Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të dua nëna ime! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të dua nëna ime! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të dua nëna ime!

3 posters

Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Të dua nëna ime!

Mesazh nga WebMaster Mon 7 Sep 2009 - 5:03

Pranvera me aromën e saj të këndshme mbulon hapësirën dhe cicërrima zogjësh të japin ndjenjën se gjithcka mer një formë të bukur lindjesh. Nga ballkoni im vështroj gjithcka me një përmallim të vecantë sepse pranvera zgjon në mua ndjenjat e mallit për gjërat e shtrenjta në jetën time. Fytyra me rudha e nënës time ditëve të fundit më është fiksuar me një fuqi të papërshkrueshme dhe mijëra caste më lidhen me fytyrën e një nëne shqiptare që kishte një fat të mallëngjyeshëm ngaqë babai si aq shumë të tjerë ishin detyruar që të dalin nga shtëpia në kërkim të nje egzistence më të mirë. Mar një foto në duar dhe thellohem në shprehjet e fytyrës së saj dhe shikimi i saj më kaplon të tërin, emocionet përshkojnë trupin tim dhe e vërej se frymëmarja më bëhet më e rëndë.
Të gjesh fjalët për të përshkruar një nënë nuk është aspak e lehtë, por cfarëdo që të thuash mund të tingëllojë bukur sepse është një qenie aq e mrekullueshme saqë vetëm mendimi për të është i mjaftueshëm. Kur e pashë herën e fundit doli të më përcjellë si gjithmonë me hapat e saj të ngadalshëm, hapa që në vete mbajnë një urtësi shqiptare. Më shikoi shumë gjatë në sy dhe pashë se se mezi përmbahej, si duket përcjelljet e saj ishin tepëruar, ajo gjithmonë kishte mbetur me kokë nga dera për ti thënë dikujt një lamtumirë, përshëndetje ndarjesh që dhembin shumë. Më përqafoi fort me një përqafim që mbetet i njëjtë nëpër vite, nuk ka rëndësi se cfarë moshe ke, cfarë profesioni. Nuk ka rëndësi se sa do të zgjasë një rrugë, se cfarë klime ka zemra yte, se ke apo nuk ke probleme,ndjehesh mirë apo keq, sepse dashuria e nënës është një dashuri e përjetshme, dashuria më e sinqertë dhe e pastër që mund t'a gjesh. Kjo dashuri është e pastër sepse je një qenie e barkut të saj dhe kjo lidhje magjike është e pashkëputshme, ajo është lidhja më kuptimplote që mund të ketë në këtë planet. U ndava prej saj edhe një herë dhe shpirti m'u këput, në ato momente nuk vlejnë të gjitha të hollat e perendimit, të gjitha planet për një jetë më të mirë, gjithcka është aq e thatë saqë të duket se nuk ke fuqi të ecësh përpara.
Koka e saj mbeti prapa dhe dikur e shihja vetëm si hije nga pjesa e prapme e makinës ku isha ulur dhe në ditarin tim shkrova këto fjalë : Nënë e dashur e di që jeta të ka rënduar që në rini dhe ajo ka qenë e padrejtë me ty. E di që zemra yte është bërë një lum vuajtjesh e përcjelljesh, por e lus edhe një herë zotin që të jesh gjallë kur të kthehem, sepse ti duhesh të jesh duke pritur tek dera e vjetër që fsheh aq shumë mall, ashtu e bukur dhe magjike sic mund të jetë vetë një nënë."
Nënë e dashur sot kam një mall të vecantë për ty, këtu në gurbet ka momente kur jeta mer një formë tepër të mërzitshme dhe mjafon një rresht i një kënge që disponimi të perëndojë.
Shpeshherë më duket se të kam ngelur borxh dhe nuk të kam shprehur dashurinë time, por dua të të them që ajo është e thellë sepse nënat shqiptare e meritojnë këtë shumëfish, jo ngaqë janë më të vecantat e botës por ngaqë hsitoria e tyre është vecanërisht e dhimbshme,
por njëkohësisht edhe kuptimplote sepse të rrallë janë ata popuj që kanë nëna kaq të durueshme që kanë përjetuar aq shumë varfëri, vuajtje dhe nënçmime. Të them ty o nënë ime shqiptare se je mendimi më i bukur, ti je engjulli im,e di që në cdo moment të jetës sime të kam pranë, sepse e kam të qartë që cdo natë kur të flesh do të mendosh se a më ka zënë gjumi, se a thua do të jem pranë teje një ditë e më parë . Nëna ime ti je pjesa e më e bukur e ëndrrave të mia, ti je përshëndetje ime mëngjesore, ti je malli por edhe krenaria ime dhe në fund për ty e them fjalën e urtë më të bukur që kam dëgjuar në jetën time :
"Zoti nuk mund të jetë kudo, prandaj ka krijuar nënat"
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Re: Të dua nëna ime!

Mesazh nga Gjakush Tana Mon 7 Sep 2009 - 5:13

NËNA !



Ajo ishte shtrirë në spital e lengonte
ne mbremje sa keq erresira pa henë
Vete zemra ime pa ndal lengonte
se kisha dhembje te madhe per nënë !

Ajo me grahma numronte ditët
Unë meit i qendroja mbi kokë me shami
Kush mund te kuptonte se vitet
na ndanin me mall e me zi!

Dhe, trokiti ai cast , mbeta i vetmuar
pa vellezer, pa motra, si zog ne humnerë,
As nëna e babai më s'më kanë vizituar
i kujtoj ne shkrime sikur hyjnë ne derë...!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Re: Të dua nëna ime!

Mesazh nga Gjakush Tana Mon 7 Sep 2009 - 5:14

2.


Ajo gjithmon me uratën në shpirt më tha : Udhembarë !
Tek u nisa shtigjeve të jetës të arrij një cak !
Kush e di sa herë shpirti i rënkoj e zemra i qe ndarë
Kush e di sa herë i pata hyrë në hak!

Ajo me dashuri nëne më thosh të marr bashkfshataren
kur unë endesha nëpër qytete ku ndiqja shkollimin !
Pranova dikur të plotësoj dëshirën e saj : Për bashkëudhetaren !
Dhe, harrova shumë çaste jete që shkundën ledhatimin!

Por, trokiti një çast , dhe të gjithë i shkundi si gjethet
kur fryn era në vjeshtë dhe i mbledh në humnerë !
Me katër bonjaket mbeta - une babai , të më rrokin ethet !
Duke pritur të shikoj ate trup nene - që të hyjë në derë...!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Re: Të dua nëna ime!

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Dec 2009 - 11:06

Nena

Sa e madhe ishe moj nene,
E me cfaqesh kudo qe jam;
Ne ballin tend kish nje vend
Sa krejt jeta ime qe qon!


Une qe isha i djallezuar,
Ne perleshje,me sherr e i ngaterruar;
Te shkaktova shume telashe,
Ti kurre s`me le te vetmuar.


Nje dite, me traste ne krahe
Me nise per ne horizontin tim;
Ne balle shkelqimin tend,
Ne zemer bartja bekim.


Kaluan muaj dhe vite
Decenje, qe s`i mbaje mend;
Ne zemer te bartja moj nane,
Ne shkolle,ne loje e ne kuvend.


Kur kisha provimin e fundit,
Ne anderr, ne salle te kam pa;
M`u cfaqe si nje yll
Nga gezimi, shume kam qa!


Tash ,qe prehesh ne amshim,
Une te kam prane-megjithese s`te kam;
Lengon ky shpirti im,
per vitet qe na ndane.


Kur te vjen vjeshta ime,
Le te jete nje dite pa shi;
Le te bjen puhize e lehte,
Te me merr e me bie te ti.


Ta shoh edhe nje here nanen,
Qe me bani kamb e dore;
Te qmallemi ne perqafim,
E te shkojme ne rrugen tone.


Nipat e mbesat tua,
le te luten kur te vijne;
Nje lutje per gjyshen
Nje per shpirtin tim.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Re: Të dua nëna ime!

Mesazh nga Vizitor Thu 17 Dec 2009 - 11:13

Të dua nëna ime! 185512
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Re: Të dua nëna ime!

Mesazh nga Aristogata Thu 17 Dec 2009 - 11:17

TE LUTEM ME PERQAFO SI FEMI TI ME LEDHATO
DUA ZEMREN TA NDJEJ NENA IME
TI JE FORCA ME E MADHE QE KAM
JAM ME TY EDHE KUR STE KAM PRAN
VETEM NUK DO JEM NENA IME
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Re: Të dua nëna ime!

Mesazh nga Vizitor Thu 17 Dec 2009 - 11:18

te dua nena ime,qe me le qe te vogel ne kete bote Të dua nëna ime! Icon_sad
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Re: Të dua nëna ime!

Mesazh nga Vizitor Thu 17 Dec 2009 - 11:22

te dua nona ime dhe kur nuk dote haroj Të dua nëna ime! Icon_sad
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Re: Të dua nëna ime!

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Dec 2009 - 11:30

Shpirti im është

përmalluar
Është tretur bërë shkumë
Ka shumë kohë s’të kam takuar
Të dua nënë të dua shumë.

2.
Syri im

është duke qarë
Po rrjedh lot tamam si shi,
ka shumë kohë që s’të kam parë
ka kohë nënë që s’rri me ty.

3.


Veshi im është shurdhuar
është bërë porsi bori,
zërin tend më s’ka dëgjuar
shërohet nënë po t’dëgjoi

ty.

4.
Goja ime rri e heshtur
ska dëshirë të nxjerr më fjalë
shpirti im është shumë i etur
e dogji

malli për ty o nënë.

5.
Zemra ime digjet flakë
nga malli u bë hi e shkrumb,
të kujtoj unë ditë e natë


dua nënë të dua shumë.

6.
Dora ime më nuk shkruan
rri e ngrirë porsi një shkëmb,
zemra ime për ty

vuan
shpirti nënë për ty më dhëmb.

7.
Këmba ime s’do të ecë
si një lis qëndron në vënd,
s’di ç’të bëjë

këmba e shkretë
do të vij në drejtimin tënd.

8.
Ti je yll që shumë ndriçon
mëshira e Zotit mbi

tokë,
ti je ajo që më gëzon
pa ty s’ka kuptim kjo botë.

9.
Ti je hëna që dritë bën
me këtë dritë gjej

rrugën unë
ti çdo dhembje ma shëron
të dua nënë të dua shumë.

10.
Me përgjërim zemra ime
të lutet çdo

ditë o Zot
mëshiro Ti nënën time
dhe të gjitha nënat në botë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të dua nëna ime! Empty Re: Të dua nëna ime!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi