Amaneti i fundit i Gedafit
3 posters
Faqja 1 e 1
Amaneti i fundit i Gedafit
Faqja në internet e Muamar Gedafit, Seven Day News, njofton se është bërë publik amaneti i fundit i ish-liderit të Libisë.
Dokumenti thuhet se u ishte dorëzuar tre të afërmve të kolonelit: një prej të cilëve është vrarë, një i arrestuar dhe i treti ka mundur të arratiset nga luftimet në Sirte.
“Kjo është dëshira ime e fundit. Unë, Muammar bin Mohammad bin Abdussalam bi Humayd bin Abu Manyar bin Humayd bin Nayil al Fuhsi Gaddafi, betohem se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është profeti i tij, paqja qoftë me të. Unë zotohem se do të vdes si mysliman.
Nëse vritem, do të doja të varrosesha sipas riteve myslimane, me rrobat që kam pasur në momentin e vdekjes dhe trupin të palarë, në varrezën e Sirtes, pranë familjarëve të mi.
Dua që familja ime, veçanërisht gratë dhe fëmijët e mi, të trajtohen mirë pas vdekjes time. Populli libian duhet të mbrojë identitetin e tij, arritjet, historinë dhe figurën e nderuar të paraardhësve dhe heronjve të tij. Populli libian nuk duhet të heqë dorë nga sakrificat e njerëzve të lirë e të mirë.
U kërkoj mbështetësve të mi të vazhdojnë rezistencën dhe të luftojnë kundër çdo agresori të huaj sot, nesër dhe përgjithmonë.
Tregojuni njerëve të lirë kudo në botë se ne mund të kishim të kishim rënë në ujdi dhe të kishim shitur kauzën tonë në këmbim të një jete të sigurt e të qëndrueshme. Patëm shumë oferta për këtë, por ne zgjodhëm të jemi në pararojë të konfrontimit për shkak të nderit dhe detyrës.
Edhe nëse nuk fitojmë menjëherë, ne do t’u mësojmë brezave të ardhshëm se të zgjedhësh ta mbrosh atdheun është nder, e ta shesësh atë është tradhtia më e madhe që historia do të mbajë mend, pavarësisht përpjekjeve të të tjerëve për t’u bindur për të kundërtën”.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Amaneti i fundit i Gedafit
u tmerrova kur pash fotot e tij qe i kishin hapur neper forume te ndryshme dhe neper add intereneti te ndryshme
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Modelja Rea Beko mohon thashethemet e mediave italiane, per adhurimin ndaj Gedafit...
» Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët.
» Sms i Fundit Qe Keni Mar Sot
» Kohet e Fundit ...
» Te Rejat E Fundit Te Shkences ?
» Amaneti i presidentit amerikan Washington për shqiptarët.
» Sms i Fundit Qe Keni Mar Sot
» Kohet e Fundit ...
» Te Rejat E Fundit Te Shkences ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi