Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në ndjenja nuk egziston faji!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në ndjenja nuk egziston faji!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në ndjenja nuk egziston faji!

2 posters

Shko poshtë

Në ndjenja nuk egziston faji!  Empty Në ndjenja nuk egziston faji!

Mesazh nga Darius Thu 17 Nov 2011 - 9:45

• Për gjithë botën je dikush, por mos harro se për ndokend ndoshta je e gjithë bota!

• Dashuria e sundon mbretërinë e saj, pa shpatë.

• Çdo gjë kur shtohet i humb vlera, përveç edukatës, e cila sa më shumë shtohet bëhet bëhet edhe më e shtrenjtë!

• Dashuria është flaster që vendoset në plagën e jetës!”

• Heshtja ka një zhurmë ndonjëherë që thyen eshtrat e saj!

• Kush e don Allahun çdo gjë që sheh, e sheh të bukur.

• Plaga e armikut përgjak trupin, plaga e mikut përgjak zemrën.

• Njeriu ndodh të shes diç që ka blerë, por nuk e shet dot zemrën që ka dashur.

• Në ndjenja nuk egziston faji aspak?!

• Jeta jote duhet të paraqes një betejë fitimtare…

• Kurrë, as edhe një herë në jetën tënde mos thuaj “kurrë”.

• As edhe një herë në jetën tënde mos thuaj “nuk mundem”

Këto dy fjalë shlyeji nga fjalori yt.

• Për atë që beson Zotin, asgjë s’është e pamundur.

• Edhe po të duhet dikë ta dënosh fizikisht, mos e mbaj në shpirt, fale me zemër dhe lutu Zotit për të.

• Një ditë syri pyet lotin ...

- Lot, ti gjumin pse ma prish ?
I pafajshëm loti tha:
pyete zemrën që ta dish...

Kurse zemra heshti dhe nuk tregon,
atë që në mbrendësi të saj,
pa lot, loton…

• Të gjithë flasin për shpejtësin e dritës, por asnjë nuk mendon se errësira ishte e para, para se të vijë drita...!!

• Kush nuk ka trokitur në zemër më kotë i bie derës.

• Ndodh që dikush pret shiun vetëm të mos qajë vetëm.

• Nëse dëshiron të jesh i lumtur, mësohu së pari të vuash!

• Ata që nuk e mbajnë mend të kaluarën, janë të dënuar të përsërisin!

• Të thyesh zemrën e dikuj qoftë edhe i pa fe do të thotë ta mërzitesh All-llahun!

• Preferoj një armik që sinqerisht më urren,
se sa një mik që më gënjen duke më thënë se më don…

• Pyeta një lule, një zog dhe një njeri se ç’është dashuria…
- lulja lulëzoi,
- zogu cicëroi kurse
- njeriu vajtoi.


• Lufta sprovon trimin....
• Zemërimi sprovon të diturin...
• Fatkeqësia sprovon shokun...
• Dashuria sprovon të dashuruarin…
• Loti sprovon syrin…
• Zemra sprovon shpirtin…
• Jeta sprovon secilin…


• Ndoshta Zoti do që ti të takosh disa njerëz të gabuar përpara se të takosh të duhurin, kështu që t‘i jesh mirënjohes.

• Jepni lajme të mira, mos urreni, lehtësoni dhe mos vështirësoni!

• Një mëkat që të përul, është më i dashur për Zotin, sesa një bindje, me të cilën mburresh....!

• Dashuria është një oqean ndjenjash që rrethohet nga shpenzime të vazhdueshme.

• Jam trishtuar për faktin që e gjithë bota është më e ftohtë se dimri, kur ti ke nevojë për ngrohtësinë e dikujt.

• Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës?!

• Ai që ndëgjon me vesh do ta trashëgojë atë që ndëgjoj,
Ai që ndëgjon me zemër do të mësoj,
Ndërsa ai që do të punoj me atë që ndëgjoj, do të udhëzohet dhe do të udhëzoje...

• Të dashurosh do të thot të duash një tjetër më shumë se veten !

• Ruaju nga zemërimi i njeriut të durueshëm.

• Veç në krahët e nënës rrahjet e zemrës gjejn ritmin e duhur.

• Asnjë maskim nuk mund ta fshehë dashurinë atje ku ekziston dhe as ta pohojë për një kohë të gjatë ku mungon.

• Dhe vjen një ditë kur çdo mashkull e kupton se ka humbur një diamant…
për gjatë kohës kur mundohej të mblidhte sa më shumë gurë...!!


Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në ndjenja nuk egziston faji!  Empty Re: Në ndjenja nuk egziston faji!

Mesazh nga Anakonda Wed 8 Feb 2012 - 19:23

Faji eshte kur don me shume nje tjeter sesa veten tende.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi