Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi

Shko poshtë

Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi Empty Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi

Mesazh nga WebMaster Sat 5 Sep 2009 - 4:55

Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi
E hene, 10-03-2008, 09:01pm (GMT+1)

Kritika e kryetarit të lidhjes së shkrimtarëve të Elbasanit, dhe botuesi i romanit, zoti Miljanov Kallupi

Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi.
Përshëndetje të gjithëve
Mirëseardhja juaj është nderim për shoqatën e shkrimtarëve të Qarkut të Elbasanit, si dhe poetin dhe romancierin elbasanas me banim në Hollandë, Rezart Palluqi.
Po kush është Rezarti? Cili është romani "Deti pa Dallgë"



Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi U1_rezart-palluqi
Rezart Palluqi
Rezarti ende si ka mbushur 32 vjec. Më 1992 ndërpret gjimnazin dhe si shumë shqiptarë të tjerë,merr rrugën e emigracionit për në Greqi. Viti 1999 ishte për të një vit fatlum e ogurbardhë sepse boton në greqisht poezitë dhe artikujt e parë në gazetat lokale të ishullit të bukur të Mitilinit me tema rreth emigracionit dhe bashkejetesës shumëkulturore. Kontribut të dukshëm dha me shkrimet e tij në gazetën Elbasani. Pas shumë vitesh në Greqi, emigron më 2005 në Hollandë, ku banon në qytetin e Almeres me gruan e tij hollandeze dhe me dy fëmijët e tij të dashur, Albanin dhe Omarin. Është bërë anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Almeres dhe më 2006 botoi vëllimin e parë poetik në gjuhën hollandeze "A i ke pirë ndonjëherë lotët e fqinjit tënd?" Romani "Deti pa Dallgë" është libri i tij i parë në lëmin e prozës së gjatë.
Të dashur miq pjesëmarrës. Ka ardhur një kohë sot që kushdo (mjafton të ketë pesë lekë në xhep) dhe mund të botojë një libër. Por kur libri justifikon botimin e tij ne gëzohemi e krenohemi se shtohen rradhët e shkrimtarëve të talentuar, të cilët fisnikërisht, urtësisht, imtësisht, thjeshtësisht,dhe në mënyrë pasionante i dhurojnë popullit dhe kombit të tyre vlera të vyrera letrare.
Pa e egzagjeruar dhe pa ia rritur mendjen autorit, them me zemër të pastër se Rezarti i ka përmbushur kriteret që pjella e tij të jetë jo një monstër por një fëmijë i shëndetshëm, i bukur, që di të këndojë edhe të tjerët kur ta shikojnë e ta prekin.
Dihet nga të gjithë se jo të gjitha kambanat kanë tingull dhe jehojnë të njëllonjtë. Edhe kambana e Rezartit tingullon e jehon ndryshe dhe zëri i saj ka vetëm një jehonë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe esenciale për një krijues.
Rezarti ka një vlerë shumë domethënëse egzistenciale. Ai në këtë shoqëri të trazuar dhe tranzicion të tejzgjatur guxoi dhe guxon fort. Ai mbijetoi ( jo thjeshtë si qënie fiziologjike) por si qënie me eshtra e gjak, me nerva e shpirt. Ai mbijetoi sepse mendoi. Latini thotë: "cogito, ergo suni" ( mendoj, prandaj jam).
Edhe njëherë e përsëris: ai mbijetoi se mendoi. Po c'mendoi Rezarti? Mendoi të mbulojë deficitet e shkollës duke e kompensuar me pasionin e madh të leximit( sa herë ikte e vinte nga Greqia e së voni nga Hollanda, cantat e tij rëndonin nga librat) Mendoi të thoshte dicka me zërin e tij, të lidhej me qarqet letrare ku ka emigruar dhe tash sëfundi me shkrimtarët elbasanas. Mendoi si të jetë më shumë këmbëngulës, më shumë pasionant, më shumë përkushtues, më shumë human, më shumë njeri. Edhe këto detyra po i përmbush me sukses. Mendoi te ketë një karakter të fortë e rebel, të ngërthyer me kontrakdita e me trazime shpirtërore.
Ndryshe si mund të bëhesh shkrimtar? Dhe këtë cdo ditë e forcon më shumë. Së fundmi mendoi të bëhet dicka në jetë dhe ai shkallë-shkallë po i kaplon të përpjetat e pashoqa me një humanizëm të thellë.
Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi U1_coverbackPo c'është romani "Deti pa Dallgë"?
Një sintezë e fuqishme dhe një anatomi e hapur e kohës që kemi kaluar dhe përjetuar të gjithë nga fillimet e demokracisë gjer në rrëzimin e firmave piramidale. Një kohë me dramat, gëzimet e zhgënjimet e shqiptarëve në një kohë me plagën e madhe e të pashërueshme të emigracionit. Dhimbja që mbart sakrifica për një jetë më të mirë përshkon pjesën më të madhe të romanit. Të gjitha skenat, ngjarjet, marrëdhëniet me shqiptarët dhe me vetë grekët paraqiten me një dashuri të pashoqe, me një humanizëm të thellë.
Ky djalë i ri,pa paragjykime ka të drejtë ti gjykojë gjërat jo si në film bardh e zi, por ai është shumë i pastër dhe në një mënyrë kalon caqet e naivitetit kur thotë: "Desha të përhumbesha i uritur në sallat e bibliotekave hijerënda, të pasurojë mendjen me gurët e xhevahirtë të kulturës së lashtë helene. Jo vetëm të lexoja për Aristotelin, Sokratin, baballarët e legjendave, Eskilin, por edhe të mësoja edhe për bëmat e zotërave të lashtë si të spikasja edhe dijen e tyre te trashëgimtarët, grekët e sotëm. Isha nisur drejt një tempulli që rrezatonte gjithë botën, si një ujëvarë mbi tokën e Saharasë, për shekuj të tërë dritën fillestare të qytetërimit".
Në romanin e Rezartit, në asnjë rast nuk shfaqet, urrejtja, mallkimi,mungesa e dashurisë dhe e humanizmit, por gjithcka është e bukur e njerëzore. Këtë e tregojnë fare bukur personazhet, duke filluar nga prindërit, Arditi, Shpëtimi, Arjani, mëmë Emineja, Suzana, Sejfedini, etj, të cilët kanë botën dhe gjykimet e tyre të pavaruara.
Stili në romanin e Rezartit është i vecantë. Për të stili nuk është cështje forme ose teknike. Marvet Prusti thotë se "stili është cështje botëvështrimi, është zbulim i cilësive që shfaq bota". Fraza në roman është e shkurtër, rëndon e kamur me ngarkesa poetike, me mjete artistike, metafora, krahasime e anonimi. Gjuha është e ngrohtë, e rrjedhshme e për më tepër mesazhit që përcjell vepra janë shumë domethënëse.
Të lumtë Rezart!
Me këtë rast do të doja të falenderoja në radhë të parë prindërit e Rezartit që ju gjenden atij pranë shpirtërisht dhe financiarisht, Kujtim Agalliun, redaktorin e përgjegjshëm për punën e kujdesshme që ka bërë dhe së fundmi pasionanten e madhe të librit, drejtoreshën e bibliotekës, Drita Cankja, e cila si punonjëse e këtij institucioni qëndron shumë afër shkrimtarëve elbasanas.
Falenderim special medias.

Ju falemenderit
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi