Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO)

2 posters

Shko poshtë

Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Empty Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO)

Mesazh nga Emona Tue 18 Oct 2011 - 1:05

Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic1

Titaniku, gjiganti dhe i pamposhturi i kompanisë britanike “White Star Line”, ka qenë anija e parë e madhe dhe luksoze transatlantike të kohëve moderne. Falë bazës së tij teknike, ky kolos oqeanik duhej të kishte qenë ekstremisht i sigurtë dhe pikërisht për këtë arsye, kompania nuk e ndieu të nevojshme të vendoste një numër varkash shpëtimi të mjaftueshme për të gjithë pasagjerët.

Ky pallat luksoz pluskues u fundos në mënyrë të mjerueshme gjatë udhëtimit të parë të tij në natën e 12 prillit të vitit 1912 pas përplasjes me një ajzberg. 1500 pasagjerë humbën jetën.

Tregjedia e goditi shumë fort opinionin publik. Për një anije me sisteme sigurie avangarde, një tragjedi e tillë ishte tërësisht e paparashikuar.

Por, ndoshta e “paparashikuar” nuk është termi i saktë për t’u përdorur në këtë rast, meqenëse 14 vjet më parë, në vitin 1898, Morgan Robertson, një shkrimtar amerikan i cili shkruante libra marinarësh, publikoi një roman të titulluar “Futility”, në të cilin përshkruhet me detaje të hollësishme, e ardhmja tragjike e Titanikut.

Që në fillim të librit mund të lexohen fraza shumë domethënëse të tipit: “Anija me avull Titan konsiderohej si një anije e pafundosshme. E pafundosshmja dhe e pamposhtura mbante në bordin e saj numrin minimal të varkave të shpëtimit të lejuar nga ligji”.

Por, analogjitë impresionuese të dy anijeve, Titani imagjinar dhe Titaniku real, vazhdojnë edhe në faqet vijuese të romanit, të cilat janë ekzaminuar një për një me detaje. Më pas është publikuar libri i autorit Martin Gardner, i titulluar “The wreck of the Titanic foretold?” (Tragjedia e Titanikut e parashikuar?). Gardner nuk mendonte absolutisht se Robertson kishte parashikuar të ardhmen e Titanikut dhe në librin e tij shpreh se ngjasimet janë vetëm koincidenca dhe në përputhje me ligjet normale të statistikave të probabilitetit. Megjithatë, nuk ka lënë pa ekzaminuar detajet që e bëjnë Titanin një lloj fati të parashikuar të Titanikut pa anashkaluar sigurisht edhe dallimet ndërmjet tyre:

- Para së gjithash, anijet kanë pothuajse të njëjtin emër: Titan dhe Titanik.

- Titaniku ishte 882,5 këmbë i gjatë ndërsa Titani 800.

- Të dyja anijet ishin prej çeliku me 3 elika dhe 2 trarë të mëdhenj.

- Të dyja konsideroheshin si të pafundosshme për shkak të ndarjeve ujore: 19 tek Titani dhe 16 tek Titaniku.

- Titani kishte 92 dyer ujore, Titaniku 12.

- Të dyja konsideroheshin fjalë për fjalë “anija më e madhe për pasagjerë që është ndërtuar ndonjëherë”.

- Të dyja mund të mbanin deri në 3.000 pasagjerë.

- Titani transportonte 3.000, ndërsa Titaniku 2.235.

- Titaniku kishte 66.000 tonelata vëllim uji të zhvendosur, Titani 45.000 të tilla

- Të dyja anijet kishin shumë pak varka shpëtimi: 20 Titaniku dhe 24 Titani.

- Titaniku udhëtonte me 22.5 nyje kur u përplas me ajzbergun, Titani me 25 nyje.

- Të dyja anijet e filluan udhëtimin e tyre në muajin prill.

- Të dyja u përplasën me një ajzberg dhe të dyja në mesnatë.

- Titaniku udhëtonte në qiell të hapur pa hënë, ndërsa Titani me mjegull të ndriçuar nga hëna.

- Të dyja anijet u fërkuan me ajzbergun në anën e djathtë të përparme.

- Të dyja përshkonin vijën që lidh New Yorkun me Anglinë.

- Për Titanikun ishte udhëtimi i parë i inaugurimit nga Anglia për në New York, ndërsa Titani përshkontedrejtimin e kundërt për herë të tretë.

- Të dyja anijet ishin pronë e një kompanie britanike me qendër në Liverpul.

- Në tragjedinë e Titanikut humbën jetën 1.520 pasagjerë, ndërsa tek Titani 3.000.

Ndoshta kjo listë e detajuar mund të duket pak e mërzitshme, por është e domosdoshme dhe e paevitueshme për të krijuar një ide rreth këtyre “koincidencave” shumë të çuditshme. Megjithatë, me një shikim të shpejtë duket qartë se numri i dallimeve mes dy anijeve dhe ndërmjet imagjinares dhe realitetit është më i vogël se ai i ngjashmërive.

Parashikuesit e fatit bëjnë një numër të madh parashikimesh, pasi e dinë se ndërmjet gamës së madhe shpesh të anashkaluar të gabimeve të tyre, do të ketë patjetër ndonjë parashikim që do të koinçidojë me realitetin. Por, në rastin e këtij romani të anlizuar mirë për vite me radhë nuk mund të jemi të sigurt që bëhet fjalë për koinçidenca. Ka kaq shumë fakte që përputhen në mënyrë të çuditshme me një realitet ndoshta të parashikuar të një tragjedie.Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic10Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic11Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic12Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic13Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic14Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic15Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic16Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic17Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic18Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic19Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic2Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic20Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic21Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic22Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic9Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic8Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Titanic7

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO) Empty Re: Historia e anijes gjigande Titanic (FOTO)

Mesazh nga Anakonda Sun 1 Apr 2012 - 1:29

pamje tewper interesaqnte edhe pse jan bardh e zi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi