“Gjergji i Arbërisë”
“Gjergji i Arbërisë”
Shtëpia botuese “Libri shkollor” këto ditë e botoi librin për fëmijë në prozë “Gjergji i Arbërisë” të Avni Deharit.
Subjektin, që shtjellohet në këtë libër, autori, Avni Dehari e ka vendosur në shekullin XV, në motin e madh të Arbrit.
Heroi kryesor është Gjergj Kastrioti, që në libër e mban emrin Gjergji i Arbërisë. Jeta e Gjergjit të Arbërisë paraqitet që para lindjes e deri te dorëzimi peng.
Libri që ndahet në katër pjesë: “Dragoi i Arbërisë”, “Shpata e Arbërisë”, “Kobra” dhe “Fermani”, lë të kuptohet se duhet të vazhdojë me kthimin e Gjergjit në Arbëri për të luftuar kundër pushtuesit më të egër të kohës.
Libri shquhet edhe pwr përgatitje tw mirw teknike dhe shoqërohet me ilustrime profesionale tw realizuara nga piktori Uran Bahtijari.
Avni Dehari shkruan kryesisht për fëmijë. “Gjergji i Arbërisë” është libri i tij i tetë.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi