Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e anijes më të frikshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Historia e anijes më të frikshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e anijes më të frikshme

2 posters

Shko poshtë

Historia e anijes më të frikshme Empty Historia e anijes më të frikshme

Mesazh nga Aristogata Wed 3 Mar 2010 - 2:18

Historia e anijes më të frikshme 2426f9f3

Ekziston një dokumentacion mbi shumë shtëpi të "shkelura" dhe deri automobilë të "mallkuar", si ajo që pa vdekjen e Arqidukës Franc Ferdinand dhe të gruas së tij Sofia Çotek më 18 qershor 1914 në Sarajevë, por që qe protagoniste edhe e shumë episodeve të tjera tragjike për përdoruesit e saj.

Edhe për anijet e "mallkuara" ekziston një kazistikë e pasur, por asnjë episod nuk e kalon në tmerr ndodhinë e anijes ruse "Ivan Vassili", që në Nëntëqindën qe protagoniste e një lundrimi haluçinant që përfundoi me vdekjen nga ana e ekuipazhit.

Kjo që e bën këtë rast veçanërisht mbresëlënës është se marinarët "ndjejnë" në mënyrë të pastër praninë në bord të një diçkaje, të një identiteti që u shkaktonte atyre sulme të pashpjegueshme paniku e ankthi dhe që dukej se kërkonte çdo radhë sakrificën e një viktime njerëzore.

Sikur vetë e Keqja të ishte ngjitur në bord, njëlloj me një udhëtar klandestin, me qëllimin e saktë të shkatërrimit të jetëve të shokëve të lundrimit të paditur.

Një anije tregtare

Më 1897, kantierët e Shën Petërburgut asistuan në lëshimin e një anijeje tregtare prej druri dhe hekuri, me vela dhe me avull, siç përdorej rëndom në epokë: skafi ishte prej hekuri dhe kuverta prej druri; posedon katër direkë dhe dy oxhakë, me një makinë me avull trefazore që i siguron një shpejtësi lundrimi prej 8 nyjesh dhe një autonomi prej 2500 miljesh.

Është "Ivan Vassili", profili elegant dhe karakteristikat e mira teknike të së cilës e bëjnë një anije të admirueshme të marinës perandorake ruse. Në fillim, asgjë nuk të bën të mendosh se ajo është e destinuar të bëhet me e famshmja e të frikshmeve e të gjitha anijeve të "mallkuara" në historinë e lundrimit.

Pse 5 vjet e zhvilloi aktivitetin e saj ekskluzivisht në Detin Balltik, pa i kaluar asnjëherë ngushticat Kategat e Skagerak që të fusin në Oqeanin Atlantik të hapur.

Gjërat ndryshuan më 1903, kur me rritjen e tensionit politik midis Rusisë dhe Japonisë dhe dendësimit të reve të zeza të konfliktit ruso-japonez, qeveria e Petërburgut vendosi që ta përdorë si mjet transporti për të furnizuar me material luftarak ushtrinë e ndodhur në Lindjen e Largme.

Udhëtimi nga Kronshtadi në Vladivostok, në Krahinën Detare në Detin e Japonisë, është në vetvete një ndërmarrje detare jo e pakët, edhe në kohë paqeje, për të cilën janë të nevojshme përvoja dhe forca e karakterit: bëhet fjalë për një rrugë prej 20000 miljesh nëpërmjet tri oqeanesh të globit dhe, për pasojë, kërkon perfomancën si të njerëzve, ashtu dhe të makinave.

Bëhet fjalë për të njëjtin lundrim që do të kryejë midis viteve 1904 e 1905 skuadra detare e Admiralit Roozeventski, e nisur drejt betejës së Cushimës dhe fatit tragjik të saj. Komandanti, një skandinav me emrin Sven Andrist, duket se i posedon cilësitë e nevojshme për ta përfunduar me sukses ndërmarrjen.

Edhe komandanti i dytë, Krist Hanson, është suedez, ndërsa ekuipazhi është pjesërisht skandinav e pjesërisht rus. Gjatë javëve në të cilat "Ivan Vassili", duke kaluar Detin e Veriut, zbret përgjatë Atlantikut, gjithsesi nuk ndodh asgjë e veçantë, por pasi ka kaluar Kepin e Shpresës së Mirë dhe ka hyrë në Oqeanin Indian, fillojnë të verifikohen episode të frikshme dhe të pashpjegueshëm.

"Gjëja" e mallkuar në bord

Fillimisht bëhet fjalë për ndjesi akoma të vagullta dhe të pasakta, për një shqetësim, për një nervozizëm që përhapen midis ekuipazhit pa shkaqe të dukshme ose, të paktën, pa shkaqe të shpjegueshme.

Bëhet fjalë për një shqetësim që i detyrohet perceptimit se përveç njerëzve dhe materialeve të destinuara për Port Artur, avamposti rus në gadishullin Liao Tung në Detin e Verdhë, është edhe dikush apo diçka tjetër në anije.

Kapiteni i anijes fillimisht mendon se lajmet gjithnjë e më kërcënuese që vijnë ngë fronti i politikës ndërkombëtare janë përgjegjës, të paktën në një masë të caktuar, të një shqetësimi të tillë: me Japoninë tashmë në pragun e hyrjes në luftë kundër Rusisë, njerëzit kanë pothuajse ndjesinë se po shkojnë me këmbët e tyre drejt gojës së luanit.

Por shumë shpejt duhet ribesuar: politika nuk qëndron ose qëndron fare pak me atmosferën e shqetësimit në rritje që po përhapet në bord. Bëhet fjalë për diçka tjetër, për diçka totalisht të ndryshme.

I ndryshëm edhe nga supersticioni i mirënjohur që mbizotëron në ambientin marinar, ku ka prirje të mendohet se dhe një albatros i thjeshtë apo një incident banal në ceremoninë e lëshimit mund t'i sjellin fatkeqësi të përjetshme një anijeje të caktuar dhe, në rastin e "Ivan Vassili", nuk ka pasur incidente të kësaj natyre as në karrierën e mëparshme të saj, as sinjale të interpretueshëm në kuptim kërcënues në portet e prekura apo gjatë udhëtimit.

Ajo që po ndodh nuk të çon në asgjë të njohur, bile duket se ka origjinën nga një sferë misterioze që nuk është as ajo e kushteve normale të ekzistencës, që nuk duket as "njerëzore". Papritmas, ekuipazhi "ndien" praninë e "diçkaje" në bord, diçka apo ndoshta "dikë", pa arritur të shikojë asnjeri dhe megjithatë duke parandjerë një ndjesi të ftohti të shoqëruar nga terrori, ankthi, tensioni i padurueshëm.

Në pamundësinë e përcaktimit më mirë të një pranie të tillë, evazive, megjithëse shumë e fortë, do të kufizohemi ta quajmë "Gjëja": një gjë e ardhur nuk dihet se nga, nuk dihet se si dhe që duket se ka dalë drejtpërsëdrejti nga një tregim me terror i Howard Phillips Lovecraft.

Shkruan Vinent Gedis, një historian i mistereve të detit: "Nuk dihet se çfarë ishte (dhe ndoshta kështu është akoma); fillimisht provokoi ndjesinë e papritur e pasjes afër të dikujt, pasuar nga një terror ngrirës, paralizues, që hiqte çdo lloj energjie, sikur të ishte thithur nga një pompë thithëse e përbindshme.

Nganjëherë mund të shquhej një krifë pak e ndritshme dhe e zbehtë, pak e ngjashme me atë të një qenieje njerëzore.

Por çfarëdo gjëje të ishte, padyshim që ndodhej në bord". Valët e para të frikës pasojnë njëra tjetrën dhe bëhen gjithnjë e më të fuqishme. Megjithatë, në njëfarë mënyre, anija vazhdon të avancojë përgjatë rrugës së përcaktuar, kalon Ngushticat e Insulindisë (Arqipelagun Malez) dhe, tashmë në Paqësor, ngjitet përgjatë Detit të Kinës.

Marinarët e turnit të natës janë më të frikësuarit: ata ndiejnë në mënyrë shumë të qartë se "Gjëja" është shumë afër, por vetëm në pak raste arrijnë të shquajnë një figurë jo të qartë që zhduket midis varkave të shpëtimit, duke rrezatuar një lloj shkëlqimi të dobët.

Mund të jetë një figurë njerëzore, por askush nuk është i sigurtë; gjëja e vetme e sigurtë është se ajo, edhe kur tretet midis hijeve të natës, nuk do të largohet: është gjithmonë në bord, në ndonjë vend midis bashit dhe kiçit, ndoshta sipër kuvertës apo ndoshta poshtë saj.

Terror dhe vdekje pambarim

Tashmë nuk mungon shumë nga porti rus më i afërt, baza ushtarake e Port Arturit. Prej kohësh fokistët kanë hedhur në kaldajat e nxehta karburantin e grumbulluar në bunkerët e caktuar dhe ka qenë e nevojshme që t'ju drejtohet thasëve suplementarë të qymyrit për të kryer pjesën e fundit të lundrimit.

Me kalimin e deteve tropikalë, "Ivan Vassili" po ngjitet drejt lartësive të mesme dhe klima, veçanërisht netëve, dora dorës bëhet më e freskët.

Megjithatë, është në një natë të kthjellët e të qetë kur tragjedia, prej kohësh e pritur dhe gjithmonë e shtyrë, ka shpërthyer.

E shoqëruar nga një ndjenjë e papritur ftohtësie, një valë paniku e cila nuk ishte ndier kurrë më parë fillimisht kap të gjithë ekuipazhin dhe e shpërndan si një fole milingonash të çmendura: të dridhur nga terrori, njerëzit vrapojnë në të gjitha drejtimet, luten, ulërijnë, dëshpërohen.

Duket se "Gjëja" i ka kapur me kthetrat e saj të mëdha të padukshme dhe i përplas sa andej këtej, në mënyrë mizore, siç bën macja kur luan me miun. Në një moment të caktuar një marinar, i paaftë që t'i rezistojë tensionit të patolerueshëm, hidhet në det, duke u zhdukur shumë shpejt midis valëve.

Atëhere, sikur një lodhje vdekjeprurëse, e panatyrshme të kish infektuar të gjithë ekuipazhin, duket se qetësia kthehet në bord, më shumë se qetësia, një ndjenjë sfilitjeje e pakuptueshme, plogështie të errët. Është sikur "Gjëja" me vdekjen e atij fatkeqi e kish ngopur urinë e saj monstruoze për viktima.

Të paktën për momentin: por të gjithë parandjejnë se bëhet fjalë thjesht për një armëpushim. E shkarkuar një pjesë e materialit në Port Artur dhe e furnizuar me qymyr, "Ivan Vassili" i ngre sërish spirancat për të kompletuar pjesën e fundit të lundrimit shumë të gjatë të saj që duhet ta çojë në bazën kryesore ruse të Lindjes së Largme, atë të Vladivostokut.

Asgjë nuk ndodh ditën e parë të lundrimit pas nisjes dhe asgjë në të dytën, por të tretën shpërthen një tjetër sulm i "Gjësë" dhe sërish i gjithë ekuipazhi është dërrmuar. Sërish ulërima, të qara, lutje; sërish një vrapim i pakuptimtë në çdo drejtim; sërish një marinar hidhet në det, takim me vdekjen.

Dhe, njëlloj si radhën e parë, duket se kjo tragjedi e fashit për pak kohë entitetin e lig të ngjitur në bord; të sfilitur, të habitur, njerëzit hidhen në një lloj dorëzimi fatalist.

Megjithatë, sapo anija futet në portin e shumëpritur të Vladivostokut (fjalë për fjalë, "Pushtuesi i Lindjes"), destinacion final i lundrimit shumë të gjatë, 12 njerëz nga ekuipazhi tentojnë në mënyrë të dëshpëruar që të zbresin në tokë për ta braktisur anijen e "mallkuar".

Askush nuk duket i gatshëm që të qëndrojë në bord qoftë dhe një sekondë më shumë: në fakt, nuk kanë dashur të presin as hapjen e dyerve të ngarkimit. Por nuk e mendonin kështu autoritetet ruse, për të cilat udhëtimi i "Ivan Vassili" nuk mund të konsiderohej aspak i përfunduar.

Për pasojë, policia portale i kthen në mënyrë të pamëshirshme këta njerëz të terrorizuar dhe i detyron që të kthehen në bord, pavarësisht lutjeve dhe përgjërimeve të tyre, si bagëti të çuara tek kasapi.

Ndërsa pjesa tjetër e materialit shkarkohet në molot e Vladivostokut, marinarët e anijes fatkeqe mbahen nën mbikëqyrje të fortë. Urdhri laksativ është që asnjë të mos e braktisë këtë kurth lundrues, në asnjë mënyrë. Ndoshta, autoritetet portale nuk u besojnë tregimeve pa lidhje dhe, në të vërtetë, shumë pak të kuptueshëm të ekuipazhit.

Ose ndoshta momenti i vështirë politik nuk lejon asnjë vonesë apo dobësi, duke qenë se detyra të tjera e presin anijen tragjike. Tani "Ivan Vassili" duhet të niset për në Hong Kong të Kinës dhe nga aty të vazhdojë në drejtim të bregut lindor të Australisë.

Një kreshendo tmerresh të parrëfyeshëm

Kalimi nga Vladivostoku në Hong Kong nëpërmjet Detit të Japonisë, Ngushticës së Koresë, Detit të Kinës Lindore, Ngushticës së Formozës dhe Detit të Kinës Jugore është një makth në kuptimin e vërtetë të fjalës.

"Gjëja" është gjithmonë në bord, bile tashmë duket e papërmbajtshme. 4 njerëz humbën jetën gjatë valëve të terrorit që u derdhën të pakontrollueshme, me shpeshtësi tashmë gjithnjë e më të madhe: 3 marinarë dhe vetë komandanti.

Dy prej marinarëve u vetëvranë, ashtu si kolegët që i kanë paraprirë; i treti vdiq nga frika: zemra e tij nuk i duroi provës të cilës i ishte nënshtruar.

Përsa i përket kapitenit, Sven Andrist, që deri më atëhere kishte arritur deri diku të ruante një hije autoriteti midis këtyre njerëzve të terrorizuar, besnik ndaj detyrimit të tij, nuk i reziston më tej tensionit të padurueshëm dhe hidhet në det, duke preferuar vdekjen ndaj ankthit pa emër dhe pa fytyrë që e përndjek.

Kur më së fundi anija e stërmunduar futet në portin britanik të Hong-Kongut, i marrë me qira nga qeveria kineze në vitin 1898 për një periudhë 99-vjeçare, asgjë dhe askush nuk mund të pengonte që pothuajse i gjithë ekuipazhi të zbarkonte menjëherë dhe të largohej turravrap nga anija e "mallkuar".

Në bord nuk mbeti njeri tjetër me përjashtim të komandantit të dytë, Christ Hanson, i cili mori përsipër funksionet e komandantit, dhe vetëm 5 marinarë, të gjithë skandinavë, me sa duket më pak supersticiozë se kolegët e tyre rusë apo ndoshta më të lidhur pas oficerit të tyre.

Patjetër, me një ekuipazh kaq të reduktuar nuk është e mundur të rifillohet udhëtimi drejt Sidneit, ku "Ivan Vassili" duhet të marrë një ngarkesë leshi të çmuar australian.

Prandaj Hanson impenjohet për të rekrutuar një ekuipazh të ri kinezësh dhe arrin të vërë së bashku diçka që i ngjan, sa duhet për të ngritur sërish spirancat dhe rivënë në lëvizje drejt Filipineve dhe më pas, duke kaluar ekstremitetin juglindor të Guinesë së Re, brigjet e Australisë.

Për pak duket se personeli i ri, i paditur për sa kish ndodhur në bord muajt e mëparshëm, nuk ndien sugjestione të veçanta negative.

Por komandanti i ri, pikërisht në afërsi të mbërritjes në Sidnej, i paguan një çmim të lartë kurajoz apo kokëfortësisë së tij: nxjerr pistoletën nga kasaforta e kabinës së tij, e vë në tëmth dhe vdes në çast.

Sipas një versioni tjetër, më pak të besueshëm, var vetën në një tra; gjithsesi, vdes i vetëvrarë pak përpara se të mund ta fusë "Ivan Vassili" në portin australian.

Më përpara akoma se anija të ketë përfunduar manovrat për t'u ankoruar në molo dhe hedhur spirancën, ekuipazhi fillon që ta braktisë sikur të ishte nga një zjarr në bord. Brenda pak kohe nuk mbetet më asnjë. Skandinavë dhe kinezë nuk duan ta dijnë më dhe mbi anijen e "mallkuar" nuk mbetet veçse një njeri, që nuk do të dijmë nëse është më i humburi apo më i guximshmi.

Bëhet fjalë për njëfarë Harry Nelson, që nuk do t'i dhurojë "Gjësë" fitoren dhe mbetet me kokfortësi në bord; kushedi, ndoshta shpreson që të sigurojë një shpërblim të majmë nga autoritetet ruse nëqoftëse do të arrijë ta çojë në atdhe anijen me ngarkesën e saj me vlerë të madhe ekonomike.

Për katër muaj të mirë ajo mbetet pa lëvizur pranë molos së Sidneit: zërat qarkullojnë me shpejtësi nëpër tavernat e portit dhe deri midis australianëve të ashpër është vështirë të gjendet ndonjë që guxon të sfidojë mallkimin pa fytyrë që duket se qëndron sipër vullnetit të njerëzve.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e anijes më të frikshme Empty Re: Historia e anijes më të frikshme

Mesazh nga Edi12 Wed 3 Mar 2010 - 2:49

TREGIM FANTASTIK Historia e anijes më të frikshme 553393
Edi12
Edi12
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : o1.o1.1984
Postime Postime : 9
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/02/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : karatist

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi