Artan Kristo: Prokuroria po më terrorizon, më do në burg
Faqja 1 e 1

DURRES - Ndaj meje ka kohë që po ushtrohet terror psikologjik nga prokuroria dhe një pjesë e medias, duan të më fusin në burg. Akuza paralajmëron se ka qëllime ogurzeza teksa e paragjykon Gjykatën e Lartë se do të më arrestojë mua. Por unë i kam fituar përballjet me drejtësinë dhe do i fitoj, pasi jam i pafajshëm!". Kështu ka pohuar në intervistën ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", Artan Kristo. Organi i akuzës, disa muaj më parë ka ngritur ndaj Artan Kristos dy akuza të tjera, për mashtrimin e qytetarëve si dhe për mbajtjen pa leje të një arme gjahu. Për këto akuza, prokuroria e Durrësit kërkoi arrest me burg për Kriston, kërkesë kjo që është rrëzuar në gjykatën e shkallës së parë dhe në atë të apelit. Tani, akuza i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të vlerësuar masën e sigurisë ndaj Kristos...
Si qëndron problemi i akuzës ndaj jush për mashtrim dhe mbajtje pa leje të një arme gjahu?
E lexova shkrimin e para 2 ditëve në "GSH" dhe me thënë të drejtën më krijoi ndjesinë e një thirrje ogurzezë që paralajmëron një "lincim" të mundshëm ndaj meje nga ana e drejtësisë a thua se nuk u ngopën me periudhën që unë qëndrova padrejtësisht në burg. Por theksoj se, ecuria e gjykimit ndaj meje është krejtësisht ndryshe.
Si qëndron ajo?
Mendoj se Prokuroria ka dezinformuar me qëllim tani që procesi po shkon drejt fundit. Fillimisht, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2009 regjistroi ndaj meje procedimin penal për veprën e "nxitjes,thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste". Gjatë hetimit për këto vepra, prokuroria u tregua e zellshme ndaj Shërbimit Informativ Kombëtar dhe i shtoi akuzës së parë edhe një tjetër, atë të "keqpërdorimit të pajisjeve elektronike". Por kur dola përpara gjyqit asnjëra prej akuzave të para nuk u vërtetua dhe unë u dënova me kohën e paraburgimit për një tjetër akuzë. Akuza ishte për "nxitje të urrejtjes fetare". Natyrisht që unë dhe avokati im Ilia nuk e kemi pranuar këtë akuzë dhe kemi kërkuar rekurs pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe jemi në pritje të shqyrtimit të këtij ankimi.
Po për akuzat e reja cili është argument juaj?
Në kohën që po gjykohesha për akuzat për të cilat fola më sipër dhe gjykata po rrëzonte një e nga një këto akuza, Prokuroria e Durrësit në funksion të eksesit ndaj meje dhe zellit ndaj SHISH-it hetoi për mua edhe për akuzat e "mashtrimit" dhe "mbajtjes pa leje të armës së gjahut", e në përfundim të këtij hetimi të veçuar e çoi çështjen për gjykim për të kërkuar masë sigurie pasi unë në atë kohë ndodhesha në burg.
Ecuria më tej?
Pasi u gjykova dhe u lirova, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës jam duke u gjykuar për akuzat e dyta me pretendimin se kam marrë para duke mashtruar njerëzit për shërim nëpërmjet ushtrimit të mjekësisë alternative. Ky për mua ishte bllofi i radhës i Organit të Prokurorisë, pasi në dosjen hetimore e cila tashmë është bërë pothuajse pjesë e dosjes gjyqësore, deri më tani janë marrë në pyetje dëshmitarët e kërkuar nga akuza dhe nuk ka rezultuar asnjë i mashtruar prej meje. Gjyqi edhe pse po mbushen 7-8 muaj qëkurse ai ka filluar nuk po përfundon sepse organi i akuzës nuk po sjell asnjë dëshmitar në sallën e gjyqit. Ka mbetur pa u thirrur vetëm një dëshmitar, një punonjës policie, i cili nuk i shton asgjë akuzës pasi në deklarimet e tij në fazën e hetimit ai nuk ka dëshmuar asgjë kundër meje.
Atëherë pse e gjithë kjo "stuhi" ndaj jush?
Në rrethanat që u lirova, sërish akuza për të mos i shpëtuar asgjë ndaj meje, kërkoi përsëri masë sigurie arrest me burg në një kohë që procesi është drejt përfundimit. Por gjykatat e dy shkallëve me vendime të formës së prerë ia kanë rrëzuar këtë kërkesë. Tashmë kjo kërkesë ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe më bën përshtypje ngazëllimi që konstatova në gazetë se unë do të arrestohem sërish. Ndaj dhe e kam konsideruar paralajmërim ogurzi nga ana e akuzës. Por më duhet të theksoj se unë asnjëherë nuk e ngatërroj gjyqësorin shqiptar me ata që kakarisin në këtë mënyrë.
Për sa thashë, gjykoj se Prokuroria duhet të më kërkojë ndjesë pasi ka ngritur 3 akuza dhe asnjëra prej tyre nuk është vërtetuar dhe jo të nxisë mediat ndaj meje. Unë jam baba i 9 fëmijëve dhe deklaroj në adresë të Prokurorisë dhe SHISH-it se gjendem me banim në adresën që ata e dinë fare mirë dhe së bashku me avokatin tim po ndjekim në vijimësi procesin dhe jemi përgjigjur me korrektesë kërkesave të organit procedues.
Për mua do të ishte në nderin e akuzës që ajo të shqetësohej dhe të tregohej kaq e zellshme për çështje të mprehta që e shqetësojnë Prokurorinë Shqiptare aktualisht për të cilat të gjithë jemi dëshmitarë.
(GSH/BalkanWeb)

Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Prokuroria kërkon 3 vjet burg për Stresin
» Cyrih: Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Shani S.
» Kontrabanda e naftës, Prokuroria: "Burg me afat" për doganierët
» Turqi, terrorizon Stambollin, vritet nga forcat e sigurisë
» Berisha: Kutite i hap vetem prokuroria

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi