Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa gënjeshtra lidhur me menopauzën  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Disa gënjeshtra lidhur me menopauzën  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa gënjeshtra lidhur me menopauzën

2 posters

Shko poshtë

Disa gënjeshtra lidhur me menopauzën  Empty Disa gënjeshtra lidhur me menopauzën

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 23 Oct 2011 - 2:04

Disa gënjeshtra lidhur me menopauzën  Post-menopausal-women-300x195Dr. Adem Harxhi

Mos u besoni gënjeshtrave lidhur me jetën seksuale dhe ndryshimet që pëson trupi dhe truri i grave në menopauzë. Më poshtë do të radhis disa nga këto të pavërteta

Gruaja në menopauzë është një grua e plakur.

Kjo nuk është e vërtetë. Mosha mesatare kur grave u fillon menopauza (që do të thotë periudha kur grave u mungojnë periodat për më shumë se një vit) është 51 vjeç. Kjo moshë në ditët tona nuk konsiderohet shumë e vjetër. Gratë që kalojnë menopauzën mund të kenë, akoma, disa dhjetëra vite të lumtura dhe të shëndetshme përpara. Ka gra që hyjnë në menopauzë që në moshën 28 vjeç. Kjo quhet menopauza e parakohshme (premature) dhe shkaqet e saj, shpesh, janë të panjohura. Në këto raste, problemi mund të jetë gjenetik. Gra të tjera, hyjnë në menopauzë në moshë të herët, sepse vuajnë nga ndonjë sëmundje, ose kur i kanë hequr ovaret e tyre me operacion.



Gruaja në menopauzë dhjamoset?

E vërteta është se shumë gra ankohen për shtim në peshë rreth moshës së menopauzës. Por ju duhet të dini se kjo gjendje është e evitueshme. Është e vërtetë që metabolizmi i grave ngadalësohet në mesin e jetës, por edhe burrat në mesin e jetës dhjamosen. Kjo do të thotë se shkak i ngadalësimit të metabolizmit është moshimi dhe jo menopauza. Nuk ka arsye që përgjigjen pse shëndoshen, gratë ta gjejnë, menjëherë, tek menopauza ose sepse u plakën. Ato nuk duhet të dorëzohen e të thonë se kjo është menopauza dhe pleqëria. Gratë që bëjnë kujdes për dietën dhe rritin aktivitetin fizik, e kapërcejnë këtë gjendje. Ushtrimi fizik është me shumë rëndësi, sepse muskujt djegin më shumë kalori. Gratë duhet ta bëjnë këtë gjatë menopauzës dhe pas saj, dhe nuk do të shtojnë asnjë kile.



Çdo grua në menopauzë është depresive?

Studimet kanë treguar se shumica e grave lundrojnë nëpër menopauzë pa probleme lidhur me formën e tyre emocionale. Madje, disa gra, thonë se vitet midis 45 dhe 55 janë më të mirat e jetës së tyre. Kjo vështirësi “legjendare” e menopauzës, shpesh, shkaktohet nga afshet e nxehta dhe nga prishja e padiagnostikuar e gjumit. Arsye të tjera për këtë gjendje janë efektet anësore të barnave që përdorin dhe problemet e tiroides që nuk diagnostikohen. Stresi, gjithashtu, prish gjendjen emocionale. Në mesin e jetës, shumë grave u duhet të merren me fëmijët e tyre adoleshentë dhe me prindërit e tyre të plakur. Ato bëjnë përpjekje të mëdha për të mbajtur vendin e punës në ekonominë e sotme të vështirë. Shpesh, të gjitha këto faktorë kombinohen bashkë.

Është e vërtetë që jeta e disa grave të ngjajë me një makinë që ecën nëpër një rrugë gjithë gropa dhe ato të vuajnë nga depresioni klinik kur janë në menopauzë. Kjo ndodh, sepse gjendja e tyre emocionale është, veçanërisht, e ndjeshme, prej ndryshimeve hormonale që po kalojnë. Gratë që nuk ndjehen mirë psiko-emocionalisht, dhe kur kjo u zgjat më shumë se dy javë dhe u prish aftësitë për të funksionuar normalisht në shtëpi ose punë, duhet të shkojnë tek doktori. Vetëm një doktor i aftë do të gjejë se çfarë po ndodh me këto gra.





Menopauza prish lëkurën e gruas?

Është e vërtetë që lëkura e grave, gradualisht, bëhet më fragile pas menopauzës. Por, duhet të dihet se dëmtimet që vihen re në lëkurën e grave në menopauzë, ndodhin më shumë kur kombinohet ekspozimi në diell me tymosjen e duhanit. Për këtë, padyshim, ka edhe arsye gjenetike. Që gratë të binden për këtë, le të shikojnë dëmtimet që shkakton dielli në ato pjesë të trupit që zakonisht qëndrojnë të zbuluara. Tymosja e duhanit bën që të shfaqen rrudhat. Në disa studime, gratë që kanë tymosur duhan për kohë të gjatë, duken disa dhjetëvjeçarë më të moshuara nga shoqet e tyre që nuk kanë tymosur duhan. Kush dëshiron ta mbajë lëkurën në formë, duhet të përdorë gjithmonë mbrojtësit nga dielli dhe po qe se tymos ta flakë këtë zakon sa më shpejt. Mjeku dermatolog do t’i ndihmojë gratë të zbatojnë një regjim kompleks pastrimi dhe mosturizimi, që i shkon tipit të lëkurës së tyre.



Jeta seksuale e gruas merr fund në menopauzë?

Gratë e të gjitha moshave, zakonisht, ankohen për probleme seksuale. Në anketimet dhe pyetje që më bëjnë gratë e vajzat në blogun seksologu.com, vihet re se rreth një e treta e grave nga 18 deri 59 vjeç, ankohen se kanë humbur dëshirën për seks. E vërteta është se dëshira për seks nuk varet vetëm nga hormonet. Ajo varet nga kualiteti i marrëdhënieve, nga zakonet me të cilat janë rritur, si ndjehen me trupin e tyre, nga sasia e streseve që kanë kaluar gjatë jetës, madje, edhe nga mënyra si flenë. Është e vërtetë që grave mund t’u duhet më shumë kohë dhe më shumë stimul që të arrijnë eksitimin seksual (kështu është edhe për burrat në mes të jetës). Tharja vaginale mund të jetë shumë problematike për gratë e kësaj moshe, por përdorimi i një lubrifikanti të mirë, ndihmon shumë.



Menopauza për çdo grua është një mizerie e vërtetë?

Në të vërtetë, ka shumë mënyra të ndryshme që menopauza e prek jetën e një gruaje. Rreth ¾ e grave provojnë afshet e nxehta. Kjo është simptoma më e zakonshme e menopauzës. Por, duhet thënë, se vetëm fare pak gra ankohen se afshet e nxehta janë aq shqetësuese, sa u prishin jetën e përditshme. Shumë gra janë të kënaqura me këtë periudhë jetësore dhe thonë se e gëzojnë më shumë seksin tani. Kjo ndodh ngaqë ato nuk shqetësohen se mund të mbeten shtatzëna. Mënyra si gratë ndjehen gjatë menopauzës, reflekton mënyrën si ato e ndjejnë gjendjen e tyre jetësore. Kur gratë janë të kënaqura me jetën që bëjnë, edhe vitet e menopauzës do t’i kalojnë pa problem të mëdha. Kur nuk ndodh kështu, një terapist duhet të merret me këto gra, që t’u mësojë si duhet ta trajtojnë jetën e tyre.



Të gjitha gratë duhet të mjekohen me hormone?

Edhe pse jetojmë në ditët e lulëzimit të terapisë hormonale, kur shumica e doktorëve besojnë se marrja e estrogjenit prevenon sëmundjet e zemrës dhe demencien, shumica e grave që hyjnë në menopauzë, natyralisht, nuk marrin terapi hormonale. Madje, edhe ato që e fillojnë e lënë pas një viti. Pse? Sepse nuk u pëlqejnë efektet anësore që ka terapia hormonale. Tani, gjithnjë e më pak gra, marrin hormone. Kjo ndodh sepse doktorët dinë më shumë për rreziqet e mundshme të terapisë hormonale. Ata dinë se këto hormone kanë rritur rrezikun për kancerin e gjirit dhe për problemet kardiovaskulare. Sot, doktorët gjykojnë ndryshe për gra të ndryshme. Kur një gruaja hyn në menopauzë shumë herët, për arsye të një sëmundjeje ose një operacioni, doktori këshillon të merren hormone deri sa gruaja të arrijë moshën e menopauzës natyrale. Gratë që hyjnë në menopauzë në mënyrë natyrale, por që provojnë afshe të nxehta të padurueshme, që i bëjnë të paafta për punë, bëjnë mirë të bisedojnë me doktorin. Doktori dhe gruaja do të vendosin në se duhet filluar terapia hormonale. Kjo do të bëhet duke u bazuar në historinë mjekësore të gruas. Kur një grua vendos të marrë hormone, këshilla më e mirë që mund t’i bëhet është: Të marrë hormonin në dozën më të vogël që është efektive dhe për një periudhë kohe mundësisht sa më të shkurtër.



Terapia hormonale natyrale është më e mira?

Gratë mund të kenë dëgjuar shumë për hormonet “bioidentike”, për të cilat thuhet se janë më të sigurta. Pavarësisht si quhen, ato janë, gjithashtu, barna. Gratë nuk duhet të gënjehen nga ekzagjerimet. “Bioidentike” është një term marketing dhe jo një term shkencor. Ky term u referohet dy tipave të ndryshme të hormoneve. Një grup barnash është i aprovuar dhe i provuar. Kjo do të thotë se këto hormone u janë nënshtruar kontrolleve klinike që lidhen me sasinë dhe efektivitetin e tyre. Përbërja e këtyre barnave të aprovuara vepron njësoj si kimikatet e vetë trupit dhe shumë doktorë mendojnë se këto janë zgjedhja më e mirë. Grupi i dytë i barnave bioidentike nuk është i aprovuar. Këto përgatiten në farmacitë dhe dozat nuk përcaktohen në bazë të testeve shkencore në gjak dhe urinë. Sido që të jetë edhe këto barna mund të ndihmojnë. Këshilla ime është: Mos merrni asnjë hormon, për të cilin doktori juaj nuk e ka ndezur dritën jeshile. Vetëm kështu gratë do ta kalojnë menopauzën pa telashe.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Disa gënjeshtra lidhur me menopauzën  Empty Re: Disa gënjeshtra lidhur me menopauzën

Mesazh nga Anakonda Sun 8 Apr 2012 - 0:54

mir te pakten qe i lexova
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi