Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shoqeria Virtuale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shoqeria Virtuale People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoqeria Virtuale

2 posters

Shko poshtë

Shoqeria Virtuale Empty Shoqeria Virtuale

Mesazh nga WebMaster Mon 31 Oct 2011 - 1:52

Viti 1992 Tim Berner Lee krijoi World Wide Web-in, krijoi bazat e internetit qe ne njohim sot dhe aktualisht eshte kryetari i organizates World Wide Web Consortium. Kjo eshte organizata qe mbikqyr ne nje fare menyre ecurine dhe standartet e internetit. Megjithese dhe vete Tim Berners Lee ndoshta nuk e di se ku do ta conte shoqerine njerezore 20 vjet me pas interneti. Interneti ka ndryshuar shume qe atehere dhe menyra se si ne e perdorim ate dhe si jetojme me te gjithashtu. Sot Facebook, Twitter, Google, Yahoo, jane disa prej faqeve qe kane ndryshuar rrjedhen e ecurise se internetit. Ka qene Google ai qe ka hedhur hapat e pare serioze ne fusha si motorrat e kerkimit, monetizimi PPC i faqeve nepermjet programit te tij AdSense, ka qene Yahoo qe ka hedhur hapat e pare ne krijimin e nje portali mbareboteror informacioni dhe per shume kohe ia ka dale me sukses derisa ne treg u shfaq gjenerata e re e nje interneti krejt te ri. Qe nga koha e Web 1.0 kur perdoruesi nuk kishte mundesi interaktiviteti me faqen interneti ka evoluar shume duke filluar qe nga enciklopedia me e madhe ne bote Wikipedia, ndoshta nga te parat faqe qe integroi me sukses standartet e Web 2.0. Por qe nga ajo kohe u shfaqen dhe faqe te tjera si altavista, lycos, te cilat hodhen bazat e nje interneti te rikonceptuar sipas standarteve te reja. Mbi bazen e ketyre faqeve u krijuan dy faqe te tjera Google dhe Yahoo te cilat me krijimin e tyre revolucionarizuan internetin. E megjithate sot ne 2010, faqet qe perdoren me shume jane social networket. Social networks si koncept eshte futur qe ne fillimet e viteve 2000 me krijimin e faqeve si MySpace. Por padyshim social network-et morren nje koncept krejt te ri me futjen ne loje te thefacebook.com. Ne vitin 2004 Marc Zuckerberger krijoi Facebook-un, qe atehere njihej si thefacebook.com. Facebook arriti qe nepermjet shumellojshmerise dhe sasise se informacionit qe ofronte te thithte sa me shume njerez nga e gjithe bota duke krijuar keshtu nje standart te ri jo vetem per social network-et por dhe per vete internetin dhe shoqerine virtuale ne pergjithesi. Madje sot mendohet se e ardhmja e internetit patjeter do jete nje super social network gjigand dhe kjo vertetohet dhe nga fakti qe nje tjeter gjigand si Google ka kohe qe po merret me krijimin e Google Me, nje social network i cili supozohet se do te rivalizoje ne permasa nje gjigand si Facebook i cili deri tani ka mbi 500 milione perdorues dhe rreth gjysma e tyre hyjne te pakten nje here ne dite ne faqe qe eshte nje tregues mjaft domethenes per te kuptuar se sa popullor facebook eshte realisht. Pra mesa duket e ardhmja e internetit do te jene social networks. Perfytyroni nje super rrjet gjigand informacioni, nje super portal ne te cilin do te mund te luani poker, do te mund te degjoni muzike, te chatoni me miqte tuaj, te komentoni fotot e tyre, etj. Por kjo nuk eshte gjithcka. Shoqeria njerezore nuk mund te ndertohet mbi bazen e nje bote virtuale si facebook, pasi facebook dhe te gjitha social networket ne pergjithesi perpiqen te bejne pikerisht kete, te terheqin dhe te bejne sa me shume njerez maniake te perdorimit te ketyre rrjeteve te njohjeve online duke harruar qe virtualizimi i tepert i shoqerise me kalimin e kohes do ti krijoje probleme kesaj shoqerie. Virtualizimi i shoqerise njerezore eshte nje dukuri qe po vjen ne nje rritje eksponenciale mund te thuhet mgjth jo e bazuar ne statistika zyrtare. Virtualizimi i cdo aspekti te jetes njerezore i privon njerezit nga egzistenca e tyre reale ne boten e vertete dhe krijon nje cyberworld ku secili “jeton” jeten e tij virtuale. Ekonomia e tregut ne nje treg mbareboteror si interneti eshte qe ekonomi gjithmone ne lulezim, ndoshta dhe per faktin se ligjet qe rregullojne marredheniet tregtare ne internet ne shume vend nuk egzistojne te plota. Duhet kuptuar qe vete interneti eshte nje biznes mbareboteror dhe si i tille ai perpiqet qe te nxjerre fitime. Cdo biznes i nxjerr fitimet e tij nepermjet klienteve te tij dhe ne rastin e facebook klientet e tij jane perdoruesit e tij. Cdo perdorues ne fakt perben nje reklame te gjalle per kompanite e shumta qe kane zgjedhur facebook si nje platforme reklamimi. Madje ndoshta facebook mund te jete dhe platforma me e mire e reklamimit qe egziston pasi vete sistemi reklamues di cdo shije tuajen dhe ju servir vetem ato qe ju pelqeni duke bere te mundur pakesim te kostove te teperta per reklamim ineficient dhe duke rritur ne menyre drastike nivelet e fitimit. Kjo eshte bota e krijuar nga facebook. Nje bote gjigande dhe pa kufij me pjesemarrje nga gjithe bota dhe ku ligjet e botes reale nuk gjejne zbatim. Kjo eshte shoqeria e re virtuale e internetit dhe kjo eshte vete e ardhmja e internetit.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shoqeria Virtuale Empty Re: Shoqeria Virtuale

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Feb 2012 - 3:02

Ku ke shoqeri ne ditet e sotme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi