Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te Rejat E Fundit Te Shkences ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te Rejat E Fundit Te Shkences ? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

2 posters

Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Wed 1 Jul 2009 - 8:53

Asus prezanton monitorin e parë me Wireless-USB
Me pak kabllo nën tavolinën tuaj; seria e re EZLINK e monitorëve nga prodhuesi ASUS nuk përmban kabllo për t'u lidhur me kompjuter.


Transmetimi i të dhënave prej kompjuterit në ekranin LCD realizohet përmes Wireless USB. Megjithatë, kjo pajisje ofron kualitet dhe funksionalitet të njëjtë sikur modelet aktuale me kabllo, deklaron ASUS. Lidhja krijohet automatikisht.

Me një WUSB-Adapter përkatës mund të lidhen deri në 6 monitorë njëkohësisht. Për të dhëna të tjera teknike, çmimin dhe kohën e daljes në treg nuk kemi njohuri ende. Një model i tillë i paraqitur në panairin CeBIT punonte pa probleme.
http://www.mesazhi.com/images/news/11659.jpg
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Wed 1 Jul 2009 - 8:54

Stresi termik: Ditët e nxehta dhe me lagështi të rrezikshme për zemrën
Veçanërisht janë të rrezikuar të sëmurët kronik dhe meteoropatët, personat tek të cilët përkeqësimi i sëmundjes ose pengesat e ndryshme shëndetësore rregullisht paraqiten në kushtet e pavolitshme kohore.


Kokëdhembja, pagjumësia dhe shqetësimi janë shpesh pasojë e ndryshimeve të shpejta të temperaturës.

Ditët e nxehta dhe mbrëmjet me shi ndikojnë që edhe personat më të shëndetshëm të ndihen keq.

Ndryshimet e shpeshta veçanërisht ato që ndodhin brenda ditës, janë stres i vërtetë për organizëm i cili përpiqet të adaptohet. Shumica e njerëzve ankohen në simptoma të lehta dhe shqetësime, ndërsa individ ndiejnë marrëmendje të forta, dhembje, nauze . . .

Veçanërisht janë të rrezikuar të sëmurët kronik dhe meteoropatët, personat tek të cilët përkeqësimi i sëmundjes ose pengesat e ndryshme shëndetësore rregullisht paraqiten në kushtet e pavolitshme kohore.


SIMPTOMAT

Simptomat më të shpeshta që ankohen meteoropatët janë: çrregullimi i gjumit (pagjumësia ose gjumëvazhdimësia), lodhja, kokëdhembja dhe migrena, marrëmendja, dhembje në nyje me muskuj, probleme me ritmin e zemrës (më së shpeshti të rrahura të shpejtuara), frymëzërje, sulme astmatike, shqetësime, depresion dhe tension të lartë.

Përveç njerëzve të shëndoshë të cilët 24 deri 48 orë para ndryshimeve të kohës fillojnë të ndiejnë pengesa, tek një numër i madh i sëmundjeve kronike simptomat përkeqësohen në kushtet kohore.

Nxehtësia, që e ndiejmë këto ditë, negativisht ndikon te personat që kanë probleme me sëmunjdet e enëve të gjakut, për të cilat gjithashtu është tejet i rrezikshëm edhe era e nxehtë e cila mund të shkaktojë sulm në zemër ose në tru.

Nga ndryshimet e shpejta veçanërisht duhen të ruhen të sëmurët e zemrës ngase kur rritet lagështia e ajrit, zemra punon me vështirësi nëse ekspozohet mundit fizik.

Gjithashtu, këto ditë janë të rrezikshme për të sëmurët e sistemit të frymëmarrjes, personat me ulçer, të sëmurët psikik, dhe ata që vuajnë nga alergjitë.


ADAPTIMI

Meqë në kohë nuk mund të ndikojmë, na mbetet vetëm që të adaptohemi. Personat e ndieshëm duhet që rregullisht të përcjellin prognozën biometerologjike.

Mjekët tërheqin vëmendjen që personat e moshuar dhe të sëmurët kronik janë zakonisht mirë të përgatitur për këto periudha, sepse i përmbahen këshillës së mjekut dhe terapinë me ilaçe e adaptojnë me kushtet klimatike, dhe ndihma e shpejtë më së shpeshti intervenon tek njerëzit e rinj të cilët mendojnë se janë të shëndoshë dhe nuk brengosen për ndryshimet kohore.


NGADHËNJENI NXEHTËSINË

Gjatë kushteve të përkeqësuara biometerologjike vështirësitë më lehtë do t'i përballoni nëse u përmbaheni këtye këshillave: largohuni nga tollovia, pini mjaft lëngje, mbani syzet për diell dhe kapelë, veshuni në harmoni me temperaturën e ajrit.

Kripërat dhe mineralet që humbasni me djerësitje zëvendësoni me pemë dhe perime të freskëta, lëngje frutesh dhe pije ekzotike, si dhe me rëndësi është me respektuar përkufizimet e trupit tënd, që d.m.th. punët e rënda nuk duhet kryer në kohën e mesditës si dhe gjatë ditëve të rënda dhe të vështira në mënyrë gjenerale sa më pak duhet marrur me aktivitete të rënda fizike.

Nëse pengesat tuaja ose sëmundja primare është shumë e shprehur, sa më shumë pushoni dhe kaloni kohën më të madhe në hapësirë të klimatizuar.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga WebMaster Wed 1 Jul 2009 - 8:54

Alergjia është hipersensitivitet (mbindjeshmëri) ndaj substancave të caktuara, që reflektohet nga një reagim i tepërt i sistemit imunitar (sistemi mbrojtës). Sistemi imunitar me mekanizma të ndryshëm tenton të eliminojë substanca të huaja të cilat nuk “i njeh”, si mikroorganizmat; bakteriet; viruset etj. Një nga rrugët e veprimit të sistemit imunitar është prodhimi i antitrupave. Kur trupi takon një substancë të huaj për herë të parë, një tip i qelizave të bardha, linfocitet, prodhojnë antitrupa që ngjiten te qelizat mast, një tip tjetër qelizash të bardha të gjakut. Me ardhjen e pranverës rikthehen tek alergjikët simptoma të tilla, si sy që lotojnë apo që kruhen, hundë që rrjedhin, të teshtima, acarime dhe për rastin më të keq astma. Alergjia apo kundërveprimi alergjik është ai veprim që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm. Ajo që shkakton alergjinë quhet alergjen. Alergjitë mund të shkaktojnë shfaqjen e një sërë simptomave, të cilat varen nga sa serioze është alergjia. I njëjti alergjen mund të japë simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Nëse e njëjta substancë takohet prapë, alergjeni “ngjitet” te antitrupat në qelizat mast, duke shkaktuar lëshimin e disa mediatoreve, të cilat janë substanca kimike, që ndihmojnë për të shkatërruar agresoret. Mediatori kryesor i hedhur në gjak është Histamina. Kjo substancë sjell skuqje, fryrje ose ngushtim të hundës e rrugëve të sipërme të ajrit dhe ulje të presionit të gjakut. Në rast sulmi nga bakteriet a viruset, këta mediatorë mbrojnë trupin nga infeksionet, në këtë rast ato “hutohen”, “turbullohen” dhe kështu krijojnë një gjendje alergjie, e cila nuk paraqet rrezik për trupin e njeriut. Një nga problemet më të hasura nga mjekësia në reaksionet alergjike është poleni i barit, që sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshëm, qimet e kafshëve, puplat e shpendëve etj. Këtu futet urtikaria, disa forma ekzemash dhe dermatitesh e alveoliti alergjik e quajtur ndryshe dhe mushkëria e fermerit. Duke menduar se lëshimi, lirimi i këtyre mediatorëve, sjell mbireagimin e sistemit mbrojtës të organizmit tonë, atëherë duhet gjetur një forme për t‘i bllokuar këto mediatore, konkretisht histaminën, që përmendëm më lart. Ekziston një grup i tërë barnash të quajtura antihistaminikë ose antihistaminat. Ato bllokojnë veprimin e histaminës në receptorët H1. Këto gjenden zakonisht në enët e vogla të gjakut të lëkurës, hundës dhe syve. Pra parandalohet zgjerimi i këtyre enëve, duke ulur skuqjen dhe ënjtjen. Po ashtu ulin sekrecionet dhe rrjedhjen nga gjëndrat e lotit e të hundës. Nga gjaku antihistaminat kalojnë në tru, duke parandaluar vjelljen dhe mekanizmin e kollit. Por ato kanë edhe efekte anësore si tharje goje, turbullim shikimi e vështirësi në urinim, të cilat largohen pas një farë kohe, gjithashtu personat me probleme zemre a mëlçie mund të ndikohen nga to. Pas një farë kohe antihistaminat e mbajnë rinitin alergjik nën kontroll. Përveç tyre është edhe një grup tjetër i quajtur kortikosteroidet. Një teknike e re quhet desensitivizëm. Nëse barnat kanë fare pak efekt, atëherë injektohet alergjenti në sasi të ndryshme për të desensibilizuar sistemin imunitar. Veprimi me injeksione në seri, duhet thënë se konsumon shumë kohë dhe mund të japë një reaksion alergjik të rëndë e nuk është gjithmonë efektiv. E gjitha kjo do të thotë se industria e barnave ka tashmë diçka goxha të gatshme për të krijuar ilaçe të reja për alergjitë, duke u nisur nga gjeni i posazbuluar. Gjeni quhet GPRA dhe i përket një kategorie të veçantë gjenesh marrëse që kanë të bëjnë me proteinat. Kjo sjell një armë të re kundër alergjisë. Marrë nga “The Indipendent” Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë ¨ Hundë që rrjedhin apo të zëna ¨ Sy të kuq, të acaruar që të kruhen ¨ Kollitje ¨ Teshtima ¨ Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime të tyre ¨ Vështirësi në frymëmarrje ¨ Diarre ¨ Vjellje ushqimi ¨ Tharje dhe acarim i lëkurës Alergjia që vjen nga kompjuteri Është e njohur prej kohësh, që ata që janë të ndjeshëm ndaj rrymës elektrike, mund t’u shkaktohen shumë lehtë kundërveprime alergjike nga puna me kompjuter. Por një studim i ri i kryer në Suedi ka treguar se edhe njerëzit e shëndetshëm mund të marrin alergji duke qëndruar përpara kompjuterit. Eksperimenti tregoi që rrezatimi i ekranit e bën lëkurën të aktivizojë të ashtuquajturat qeliza maste, qeliza që sjellin kundërveprimin alergjik. Tek dy të tretat e të testuarve, të cilët ishin të ulur me shpinën përkundrejt ekranit, u vu re nga matjet prania e një sasie të lartë qelizash master. Pra lëkura është bërë gati për një kundërveprim alergjik. Alergjitë e tipit të astmës, ekzemës dhe alergjia prej barit shtohen nga rrezatimi i ekranit të kompjuterëve. Gjeni GPRA sjell astmën Hulumtuesit kanë gjetur një gjen që ka lidhje me astmën. Ky zbulim hap rrugën për ilaçe të reja si kundër astmës, ashtu edhe ndaj alergjisë. Pas një hetimi më të hollësishëm të disa të sëmurëve nga astma, doli se njëfarë gjeni në kromozomin shtatë ishte më aktiv tek ata, se tek njerëzit që nuk kanë astmë. Gjeni në fjalë shfaqet jo vetëm në bronke dhe mushkëri, por edhe në lëkurë dhe zorrë. Kjo mund të shpjegojë përse shqetësimet alergjike shpesh shfaqen si ekzemë ose si shqetësime në bark. Gjeni quhet GPRA dhe i përket një kategorie të veçantë gjenesh marrëse që kanë të bëjnë me proteinat. Rreziku për të marrë ndonjë alergji u shtohet njerëzve të shëndetshëm kur ulen përditë përpara kompjuterit. Si ta dallojmë alergjinë Shumë alergjikë nuk e dinë se janë të tillë deri në çastin kur trupi u kundërvepron në mënyrë alergjike. Të gjithë kujtojnë se po kalojnë një gjendje gripale. Por nuk është kështu. Në një rast të tillë njeriu duhet të shkojë të këshillohet me mjekun sepse ndonëse alergjia nuk mund të quhet drejtpërdrejtë si sëmundje, simptomat që të jep mund të marrin përmasa dramatike. Me anë të provave në lëkurë mjeku arrin të gjejë ndaj kujt kundërvepron trupi. Në këtë mënyrë alergjiku mund të përpiqet t´iu shmanget vendeve me alergjenë të fuqishëm, por kjo gjë nuk është gjithnjë në dorë të tij. Në këtë rast vuajtjet mund të pakësohen me marrjen e ilaçeve antihistaminike ose në raste të veçanta kortizoni. Sëmundjet e stinës Ilaçet antihistaminike mund të japin pasoja anësore si lodhje trupore, përkeqësim në përqendrim dhe në aftësi për të reaguar. Një mënyrë për kurimin e alergjisë është metoda e Hiposensibilizimit me anë të së cilës injektohen në trup doza të vogla alergjenësh ndaj të cilëve trupi i të sëmurit kundërvepron. Kjo është një përpjekje për të mësuar trupin me këto alergjenë dhe të mos të jetë kaq i ndjeshëm ndaj tyre. Hiposensibilimi injektohet përgjatë disa vjetëve. Në 80 % të rasteve jep rezultat. Gjithsesi duhet pasur kujdes sepse ato mund të shfaqin dhe efekte anësore. Si përfundim, mund të përmendim disa barna të tilla (antihistaminike) si: Acrivastine, Astemizole, Chlorpheniramine, Diphenhydramine, Loratadine, Promethazine, Triprolidine etj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Wed 1 Jul 2009 - 8:56

http://www.mesazhi.com/images/news/11539.jpg
Microsoft lëshon Service Pack 2 për Vistan
Microsoft, siç edhe ka paralajmëruar, ka lëshuar Service Pack 2 për sistemin e vet operativ Vista. Gjithsesi u rekomandojmë të gjithë përdoruesve të instalojnë këtë përmbledhje arnimesh dhe përmirësimesh.
Në mënyrë që të instaloni SP2, së pari në Vista duhet të keni të instaluar Service Packun e parë (SP1). SP2 në versionin për Vistan 32-bitëshe ka rreth 380 megabajt dhe sjell mbështetje për harduerin e ri si dhe përmirëson gabime dhe lëshime të shumta të sigurisë të cilat janë gjetur pas daljes së Service Packut të parë.

Listën komplete të risive në SP2 mund ta gjeni në faqet zyrtare të kompanisë Microsoft, e në mesin e ndryshimeve më të rëndësishme janë mbështetja për Bluetooth e Wi-Fi, mundësia e incizimit të dhënave në mediumet Blu-ray, kërkim më i përmirësuar dhe mbështetje për procesorët 64-bitësh të kompanisë VIA.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Wed 1 Jul 2009 - 8:57

Niveli i detit do të ngrihet më shumë se parashikimet
Specialistët e mjedisit paralajmërojnë se niveli i detit si pasojë e ngrohjes globale do të mund të ngrihet dy herë më shumë se parashikimet dhe kërkojnë marrjen e masave urgjen

Ekspertët e mjedisit paralajmërojnë për ngritje të nivelit të detit dy herë më shumë se parashikimet për shkak të ngrohjes globale dhe kërkojnë marrjen e masave urgjente.

Afërsisht 2 mijë ekspertë të ndryshimit të klimës u takuan në konferencën e organizuar në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë për të bërë punime mbi studimet e fundit që janë bërë mbi ngrohjen globale.

Ekspertët kanë rishikuar matjet dhe të dhënat e fundit dhe kanë arritur në përfundimin që niveli i detit do të mund të lartësohet dy herë më shumë se sa ishte parashikuar, pra rreth 1 metër.

Shkencëtarët ripërsëritën vërejtjen e tyre që nëse nuk reduktohet emetimi i gazrave që shkaktojnë efektin e serës, efekt që shkakton ngrohjen globale, pjesët e ulëta bregdetare, ku jeton 1/10 e popullsisë së botës do të mbeten nën ujë, si dhe do të ndikohet jeta e 600 milionë njerëzve.

Në raportin gjithëpërfshirës të Panelit të OKB-së për Klimën ishte bërë e ditur që në fund të shekullit niveli i detit do të ngrihet me 58 cm.

Edhe rezultatet e hulumtimeve të bëra në pole vënë në dukje se shkrirja e akullnajave, posaçërisht në Polin e Jugut, është në përmasa më të përhapura dhe më shqetësuese nga parashikimet e mëparshme.

Shkencëtarët paralajmërojnë për dështim të përpjekjeve për të mbajtur nën dy gradë rritjen e temperaturës globale dhe tërheqin vëmendjen që nuk janë të mjaftueshme as parashikimet e dy viteve më parë.

Vendet e industrializuara janë përgjegjëse për emetimin e 90% të gazrave që shkaktojnë efektin e serës. Vetëm SHBA-s emetojnë ¼ e gazrave të përgjithshme qe çlirohen në atmosferë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Sat 18 Jul 2009 - 10:19

Kromozoni Y drejt zhdukjes, meshkujt ne rrezik...
Ndoshta pas disa mijevjecaresh, ne Toke nuk do te kete me meshkuj. Nga studimi i kryer prej Kateryna Makova e Melissa Wilson eshte dale ne perfundimin se kromozoni Y, pergjegjes per trashegimine mashkullore, po degradon me shpejtesi te madhe ne krahasim me kromozonet e tjere.
Trupi i njeriut perbehet nga 23 cifte kromozonesh, 1 prej te cileve me shenjen XY. Te femrat, cifti 23 eshte XX, ndersa tek meshkujt XY. Eshte pikerisht ky i fundit qe po zhduket, pasi tashme ka vetem 200 gene nga 1100 qe ka kromozoni X. Deri tani nuk eshte gjetur nje shpjegim shkencor per kete ndryshim pasi me kalimin e kohes vihet re humbja e te dhenave gjenetike. “Edhe pse disa prej geneve te Y jane te rendesishem, ne nuk besojme se kromozoni mashkullor do zhduket plotesisht por edhe nese do te ndodhe, nje prej 22 cifteve te tjere te kromozoneve do veproje per t’u bere aktiv”, shprehet studiuesja Kateryna Makova.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Sat 18 Jul 2009 - 10:20

Dielli mbron gjunjet
Nese keni dhimbje kockash ne gjunje ka nje menyre per penguar demtimin e metejshem nga artriti: Mjafton te marresh rreze dielli edhe ne dimer.
Keshtu ka treguar nje studim i nje grupi kerkuesish te Universitetit te Tasmania, ishullit te madh australian, ku stina e ftohte eshte me e ashper se ne Evrope.

"Ekspozimi ne diell, ne qiell te hapur edhe pse me temperatura te uleta redukton rrezikun e artritit ne gjunje", thote nje prej kerkuesve ne studimin e publikuar ne revisten "Arthritis & Rheumatism", organ zyrtar i Kolegjin Amerikan te Rheumatology.

Studimi

Rreth 900 persona ne moshen 50-vjecare u vezhguan per te arritur ne kete konkluzion. Te gjithe personave iu be nje radiografi dhe nje rezonance manjetike ne gjunje. Me pas u pa perqindja e dhimbjes ne keto gjymtyre dhe u mat niveli i vitamines D qe rregullon kalciumin ne kocke. Pa ekspozimin e njeriut ne diell nuk mund te prodhohet kalcium ne trupin e njeriut.

900 personave iu kerkua qe te dilnin ne diell dhe pas tre vjetesh me pak se gjysma e tyre u kontrolluan dhe u vu re se perqindja e kalciumit ne trup ishte me e larte. Po ashtu ata thane se dhimbjet ne gjunje ishin reduktuar ndjeshem.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Sat 18 Jul 2009 - 10:21

Kujtesa zhvillohet qe ne barkun e nenes
Qe ne barkun e nenes, femijet zhvillojne nje lloj memorie afatshkurter qe permiresohet gjate kalimit te kohes. Keshtu tregon nje studim i publikuar ne revisten Child Development.
Nje ekip studiuesish holandeze te "Maastricht University Medical Centre" dhe "University Medical Centre St. Radboud" ka realizuar nje eksperiment te 100 gra shtatzena, duke kryer ne barkun e tyre nje seri stimujsh me ane te nje instrumenti per te matur rrahjet e zemres se fetusit. Per cdo stimul fetusi reagonte me levizje te trupit , ndersa pas disa kohesh per stimuj te njejte nuk levizte fare duke treguar se kujtesa tashme i 'sqaronte' se per c'lloj ngacmimesh behej fjale.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Sat 18 Jul 2009 - 10:23

Flokët e thinjura, lajm i mirë
Shkencëtarët dëshmuan se flokët në fakt zbardhen nga stresi, por që flokët e thinjura zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e kancerit. Flokët e thinjura janë rezultat i stresit, duke u shtuar presioni nga stresi, qelizat e rrënjës së flokëve dëmtohen dhe lënë flokët e thinjura, tregoi një studim.
Megjithatë, shenja më e dukshme e plakjes është edhe e dobishme. Shkencëtarët dëshmuan se flokët e thinjura zvogëlojnë rrezikun nga kanceri. Kur shkencëtarët japonezë studionin ndikimin e radioaktivitet në minj, kanë vërejtur se qimja e tyre zbardhej. Shkencëtarët theksuan se deri tek kjo erdhi sepse qelizat e rrënjës ishin të detyruara të plaken dhe shtuan prodhimin e melaninës që i jap flokëve ngjyrë.

Dr. David Fisher, drejtor i departamentit dermatologjik në shkollën mjekësore të Harvard, thotë se parandalimi i ndarjes së qelizave të rrënjës që bartë ADN gjithashtu ka dobi. “Kjo mund të parandalojë zhvillimin e kancerit që krijohet në bazë të qelizave të dëmtuara që rriten pa kurrfarë kontrolli”, tha ai. Shtoi se procesi i zbardhjes së flokëve në fakt mbron nga kanceri.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Sat 18 Jul 2009 - 19:07

sdi,smar vesh nga shkenca :mendoj:
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Sat 18 Jul 2009 - 19:12

nga shkenccc

ahhahahaha. lyej floket me limon
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Sat 18 Jul 2009 - 19:14

:hihi: hahahhaah elhamiu e une vras mendjen te gjej te rejat e shkences





:haha:
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Sat 18 Jul 2009 - 19:19

po mir mojjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj

lyej floket me limonn , sa bukur rrrinnn nuk levizin dottt si do i lesh ashtu do i keshhh

ja nje tjeterr, aty ku lendohesh apo ke me gjyr blu , lyej me niven sdo kesh me gjyr me
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Vizitor Sat 18 Jul 2009 - 21:51

Keni dal nga tema Do Ju lutesha ti permbahuni temes
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Anakonda Sat 28 Apr 2012 - 19:04

aaahahaahah ca te rejash
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te Rejat E Fundit Te Shkences ? Empty Re: Te Rejat E Fundit Te Shkences ?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi