Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
FBI-ja në ndjekje të “Juggalos” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
FBI-ja në ndjekje të “Juggalos” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FBI-ja në ndjekje të “Juggalos”

Shko poshtë

FBI-ja në ndjekje të “Juggalos” Empty FBI-ja në ndjekje të “Juggalos”

Mesazh nga Emona Wed 2 Nov 2011 - 22:49

FBI-ja në ndjekje të “Juggalos” Fansa_0311110950_1

Washington, 3 nëntor (The Guardian) – Fansat e hip-hop grupit amerikan “Insane Clown Posse” janë edhe zyrtarisht një bandë. Raporti i ri i policisë federale - FBI ka kategorizuar “Juggalos” si një “bandë e organizuar lëvizëse", duke pasur parasysh dhunën që ata përdorin, aktivitetin e tyre kriminal dhe "sjelljet prej bande".

Fansat e “Insane Clown Posse”, të cilët e thërrasin veten “Juggalos”, për më shumë se dy dekada kanë fituar reputacionin për “përballje me dhimbjen” duke bërë moto dhe aktivitete të ndryshme. Bendi dhe fansat e tij të cilët - të koncentruar më së shumti në Michigan - janë bërë si një lëvizje e madhe edhe në Britaninë e Madhe përmes rrjetit social “Facebook”, ku edhe kanë hapur një faqe ku kanë më shumë se 600 anëtarë.

Tashmë kur “Juggalos” janë edhe zyrtarisht “nën përcjellje policore pasi që kanë rënë ndesh me ligjin”, pritet të shihet nëse rrjeti i tyre do të zgjerohet. “Juggalos” shumë herë ka tentuar që të fusë skenat e dhunshme përfshirë edhe gjuajtjet me armë që kanë ndodhur në janarin e këtij viti.

“Duke u bazuar në të dhënat që janë paraqitur në raport është argumentuar se një grup i vogël i “Juggalos” është duke u formuar në atë mënyrë që më shumë ngjan në një organizate kriminale”, thuhet në raportin e FBI-së.

Tutje në këtë raport thuhet se këta fansa janë edhe një rrezik për shoqërinë pasi që “përdorin dhunën, konsumojnë dhe shesin drogë dhe janë një masë shoqërore destruktive dhe e dhunshme në shoqëri”.

Teksa raporti ka skandalizuar më së shumti Michiganin dhe disa qyteza të vogla britanike, ku kjo muzikë dëgjohet më të madhe, vetë bendi i përbërë nga dy reperë të cilët deri më tani kanë më shumë se 20 mijë fansa besnikë në mbarë botën. “Insane Clown Posse” që njihen edhe me shkurtesë ICP është mburrur disa herë që ka reputacionin e një bendi të frikshëm ani pse e kishte cilësuar veten si grup i krishterë. Skandali kryesor i fansave të këtij grupi që nxiten nga tekstet e këngëve të mbushura përplot me dhunë ishte në vitin 2006, kur Jacob D Robida, një fans i vetëshpallur “i çmendur pas ICP-së” kishte qëlluar të dashurën e tij. Pas kësaj menaxheri i bendit kishte reaguar duke thënë se “dhuna shpesh është mjet për të zgjidhur problemet që kërkojnë dhunë, porse ‘Juggalos’ është një bend që nuk duron fëlliqësira”.

E në orët e mbrëmjes ka reaguar edhe i vetëquajturi shef i “Juggalos”, Jake White, duke thënë se grupi i fansave të ICP-së është hidhëruar me këtë që ka bërë FBI-ja pasi që, sipas tij, “Juggalos” është një familje e drejtë.

“Ata fansa janë njerëz që do të vdisnin për dikë që kurrë s’e kanë takuar. Vetëm dhe vetëm pse atij personi mund t’i ketë ardhur diçka në majë të hundës”, ka shkruar White.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi