Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet hartë 120.000 mijë vjeçare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulohet hartë 120.000 mijë vjeçare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet hartë 120.000 mijë vjeçare

2 posters

Shko poshtë

Zbulohet hartë 120.000 mijë vjeçare Empty Zbulohet hartë 120.000 mijë vjeçare

Mesazh nga Klio Mon 17 Oct 2011 - 0:19

Zbulohet hartë 120.000 mijë vjeçare Harta-me-e-lashte-ne-bote

Është zbuluar në Bashkir e groposur në tokë, një hartë e skalitur në gur (pjesa më e madhe e saj, konsiderohet se është thërrmuar, ose është groposur në një vend diku aty përreth, gjithashtu mendohet se pjesa e zhdukur e kësaj harte përfshin gjithë globin tokësor), e cila tregon rajonin e Uraleve dhe çmohet të jetë mbi 120.000 mijë vjeçare (kjo sipas disa guaskave të gjetura mbi sipërfaqen e hartës së gurtë).

Edhe pse çmimi i kohës së saj, pra caktimi i datës ekzakte të krijimit të kësaj harte, nuk është ende e sigurt (pasi ndoshta ato guaska të vogla të cilat u gjetën mbi hartë, mund të kenë ngecur aty (mbi gur) shumë më herët se të krijohej harta), është sigurisht harta më e vjetra e njohur deri më sot, si dhe i përket një teknike apo teknologjie e cila nuk mund të krahasohet dhe s’ka të njëjtë në lashtësi!

Harta është tredimensionale, pra është e ndarë në tre pjesë, ku çdo njëra prej tyre përbëhet nga material i ndryshëm, me qëllim që të veçoj e të dallohet çdo pjesë duke theksuar edhe rajonet malore, lumenjtë, fushat, digat etj, në formë tredimensionale.

Një hartë e tillë është e pa mundur; sipas shkencëtarëve Rusë të cilët po e studiojnë atë hollësisht, të krijohet sot, edhe pse teknologjia e sotme është tejet e përparuar. Duhen fotografi nga ajri, apo dhe nga satelitët që të kompletohet kjo hartë dhe të rindërtohet si në atë kohë. (Amerikanët janë duke përgatitur një hartë të tillë tredimensionale e cila do të jetë e disponueshme në fund të 2011-ës!)

Rrezet X, treguan se skalitja në gur nuk është bërë nga hartograf me mjete konvencionale (as dhe me vegla primitive), por është krijuar me mjete të një teknologjie të përparuar dhe tepër precize. Për këtë arsye, edhe krijuesin e saj e pagëzuan “The kreator”, pra Krijuesi.

Guri i Dashka-s (Dashka’s stone), siç e quajnë, ka një shkrim të pa njohur. Shkrimet e këtij guri, si fillim u konsideruan si simbole të lashtë Kineze, por kjo tezë më pas u thye dhe kështu ky shkrim i stërlashtë mbete ende i pa përkthyer, por konsiderohet të jenë hieroglifë-rrokje karakteresh.

Sa më tepër ta studiojnë hartën arkeologët, aq më shumë mister zbulojnë në të

Në hartë ndodhet i skalitur një sistem i tërë ujitës, së bashku me dy lumenj ekzistues, si dhe 2 dy kanale artificiale ujitës me një gjatësi 500 metrash, 12 depozita me dimensione 300-500 metrash, ku çdo kanal ka një thellësi prej 3 kilometra dhe gjatësi 10 kilometrash.

Në lidhje me ta, kanali i Vollgës,sot duket qesharak para tyre. Një fizikan me emrin, Alexandr Chuvyrov, pohon se edhe sot, njerëzit do të mund të krijonin vetëm një pjesë të vogël, të asaj që përmban harta. Gjithashtu, sipas të dhënave të hartës, lumi Belaya ka shtrat artificial. Një nga dukurit më të çuditshme të kësaj hartë është fakti se në të nuk ekziston asnjë rrugë!

Shumë shkencëtar arrijnë në konkluzioni se kjo hartë, u krijua për nevojat e (orientimit-lundrimit) navigimit, pra krijuesit e saj ishin detarë, pa përjashtuar këtu edh mundësin që ata të ishin dhe Pilot-aviator.
Shumë shkencëtar dhe studiues të ndryshëm, pohojnë se ndoshta, krijuesi apo krijuesit e saj, mund të kenë ardhur nga një vend tjetër, me qëllimin e krijimit të një vendbanimi për ta. Gjithashtu, shkencëtarët thonë se kjo hartë ndoshta i përket një qytetërimi i cili është zhdukur tashmë, por ai qytetërim ishte i një inteligjence tejet të lartë…

Shkencëtarët e Bashkir, kanë bërë deklarata zyrtare për komunitetin global shkencor për zbulimet e tyre, duke kërkuar njëkohësisht dhe ndihmën e specialistëve të huaj, që dhe ata të vërtetojnë apo të refuzojnë zbulimet e deri tanishme mbi këtë hartë kaq të rrallë, misterioze dhe me vlerë. Nëse edhe specialistët e huaj vërtetojnë zbulimet dhe detajet e deri tanishme të shkencëtarëve të Bashkir-it, atëherë do të përmbyset çdo ide apo mendim mbi historinë e lashtësisë, pse jo dhe përmbysje totale të historise boterore.
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulohet hartë 120.000 mijë vjeçare Empty Re: Zbulohet hartë 120.000 mijë vjeçare

Mesazh nga Anakonda Sun 1 Apr 2012 - 1:32

shum paska rrojtur.................
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi