“Balerina e bronztë” e Degasit, pa blerës
“Balerina e bronztë” e Degasit, pa blerës
NEW YORK, SHBA – Një skulpturë e bronztë balerine, e impresionistit francez Edgad Degas, nuk ka gjetur blerës gjatë ankandit të organizuar nga “Christie” ne New York për artin impresionist dhe modern. Kjo skulpturë vlerësohej para ankandit se do të shitej prej 25 milionë deri në 35 milionë dollarë. Ankandi është mbajtur të mërkurën, mirëpo nuk ka pasur ofertues për skulpturë. Skulptura pasqyron një balerinë në këmbë, me një lidhëse sateni flokësh dhe veshje tekstili. Origjinali ishte bërë nga dylli. Pas vdekjes, më 1917, trashëgimtarët e Degasit i kishin lyer 28 punime të tij në bronz, raporton Reuters. Shumica ndodhen në muze. Dhjetë prej tyre janë tek koleksionistët privatë, përfshirë atë që u ofrua nga “Christie”.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Balerina e parë 115 kg që kërcen në tub
» Klaudia, prima balerina
» Balerina vritet aksidentalisht në klubin e natës, nëna tenton të vetëhidhet nga kati i 5
» Klaudia, prima balerina
» Balerina vritet aksidentalisht në klubin e natës, nëna tenton të vetëhidhet nga kati i 5
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi