Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman

2 posters

Shko poshtë

17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman  Empty 17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman

Mesazh nga Tonii Thu 17 Nov 2011 - 10:48

Lufta e Tiranes u zhvillua ne fund te tetorit gjer ne 17 nentor te vitit 1944
clirimi i tirane kishte rendesi te madhe strategjike pasi Tirana ishte kryeqyteti i Shqiperise,
Clirimi i Tiranes do ti jepte me shum prestigj e besim forcave partizane jo thjesht brenda vendit por kryesisht pati rendesi nderkombetare
por jo vetem kaq Tirana ishte pika lidhse me rruget qe do te ndiqnin Gjermanet gjat terheqes nga jugu i ballkanit
keshtu qe clirimi i Tiranes shkatrronte kete koridor terheqeje per trupat gjermane duke i vecuar ne jug te ballkanit ku dhe do te asgjesoheshin perfundimisht
urdheri per te sulmuar e te cliruar Tiranen u dha nga shtabi i pergjithshem
kjo detyr ju ngarkua korparmates se pare e cila perbehej nga divizioni i pare i cila kish marr emer ne te gjith Shqiperine por dhe tek Anglo Amerikanet apo dhe tek vet Gjermanet qe kishin ber disa here perpjekje per ta shkaterruar
brigadat u kordinuan me njera tjeteren brigada e pare ajo e tete brigada e kater
Tirana u rrethua me perqendrime te medha forcash partizane kryesisht lindja dhe veriu i Tiranes e kodrat perreth u mor teresisht ne kontrollin e forcave
partizane,
filloj keshtu nje luft e pergjakshme e cila u zhvillua ne brendesi te qytetit, luftimet u zhvilluan ne rruget e Tiranes neper oborret e shtepive neper cati nga njera dritare ne tjeteren, lufta zhvillohej per te marr nje objekt apo rruge nen kontrroll
forcat gjermane vepruan ne brojtjen e pozicjoneve te tyre me ane te autoblindave e tankeve
ne rruge kryesore te Tiranes forcat partizane ngriten barrikada, lufta u zhvillua teper e ashper
pas kordinimit te brigadave partizane me njera tjeteren dhe me ardhjen e forcave te tjera partizane nga Elbasani forcat gjermane u dobesuan ndjeshem
ben disa tentativa per te thyer rrethimin partizan duke tentuar per tju marre krahet por deshtuan
ne 10 ditet e para te luftimeve partizanet kishin hyre ne Tiran dhe kishin marre nen kontrrolin e tyre gjysmen e qytetit
ne 10 ditet ne vazhdim gjer ne daten 17 nentor forcat partizane do te kishin nen kontrrollin e tyre te gjith Tiranen
neper rruget e Tiranes dergjeshin kufoma te ushtareve jo vetem gjerman e partizan por edhe te qytetarve te pafajshem te Tiranes
bilanci i 20 diteve luftimi ishte : Forcat partizane humben 227 partizan
mbi dy mije ishte numri i ushtareve gjerman te vrar
rreth 500 gjerman u zune rober oficer dhe ushtare
e gjith evropa do te informohej per clirimin e Tiranes
Tirana behej keshtu i vetmi kryeqytet i Evropes qe clirohej me forcat e veta
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman  Empty Re: 17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Nov 2011 - 10:51

“Gjermanët ikën pa luftë nga Tirana

Plot 61 vjet më parë, më 17 nëntor 1944 forcat e fundit të ushtrisë gjermane u larguan nga Tirana duke ia lëshuar kryeqytetin shqiptar partizanëve të Enver Hoxhës të cilët me brigadat e divizionet e tyre ishin përqëndruar në rrethinat e fshatrat për rreth. Që nga ajo kohë e gjatë gjithëe periudhës së regjimit komunist, historiografia zyrtare dhe veteranë të ndryshëm ish-pjesmarrës të formacioneve partizane, në kujtimet e tyre e paraqisnin çlirimin e Tiranës si një datë krejt të veçantë të Luftës Antifashiste Nac-Çlirimtare. Sipas tyre për çlirimin e kryeqytetit shqiptar, forcat partizane kishin bërë një luftë të ashpër kundër forcave naziste, duke luftuar shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë, dritare më dritare dhe deri trup me trup. Kjo luftë e përgjakëshme e cila u drejtua nga dy strategët më të zotë të ushtrisë partizane, gjeneralët Dali Ndreu e Mehmet Shehu, zgjati rreth dy javë dhe aty luftuan heroikisht disa brigada, divizione e korpuse të cilat kishin vepruar sipas planeve operative strategjike të hartuar prej komandantëve të tyre. Dhe si përfundim ajo betejë shënoi edhe humbje të konsiderueshme të ushtrisë gjermane, me qindra të vrarë e të palgosur, pa mohuar edhe humbjet e forcave partizane të cilat ishin më të pakta. Madje, gjeneral-major Arif Hasko, komandanti i batalionit të parë të Brigadës së Parë, (pas lufte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm) në kujtimet e tij të botuara para viteve ’90, ka shkruar se në luftën për çlirimin e Tiranës partizanët nxorrën jashtë luftimit rreth 3000 forca naziste. Por ndryshe nga sa është thënë në historiografinë e regjimit komunist dhe në kujtimet e veteranëve ish-pjesmarrës së asaj lufte, të tjerë veteranë, ish-pjesmarrës në formacionet nacionaliste të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, sjellin tjetër tabllo të asaj ngjarje që tashmë njihet si Lufta për çlirimin e Tiranës. Sipas tyre e gjithë ajo ngjarje është e ekzagjeruar dhe glorifikuar ashtu si e gjithë historia e Luftës Antifashiste për qëllime politike të atyre që dolën dhe fitues të saj. Një nga ata veteranë që ka luftuar me armë në dorë me çetat e Ballit Kombëtar, është dhe 81 vjeçari Xhemal Alimehmeti, ish shok klase me Ramiz Alinë, i cili e konteston luftën për çlirimin e Tiranës që pretendojnë ish-partizanët. Lidhur me këtë, ai na njeh me intervistën e tij ekskluzive për Gazetën, që po e botojmë më poshtë në këtë shkrim.

Zoti Xhemal, si e kujtoni luftën për çlirimin e Tiranës dhe ku jeni ndodhur ato ditë?

Që nga fundi i tetorit ‘44 kur u kuptua më së miri se partizanët e Enver Hoxhës po e fitonin luftën, e deri sa më arrestuan në ditët e para të dhjetorit, unë kam qenë në shtëpinë time (ish Befotrofi) këtu në Tiranë. Nuk është aspak e vërtetë se gjatë atyre ditëve ka pasur një luftë për çlirimin e Tiranës. Lufta që pretendojnë ish-partizanët ka qenë një luftë fiktive dhe më shumë demonstrative. Që nga fundi i tetorit e deri në 17 nëntor, forcat partizane ishin vendosur në fshatrat në lindje të Tiranës dhe nuk guxonin të hynin në qytet ku gjermanët kishin vendosur disa bunkerë dhe tanket e tyre. Gjatë asaj periudhe kohe ditët ishin krejt të qeta dhe njerzit dilnin e psonisnin pa asnjë problem, ndërsa gjatë gjithë natës dëgjoheshin shpërthime dhe të shtëna nga fshatrat e periferia e lagjeve lindore të Tiranës. Të shtënat vinin nga partizanët të cilët qëllonin kot në ajër në mënyrë demonstrative gjoja se po përgatiteshin të sulmonin, ndërsa shpërthimet vinin nga gjermanët të cilët hidhnin vetë në erë depot e tyre. Nga të shtënat që dëgjoheshin natën, ta thoshte mëndja se rrugët ishin mbushur me kufoma, por në mengjez s’shihej asnjë i vrarë. Ato ditë gjermanët kontrollonin gjithë bulevardin kryesor nga materniteti e deri tek komanda e tyre aty ku sot është korpusi i Universitetit ku kishin rreshtuar dhe tanket e mjetet e blinduara. Ndërsa tek xhamia dhe në qëndër të Sheshit “Skënderbej” ku ka qenë shatërvani i rrumbullakët, ata kishin vendosur nga një bunker nën tokë për të kontrolluar të gjitha kryqëzimet e rrugëve nga ku mund të sulmoheshin. Pra si të thuash vija e demarkacionit që i ndante forcat partizane që ishin në lindje të Tiranës dhe ato gjermane në pjesën perendimore, ishte Bulevardi Zogu i Parë, Rruga Mbretërore dhe ajo e Barrikadave. Në kodrat e Saukut gjermanët kishin vendosur dy mortaja dhe herë pas here qëllonin kot në drejtim të pjesës lindore të Tiranës e cila kontrollohej nga partizanët. Forcat e garnizonit gjermane të Tiranës që komandoheshin nga kapiteni i dytë, Ledërer prisnin autokolonën që vinte prej Elbasanit me të cilën ata do të largoheshin për në drejtim të Shkodrës. Por ajo u vonua sepse u bllokua në Mushqeta dhe aty pothuaj u asgjesua e gjitha nga aviacioni anglo-amerikan i cili e bombardoi me urdhër të Misionit Aleat në Bari të Italisë. Është e vërtetë se disa formacione partizane i kishin zënë asaj pritë në afërsi të Mushqetasë, por kur erdhi autokolona me dhjetra makina e cila e kishte bishtin deri në Elbasan, partizanët u zbrapsën dhe kërkuan ndihmën e aviacionit aleat anglo-amerikan i cili gabimisht gjatë bombardimeve mitraloi dhe vrau gjermanë e partizanë bashkë. Jo vetëm unë por të gjithë bashkëmoshatarët e mi dhe ata që e kanë jetuar atë kohë, e mbajnë mënd shumë mirë se në ditët e para të nëntorit 44, gjermanët vunë shpallje në të gjitha rrugët e kryeqytetit ku mes të tjerash shkruhej: “Në mesin e nëntorit ne do të largohemi nga Tirana, prandaj lutemi mos na krijoni incidente dhe mos digjni kryeqytetin tuaj”. Kur erdhi një pjesë e autokolonës që shpëtoi nga bombardimi në Mushqeta, në pasditen e 17 nëntorit gjermanët u larguan të qetë pa luftë nga kryeqyteti. Në Rrugën e Kavajës përballë Kishës Katolike makina e fundit e autokolonës u qëllua me një plumb dhe gjermanët zbritën duke bërë shumë arrestime. Në momentin që do i pushkatonin, aty ndërhyri Pjetër Elezi, një mësues i vjetër që kishte mbarura në Gjermani, dhe një prift katolik që dinte gjermanisht të cilët i shpëtuan ata nga plumbi duke i bindur gjermanët se ata ishin të pafajshëm. Atë pasdite tek kryqëzimi i Zogut të Zi, ishte vënë një barrikadë dhe gjermanët u detyruan të ktheheshin majtas duke u larguar nga fusha e Aviacionit pa shkrehur një pushkë.

Pra ju thoni se nuk ka pasur fare luftë për çlirimin e Tiranës e gjithashtu as partizanë e gjermanë të vrarë?

Nuk e di në qoftë se mund të quhet luftë ajo që bënin partizanët që qëllonin kot në ajër natën nga periferia lindore e kryeqytetit. Ndërsa të vrarët kane qenë fare të pakët aq sa në atë kohë ata njiheshin dhe me emra. Ato ditë është vrarë nga një snajper gjerman, nalt tek banjat e Lik Demnerit pranë Sheshit “Avni Rustemi” një djalë i ri nga familja Karapici, i cili ishte vëllai i Sul Karapicit, ish-drejtor i Sigurimeve Shoqërore para viteve ’90. Ai nuk ishte partizan, por u vra lart në një tarracë shtëpie ku kishte hip me bë sehir. Edhe tek shtëpia ime ke Befotrofi u vranë shtatë vetë, gra e fëmijë, të cilët u qëlluan nga mortajat gjermane që ishin në kodrat e Saukut. Mund të ketë pasur edhe ndonjë tjetër tek tuk të vrarë, si partizan ashtu dhe gjermanë, por jo aq sa thonë komunistët dhe historia e tyre. Po të kishte të vrarë komunistët do të kishin vënë pllaka përkujtimore dhe lapidare, por ju mund ta shihni fare mirë se nuk ka të tilla për ato ditë. Ato janë fare pak dhe mua më kanë treguar se disa prejt tyre nuk kanë qenë fare partizanë, por xhandarët e Kadri Cakranit, komandantit të Ballit Kombëtar. Partizanët kanë fallsifikuar historinë duke i quajtur si të vrarë në luftën për çlirimin e Tiranës ata që u vdisnin nëpër male nga të ftohtit, ngricat e sëmundjet.

G.SH
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman  Empty Re: 17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman

Mesazh nga Tonii Thu 17 Nov 2011 - 11:15

Gjermania kishte ushtrin me te disiplinuar e me te rregullt
cdo aktivitet dhe operacion i forcave gjermane dokumentohej nga vet ata
ashtu sikur dokumentoheshin dhe disfatat e tyre
njeri prej oficereve Gjerman me te lart ne Shqiperi u shkarkua nga detyre nga komanda e larte e gjermane e ballkanit me urdher nga Berlini per shkak te paaftesis per te mposhtur forcat partizane Shqiptare , qershor 1944

ky komandant u zevendesua menjeher por dhe komandati i ri pas clirimit te tiranes do te humbte krenarin e tij e per te sheptuar pjesen tjeret te ushtrise do ti kerkonte forcave partizane te mos ta sulmonin gjat terheqes se trupave nga Shqiperia
brigadat partizane jo vetem qe nuk hoqen dor nga perqendimi i forcave partizane brenda territorit por e ndoqen ushtrin gjermane ne brendesi te malit te zi duke kryer operacione luftarake ne Kosov
gjermanet dhe anglo amerikanet kane dokumenta mjaft te sakta per aktivitetin e forcave partizane
vet armiku e pranon disfaten me ane te dokumentave qe i disponon vet Gjermania
por me sa duket shqiptari e paska ne gjak tradhetin qe nga koha e e ilireve e gjer ne ditet e sotme jemi i vetmi komb ne planet qe mohojm lufeten tone, kombe te tjer kan luftuar mjaft vaket dhe e ekzagjerojne historin ndersa ne e mohojme dhe kur ajo eshte e vertet
kush do te gjej te verteten e gjen gjithnje
ato te verteta ndodhen ne dokumentat e vet pushtuesve te kombit tone
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman  Empty Re: 17 Nentori clirimi i Tiranes nga okupacioni Gjerman

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi