Banori i 7 miliardë i Tokës u lind në Filipine
3 posters
Faqja 1 e 1
Banori i 7 miliardë i Tokës u lind në Filipine
Në Filipine u lind disa sekonda pas mesnate banori i 7 miliardë i planetit tokë, megjithë këtë edhe rusët promovuan se ata janë të parët që regjistrojnë banorin e miliardit të ri.
Danika Mej Kamaço është foshnja që ka shënuar banorin që mbush 7 miliardin e popullsisë në Tokë. E sapolindura peshon 2,5 kg dhe u lind në spitalin Hoze Fabela në Manila, njoftoi France Press.
Ndërkohë edhe rusët kanë theksuar se në vendin e tyre u lind foshnja e parë që shënon një miliardë të ri në planetin tokë. Pjotr Alekseeviç Nikolaev u lind dy minuta pas mesnate në qytetin rus Kaliningrad. Përfaqësuesit e OKB-së sot nënës së fëmijës së lindur do ti dorëzojnë certifikatën zyrtare të titulluar si “I lindur në ditën e 7 miliardit”. Gjithashtu me këtë rast do të organizohet po në të njëjtin qytet një konferencë ndërkombëtare ku do të shpaloset edhe raporti botëror për popullsinë në Tokë.
OKB përmes analizave të saj ka paralajmëruar se në rast se vazhdon trendi i tillë i rritjes së popullsisë, planeti Tokë në vitin 2100 do të ketë 10 miliardë banorë, por nuk përjashtohet edhe shifra deri në 15 miliardë banorë. Para 2 mijë viteve, bota kishte 300 milion banorë, ndërsa në vitin 1999 u regjistruan gjashtë miliardë banorë në planetin tonë. Për çdo vit popullsia në botë rritet për 80 milion. (INA)
Kjo është vajza me numër 7 miliard
Mirësevjen në jetë, vogëlushe Danica. Dy minuta përpara mesnatës lindin në kryeqytetin e Filipineve, Manila, fëmija me numër 7 miliard. Përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara përshëndetën lindjen e saj. Ky natyrisht është një numër simbolik për shkak se në shumë vende nuk mund të matet numri i banorëve. Por mundësia që njeriu me numër 7 miliard të lindë këtë vit janë shumë të mëdha. Danica May Camacho megjithatë do e ketë një fat. Ajo ka marrë një bursë për studime të mëvonshme dhe prindërit do marrin një pagesë për të ngritur një biznes. Në këtë mënyrë bota është rritur me 1 miliard banorë në 12 vite. Fëmija 6 miliard lindi në vitin 1999 në Sarajevë. Adnan Nevic u shpall nga OKB si fëmija i 6 miliardtë. Por kjo nuk i ka sjellë aspak fat Adnanit dhe familjes së tij. Ata jetojnë në kufijtë e varfërisë me vetëm 1.25 dollarë në muaj.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Banori i 7 miliardë i Tokës u lind në Filipine
Kush është në të vërtetë banori i 7 mld i botës?
E vogël dhe e pafajshme, Danica Maj Camacho përshëndeti botën vetëm pak minuta pasi erdhi në jetë në një spital në Filipine. Megjithatë, lindja e Danica nuk është vetëm e rëndësishme për nënën Camille dhe babain Florante. Ajo tashmë është një banori i 7 miliardtë i botës. Por, pavarësisht se ia kanë dhënë zyrtarisht titullin, mjaft pretendime janë duke u bërë në vende të tjera, ku fëmijët e sapo lindur janë të 7 miliardët në planet.
Në Londër një bebe mashkull lindi në spitalin St Thomas u përshëndet si fëmija i 7 mld. Djali është quajtuar paraprakisht si Peter Bashir Yansaneh nga babai Amara Yansaneh dhe nëna Yasmin Karim.por Peter Bashir është vetëm një nga shumë të lindur rreth botës për t’u zgjedhur për të përfaqësuar momentin simbolik.
Në Indi, vendi i dytë më i populluar në botë pas Kinës, një vajzë e vogël me emrin Nargis ishte simbolika e fëmmijës së 7 mld. Një zyrtar i Bordit të Planit në Indi i paraqiti certifikatën e lindjes nënës së Nargis në Qendrën Shëndetësore të Komunitetit në Mall, rreth 28 milje nga Lucknoë.
Në Amerikë një foshnje e lindur nga 38-vjeçarja Miran Cin, me origjinë nga Korea e Jugut, mund të pretendojë po kështu titullin. Cin i vogël që ende nuk ka një emër ka lindur në spitalin Avista Adventiste në Louisville, Kolorado pranë Denver në 02:41 sipas kohës lokale.
Dhe një fëmijë i lindur në enklavën ruse të Kaliningradit mori një çertifikatë për të qenë fëmija i 7 mld i lindur. Nënës së Pyotr të vogël, Marina Nikolaeva, iu dha dokumenti në një ceremoni në spital.
Disa prindër të tjerë kanë festuar dhe fotografuar me fëmijët e tyre duke pretenduar të jenë të 7 mld në ceremonitë në të gjithë botën në SHBA dhe Japoni, ashtu si Danica. Filipine, e renditur e 12 si vendi më i populluar në botë, u bashkua me pjesën tjetër të botës ndërsa përshëndeti Danica si simbolikën e saj të bebit të 7 mld të lindur në një ceremoni të thjeshtë në spital. Danica ka lindur dy minuta para mesnatës. Nëna e saj tha se ‘ajo duket aq e bukur. Unë nuk mund të besoj se ajo është shtatë miliardë në botë’. Foshnja është fëmija i dytë për Camille dhe Florante, të cilët qëndronin në heshtje ndërsa televizionet dhe fotografët mbushën sallën për të marrë foto. Prindërit dhe fëmija janë përshëndetur nga zyrtarët e lartë të Kombeve të Bashkuara në Filipine, të cilët i dërguan fëmijës një tortë të vogël. Foshnja ka marrë dhe mjaft dhurata të tjera.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Banori i 7 miliardë i Tokës u lind në Filipine
hajd me jete te gjate ishalla
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Sulm terrorist në Filipine, 11 të vdekur
» Filipine, prite e rebeleve, vriten 11 ushtare
» Gjigand dhe vrases - krokodili i kapur ne Filipine
» Shumë shepjtë do të lindë fëmija i 7 Miliardë
» Kjo ndodh një herë në 1 miliardë... do habiteni!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi