“Mundemi të mundemi”
2 posters
Faqja 1 e 1
“Mundemi të mundemi”
Nga Magdalena Alla
Dje në "Asllan Rusi" nga Kampionati Botëror i Mundjes së Lirë për Veteranë"
Quhen veteranë të mundjes. Meqë i kanë kaluar të tridhjetepestat, moshë me kohën më efektive dhe fuqi maksimale për gara. Por prapë së prapë garojnë edhe pas kësaj. Kanë ardhur në Tiranë të munden. Munden që të munden edhe në këtë moshë. Për herë të parë në Shqipëri në një Kampionat Botëror të Mundjes së Lirë për Veteranë, që do të zhvillohet për tri ditë me radhë në Tiranë, nga datat 14-16 tetor, me pjesëmarrjen e mbi 200 sportistëve nga 28 vende të ndryshme të botës, organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes.
Jo vetëm nga fqinjët tanë ballkanikë dhe Europa, por deri nga India, Irani, SHBA, Rusia, Argjentina etj. Nga moshat 35-70 vjeç. Sportistë, por edhe trajnerë, drejtues dhe mjekë. Sportistë që i përkasin çmimeve olimpike nëpër botë apo trofeve në vendet nga vijnë në mundje. Pasion që nuk e kanë lënë dot gjithë jetën. Në mos duke garuar si të rinj, të paktën si veteranë apo si trajner të të rinjve. Janë me ta edhe grupi i iranianëve të kundërshtuar në aeroport për shkak të vizave, që tashmë ndihen të qetë. Pjesë e këtij grupi është edhe iraniani Akbar Fallah Couch, ish-kampioni olimpik në lojërat olimpike të Torontos në Kanada në 1993. Por edhe kampion tjetër olimpik si 67-vjeçari rus, Varik Margarian. Stërviten, garojnë tashmë në seksion tjetër, atë të veteranëve dhe shprehen se ‘mundja i mban gjallë’…
Mundja, shërim dhe sëmundje
“Nuk më dhemb asgjë”, thonë zakonisht mundësit rus që pyet. Duke pohuar që kjo falë sportit. I tillë ish-kampioni tjetër olimpik dhe njëzet herë kampion i Rusisë, 67-vjeçari rus, Varik Margarian. Fytyrën më të rudhur se mosha që ka, por trupin e ndien të fortë, pa asnjë sëmundje në trup. ‘Nuk është aq sport i rëndë sa ç’e bëjnë”, thotë. Edhe rusi siberian, 51-vjeçari , dy herë kampion i Rusisë në peshën 48 kg, bashkë me sportistin nga Çeçenia, Tojsumov Shaniltregon se sporti i ka bërë mirë. Por nuk mendojnë kështu dy mundësit veteranë italianë; Mauro Puccini dhe Igor Nencioni të “Gruppo Lottatori Livornesi” nga Italia. Ndihen të konsumuar në fizik; në gjunjë, kavilje, shpinë. “Jemi të sëmurë e maniakë pas këtij sporti, që vazhdojmë ende merremi. Por e kemi nisur që fëmijë. Por sot italianët e kanë mendjen te futbolli. Edhe prindërit nuk i kultivojnë fëmijët të merren me mundje, edhe pse mundja është një sport i vërtetë, që të jep dhe shumë kënaqësi”, thotë Mauro Puccini. ‘Dhe shpërblimi ekonomik është pothuajse zero. Ka më shumë interes këtu po më duket për mundjen, se sa në Itali. Edhe mediat italiane nuk interesohen më për mundjen”, thotë Igor Nencioni.
G.S. Randhaëa është drejtor menaxher i kompanisë indiane UST India GMBH me qendër në Indi dhe Gjermani. Me çallmën tipike indiane, të pazakontë për ta parë në Tiranë, por ja që në të rrallë edhe ndodh. Ka ardhur si financues i ekipit indian, duke sponsorizuar biletat e avionit, fjetjen etj. ‘E bëj këtë për vendin tim, dua emër të mirë për vendin tim dhe jo vetëm për veteranët, por edhe të rinjtë”, thotë. Edhe vetë i shkëputet punë së zyrës dhe çdo fundjavë merret me sport. Edhe me stërvitje mundjeje, si një pasion i dikurshëm i lidhur edhe me familjen, pasi xhaxhai i tij merrej me këtë sport. ‘Duhet baraspeshuar ana psikologjike me atë fizike, për të pasur sukses në gjithçka”, thotë.
Ushtrime çdo ditë edhe ‘në pension’
Edhe pse janë veteranë stërvitjen e bëjnë çdo ditë. Mauro Puccini dhe Igor Nencioni janë rreth të dyzetave dhe përsëri nuk e lënë stërvitjen. Nëse dikur tre orë, tani të paktën dy orë në ditë. ‘Kam fat se punoj nëpunës dhe pasi mbaroj tetëorarshin shkoj stërvitem. E kam passion. Nuk e lë dot”, tregojn Mauro. Por edhe Igori e gjen kohën. Tojsumov Shanil tregon se kur jetonte në Çeçeni nuk kishte kohë të stërvitej, sepse duhej të punonte për të siguruar mbijetesën e familjes. Tani që jeton në Bruksel stërvitet çdo ditë. Edhe Ruslan Popov në Rusi, jo vetëm stërvitet, por ka hapur kurs për fëmijë që duan t’i futen këtij sporti. Edhe ish-kampioni tjetër olimpik dhe njëzet herë kampion i Rusisë, 67-vjeçari rus, Varik Margarian përditë nuk shkëputet dot nga ushtrimet e tij specifike dhe matja e peshës standarde 63 kilogramë.
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: “Mundemi të mundemi”
Sic ke me te.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi