Itali, dëbohet nga banesa familja shqiptare
Faqja 1 e 1

Bergamo, 25 tetor 2011, NOA- Momente tensioni kanë shoqëruar rrugën Carnovali në Bergamo, ku një familje shqiptare u dëbua nga pronarët e shtëpisë sepse prej më se dy vitesh nuk paguanin qeranë dhe faturat e përmuajshme, duke kapur kështu një shifër borxhi prej 16 mijë eurosh.
Pas katër paralajmërimeve, pronarët e shtëpisë u paraqitën te familja shqiptare së bashku me përfaqësuesit gjyqësor për të ftuar shqiptarët, babanë, nënën dhe djalin që qëndronin në Itali prej 22 vitesh që të linin banesën.
Por edhe pas kësaj familja refuzoi thirrjet duke u përgjigjur me fyerje.
Pas kësaj u thirr në ndihmë një farkëtar i cili arriti që të prishë bravën dhe të hapë derën.
Duke u konsideruar si situatë delikate, në vendngjarje ndërhyri edhe policia, ku pas më se 4 orë debat, sharje e fyerje, familja shqiptare la shtëpinë duke marrë nga banesa vetëm veshje dhe ushqime.
Kryefamiljari i cili është në moshën 65 vjeçare, theksoi se nga familja punon vetëm ai, si punëtor krahu, ndërsa i biri e humbi vendin e punës si barist, prandaj për ta ishte e pamundur pagesa.
Ndërkaq nga ana e pronarëve të shtëpisë kundërshtohej ky fakt, pasi thuhej se djalit i ishin ofruar disa herë vende pune, por ai i kishte refuzuar dhe se tani situata kishte arritur kulmin.
a.y/NOA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Similar topics
» Itali, arrestohen 12 shqiptarë
» Vrasja në Elbasan, familja e vajzës: S'i dinim problemet, të shtunën kthehej në Itali
» Itali, zhduket 30-vjecarja shqiptare
» Itali, shkaterrohet banda shqiptare
» Greqi, aksident, shuhet familja shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi