Sot, 103 vjetori i Alfabetit të shqipes
2 posters
Faqja 1 e 1
Sot, 103 vjetori i Alfabetit të shqipes
Manastir, 14 nëntor - Në Manastir sot shënohet 103 vjetori i Kongresit të Alfabetit, por sivjet me rastin e kësaj feste nuk është organizuar ndonjë manifestim zyrtar.
Një grup studentësh shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera sot të organizuar do të marshojnë drejt Manastirit, për të shënuar dhe festuar përvjetorin e Kongresit të Alfabetit, të 14 nëntorit të 1908,bën të ditur INA.
“Së paku këtë ditë t’i nderojmë dhe t’i gëzojmë ata shqiptarë që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do t’i përmirësojë gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë. Para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faj i joni dhe politikanëve shqiptar, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse”, theksojnë organizatorët e marshit.
Ata mbrëmë morën pjesë në koncertin e organizuar nga shoqëria “Estrada”, duke qenë pranë shqiptarëve të Manastirit.
Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.
Më 14 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar që kishte tubuar në Manastir, të gjitha personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Sot, 103 vjetori i Alfabetit të shqipes
Shpresoj qe te behen shekuj me krijimin e gjuhes tone.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shkenca të ndryshme dëshmojnë lashtësinë e shqipes
» Shkenca të ndryshme dëshmojnë lashtësinë e shqipes
» Eqrem Çabej dhe lehtësimi i shqipes së shkruar
» Historia e Alfabetit te Gjuhes Shqipe.
» A mendoni se shqipes i mungon fjalori i trashëguar detar ?
» Shkenca të ndryshme dëshmojnë lashtësinë e shqipes
» Eqrem Çabej dhe lehtësimi i shqipes së shkruar
» Historia e Alfabetit te Gjuhes Shqipe.
» A mendoni se shqipes i mungon fjalori i trashëguar detar ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi