turqit osmanë janë stigmatizuar si shtypësa feudalë ushtarakë. Sipas tyre, pushtimi i Shqipërisë nga Perandoria Osmane nuk ishte sundim, por administrim. Me fjalë të tjera, turqit osmanë erdhën në Shqipëri jo për të shtypur shqiptarët, por për të administruar vendin, për t’u mësuar shqiptarëve mjeshtërinë e administrimit. Me këtë këndvështrim të tyre të ri ne duhet të gjithë të ngrihemi në këmbë të duartrokasim pushtimin turk, të dënojmë Skënderbeun që pengoi vendosjen e administrimit turk dhe të vajtojmë shkëputjen e Shqipërisë më 1912 nga zgjedha osmane. Domethënë, në vitin që vjen shqiptarët nuk duhet të kremtojnë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë kombëtare, por duhet të vajtojmë 100-vjetorin e zisë kombëtare.
Ç’po ndodh kështu more vëllezër? Nuk mjafton Greqia dinake, dredharake që përpiqet të na futë thikën pas shpine për të shkëputur nga Shqipëria djepin e patriotizmit të kulturuar rilindës shqiptar, por ja, tani u zgjua nga gjumi edhe Turqia obskurantiste, e cila përpiqet t’i vërë minat bashkësisë sonë kombëtare. Natyrisht, mjetet që përdorin të dy këta “dashamirës” janë diku të njëjta, diku të ndryshme. Të dy mbështeten në komponentin fetar. Greqia i ka varur shpresat tek elementi ortodoks, Turqia tek elementi mysliman. Mjetet që përdorin ndryshojnë: Athina jep pensione në euro për të fabrikuar grekomanë – Ankaraja i ledhaton gregarët e saj me bursa për fëmijët e tyre dhe me pushime falas në Antalia.
***
Qeveritarëve të sotëm turq nuk u pëlqen të pranojnë se kur në mes të shekullit XIV, sulltanët halifë kaluan nga Azia në Evropë, me pushtimet e tyre ata jo vetëm u grabitën popujve të Ballkanit pavarësinë kombëtare dhe lirinë qytetare, por u përpoqën për qindra vjet me radhë të ndërronin kursin e tyre historik – nga Perëndimi iluminist ku ato lëviznin më parë, në Lindjen obskurantiste që përmbante qytetërimi i tyre feudal-ushtarak. Atyre nuk u pëlqen të pranojnë se për shkak të robërisë shekullore dhe të qytetërimit të tyre feudal-ushtarak, jo vetëm popujt e nënshtruar prej tyre, por edhe vetë turqit okupatorë mbetën me shekuj mbrapa Perëndimit. Është për t’u çuditur se si qeveritarët turq të ditëve tona pajtohen pikë për pikë me kronistët osmanë të shekullit XV, të cilët e konsideronin Skënderbeun tradhtar. Përse tradhtar? Sepse nxorri shpatën kundër dhunës, robërisë, skllavërisë së sulltanëve uzurpatorë për lirinë e atdheut të vet. Tani pa pikë ndrojtje vijnë në Ballkan qeveritarët e Turqisë “moderne” dhe kërkojnë të na bindin ne, shqiptarëve, pasardhësve të Skënderbeut, që ta pështyjmë Skënderbeun për krimin e madh historik që paska bërë duke luftuar për lirinë e atdheut të vet kundër uzurpatorëve osmanë. O Tempora, o Mores!
Se ç’po ndodh në Republikën e sotme turke le ta analizojnë vetë turqit. Ne jemi të bindur se Perandoria Osmane e sulltanëve u varros njëherë e përgjithmonë në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar.
E admirojmë Mustafa Kemalin, i cili e përmbysi sulltanatin, bashkë me të edhe halifatin. E admirojmë, sepse ai e ktheu Turqinë nga një perandori uzurpatore në një republikë liridashëse turke, në një shtet që i kishte prerë lidhjet me të kaluarën, në një shtet demokratik dhe paqësor, në një mik të shteteve dhe të popujve të cilët Perandoria Osmane i kishte sunduar prej shekujsh. Më vjen keq të them – qofsha i gabuar – se qeveritarët e sotëm turq nuk lëvizin në shinat e Mustafa Kemalit, se ata po ecin së prapthi, se kanë marrë rrugën drejt së kaluarës. Të paktën kjo është përshtypja që të lenë përpjekjet e kryeministrit turk dhe në mënyrë të veçantë, të ministrit të Jashtëm të Turqisë, të cilët ëndërrojnë të farkëtojnë një aleancë midis Turqisë dhe popullsive myslimane të viseve të sunduara dikur nga Perandoria e përmbysur Osmane. Janë sigurisht, ëndrra në diell. Megjithatë, edhe ëndrrat në diell sjellin ndonjëherë dëme.
Në këtë botën e sotme ballkanike të ngarkuar me probleme dhe kontradikta, me iluzione dhe desiluzione, me strese dhe me skizofrenira, sigurisht që nuk mungojnë njerëz të cilët ledhatohen nga ëndrrat në diell. Zoti na ruajtë nëqoftëse të tillë mysybete ka edhe në qarqet e qeveritarëve. Janë të pafuqishëm për ta përmbysur situatën, por jo aq të pafuqishëm sa për të mos shkaktuar çoroditje.
Historia e Shqipërisë na mëson të kemi kujdes, mbasi Shqipëria e vogël ka dhënë prova se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut, por edhe efijaltë apo kuislingë që e kanë goditur me thikë mbrapa shpine. Të mos harrojmë rilindësit tanë të mëdhenj, të cilët i ftonin bashkatdhetarët e tyre të luftonin me pushkë me tri tyta – njërën kundër uzurpatorëve osmanë, të dytën kundër shovinistëve grekë, të tretën kundër dinakëve serbë.
Pas shpalljes së Pavarësisë dhe sidomos pas shtypjes së lëvizjes së Haxhi Qamilit, ne shpresuam se rreziku turk kishte marrë fund njëherë e përgjithmonë, aq më tepër kur Turqia kemaliste i shtriu dorën vëllazërore Shqipërisë së pavarur. Kjo qe një rrethanë e favorshme për Shqipërinë tonë të sfilitur, mbasi gjithë vëmendja e saj tani u përqendrua në mbrojtje nga Athina dhe nga Beogradi. Sami Frashëri, ideologu ynë i shquar i Rilindjes, thoshte se aleatët më të mëdhenj të Turqisë kundër Shqipërisë, janë dy: Greqia dhe Serbia. Duket se qeveritarët e sotëm turq duan të ringjallin këtë trikëmbësh armiqësor. Nëse qeveritarët e Ankarasë e kanë me të vërtetë këtë qëllim – turp për ta!

Gazeta Shqiptare
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kristo Frasheri: Greqi – Serbi – Turqi, ringjallet trikëmbëshi armiqësor. Empty Re: Kristo Frasheri: Greqi – Serbi – Turqi, ringjallet trikëmbëshi armiqësor.

Mesazh nga Tonii Mon 17 Oct 2011 - 9:33

po kta Turqit cfar mutin duan (ndjes per fjalorin) 500 vjet ja moren shpirtin Shqiptarit e lan pa atdhe pa flamur e ndan copa copa ne tri fe
kur ne bot iluminizmi e perparimi u zhvilluan ne ishim ende ne mesjet
sepse Osmanllinjt na mohuan kombin e na lan ne mjerim, pa dije pa intelekt
pa infrastruktur, Turqia eshte embrioni i se keqes se kombit tone
humbte luftra Turqia me fuqi evropiane dhe si demshperblim ju jepte ktyre fuqive toka Shqiptare, na ndan e percan e tani na kerkojn dhe vllazeri
une nuk do te behesha kurr vlla me nje Turk edhe pse ne menyr figurative
kujt i ka shetitur mamaja andej nga Turqia edhe mund ti ket vellezer
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi