Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket

5 posters

Shko poshtë

Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket Empty Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket

Mesazh nga Emona Wed 16 Nov 2011 - 4:44

Mos guxoni të talleni me ata që vuajnë nga dashuria. Nëse dikush ju thotë se është keq fizikisht, për këtë motiv duhet ta besoni. Sepse dashuria në tru bashkohet me dhimbjen: zonat cerebrale që aktivizohen kur vuajmë nga një zhgënjim në dashuri janë të njëjtat me ato që aktivizohen kur provojmë një dhimbje fizike. Kështu tregon një kërkim i publikuar nga “Proceedings of the nacional Acadeymy of sciences”, i zhvilluar nga psikologia kaliforniane Naomi Eisenberger me 122 vullnetarë.

Studimi

Dhimbjet e dashurisë në të vërtetë janë rikrijuar në laborator përmes një loje, ku pjesëmarrësi përjashtohej herë pas here nga të tjerët: d.m.th., një simulim i refuzimit social. Kur personi refuzohej, rezonanca manjetike funksionale tregonte se nisnin të viheshin në funksionim ato zona të trurit kur kemi një dhimbje fizike, e që aktivizohen kur vritemi apo kemi një shqetësim të vazhdueshëm. “Pacientët me një dëmtim në këto zona e ndiejnë fizikisht dhimbjen, por e përjetojnë në mënyrë të veçuar”, - sqaron Eisenberger. Ndërkaq, Donatella Marazziti, e departamentit të psikiatrisë të Universitetit të Pisas, që prej vitesh studion biologjinë e dashurisë, komenton: “Nuk mrekullohem aspak, se baza biologjike për dhimbjen fizike dhe atë psikologjike është e njëjta.

Ne nuk përdorim sisteme të pafundme për funksionet tona, ndaj për situata të ngjashme përshtatemi dhe aktivizojmë një cirkuit të vetëm. Nga ana tjetër, vlera e thellë e dhimbjes, reale apo psikologjike, është një e vetme: na sinjalizon se duhet të evitojmë diçka që mund të na dëmtojë”. Nëse uji është i zier apo një lidhje është e gabuar, kjo shumë pak i intereson trurit: sinjalet që dërgon janë identike. Aty aktivizohen të njëjtët receptorë cerebralë, ku vepron morfina dhe ilaçe të tilla të ngjashme, që jo rastësisht heqin dhimbjen fizike, por edhe stresin emotiv që e shoqëron.

Predispozita gjenetike

Të dhënat e mbledhura nga Eisenberger shkojnë edhe më tej: psikologia ka treguar se ka nga ata që janë gjenetikisht të predispozuar për të vuajtur më shumë. Duke studiuar vullnetarët e saj, e kuptoi se një variant i gjenit lidhej në mënyrë të pashmangshme me një tendencë që e vuan më shumë refuzimin social: zonat cerebrale aktive zgjeroheshin dhe personi në fjalë ndihej vërtet keq. Në këtë pikë, përpjekjet për të kuruar dhimbjet e dashurisë me ilaçe që luftojnë dhimbjet, mbi të gjitha nëse jemi “shpirtra gjenetikisht të ndjeshëm”, është shumë i madh. “Do të ishte e tmerrshme: të jesh keq për shkak të dashurisë na shërben për të mësuar të zgjedhim personin e gabuar, vetëm nëse dhimbja kthehet në depresion është e detyrueshme të ndërhyhet. Dashuria nuk duhet të manipulohet”, - thotë psikiatrja.

Në teori, mënyrat për ta bërë janë këto: përveç opioideve, në fakt dashuria modifikon nivelet e serotoninës, të peptideve si

ositocinës e vasopresinës, që ushqejnë trurin tonë. Me pak fjalë, të gjitha sisteme për të cilat kemi apo janë ende në studim ilaçe të ndryshme. Por ilaçet për të kuruar dashurinë nuk është se nuk kanë asnjë rrezik. “Mjafton të mendosh se çfarë ndodh kur kurojmë depresivët, me ilaçe që veprojnë edhe mbi sistemet e përfshira në biologjinë e dashurisë: disa pasi shërohen, dashurohen sërish, të tjerë nuk i rikuperojnë kapacitetet afektive”. “Kur dashurojmë, aktivizohen të gjitha zonat cerebrale ‘sociale’, d.m.th., rreth 80 për qind e trurit. Të ndërhysh nga jashtë mbi një emocion kaq kompleks, rrezikon të provokojë efekte të paparashikueshme”, - përfundon psikiatrja. Sipas shkencëtarëve amerikanë, e vetmja mënyrë për të mos e dëmtuar shëndetin mendor në raste të tilla është ajo që të kemi një lidhje të gjatë e të lumtur.

Përndryshe, një eksperiencë martesore negative dhe problematike çon në mënyrë të pakthyeshme në çrregullime psikofizike. Për shembull, për shumë vite me radhë studimet kanë treguar se ata që janë beqarë kanë një rrezik më të vogël për t‘u sëmurur në mënyrë serioze dhe si ata, edhe personat që kanë fatin të jetojnë për gjithë jetën në krah të njerëzve të duhur. Për gjithë të tjerët këshilla e ekspertëve është: “Të punosh shumë deri sa martesa funksionon dhe ka jetëgjatësi, me kusht që kjo të mos jetë një lidhje shkatërruese”. Christine Northan, përgjegjëse e "Relate", organizata kryesore britanike që i dedikohet këshillimit për çifte, shpjegon se nëse njerëzit kanë një martesë të lumtur, janë më të shëndetshëm.

Shumë rrallë kanë probleme me shëndetin dhe vdesin më pak nga sëmundjet e zemrës, sidomos infarkti. Kush zgjedh të martohet për herë të dytë pas një divorci, është e detyrueshme ta zgjedhë me kujdes partnerin dhe t‘u qëndrojë larg njerëzve që në çfarëdolloj mënyre të kujtojnë lidhjen e vjetër. Sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias, faktori më i rëndësishëm për "lumturinë martesore" të grave është ai që bashkëshortët të përfshihen në emocionet e tyre dhe kjo është madje edhe më e rëndësishme se sa ndarja e detyrave. Të tjerë kanë studiuar lidhjen mes nivelit hormonal dhe stabilitetit të çifteve.

Në Ohajo, një grup çiftesh u studiua për 10 vjet. Te partnerët, që më pas u divorcuan, u vu re një nivel i lartë i hormoneve të lidhura me stresin, si adrenalina. Këto nivele ishin më të dukshme sidomos te gratë. Ato shfaqnin shenja të tensionit të lartë, edhe pse çiftet nuk deklaronin probleme të veçanta. Një kombinim hormonal që jep stabilitet? Sipas kërkuesve të Universitetit të Pen, kjo varet nga testosteroni.

Nëse te meshkujt është më i ulët se normat mesatare dhe te femrat është më i lartë, lidhja funksionon. Dhe, ajo u ofron mbështetjen e duhur. Zakonisht subjektet me një martesë të dështuar mbi shpinë vuanin më shumë nga sëmundjet kronike (përfshi këtu edhe kancer dhe probleme kardiake), me një mesatare rreth 20 për qind më të lartë se ata që kishin zgjedhur të mos martoheshin asnjëherë. Për më tepër, nëse mendoni se rifillimi i jetës të ndihmon të rimarrësh veten, gaboheni: nga kërkimi ka dalë se përqindja e rrezikut për ata që martohen pas një ndarjeje nuk ulet fare, por zbret në kuotën 12 për qind.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket Empty Re: Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 16 Nov 2011 - 5:09

Epo fizikisht normalisht e di ku te dhemb vendi dhe do gjesh nje kure nje mjekim per te kaluar ajo ndersa shpirterisht veshtire te gjendet ilaci madje as personi vete qe e vuan s'di se c'ka e si ta perballoje ate...Normale besoj
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket Empty Re: Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket

Mesazh nga Space Sun 20 Nov 2011 - 23:59

Me e keqja e ksaj vuajtje eshte se ska ilace
Space
Space
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne levizje
Postime Postime : 1354
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Informatika

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket Empty Re: Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket

Mesazh nga Arabela Tue 22 Nov 2011 - 22:03

kush e di qe po shkakton dhimbje dhe prape e ben zoti ju befte ndihme,,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket Empty Re: Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket

Mesazh nga Anakonda Wed 8 Feb 2012 - 19:10

Nuk mund ti sherosh dot keto vuajtje jo per gjo.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket Empty Re: Vuajtjet shpirterore, me te medha se fiziket

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi