Shkëlqimi i dizajnit gjerman
Shkëlqimi i dizajnit gjerman
Berlin, 14 nëntor - Tradita gjermane e dizajnit është e njohur në të gjithë botën dhe me inovacionet e saj rregullisht paraqet avangardë. Tani po bëhen planet për të hapur një muze kombëtar të dizajnit. Financimi, thonë ata, nuk do të duhej të ishte problem.
Nga makina e qepjes e Pfafit dhe ibriku i çajit dizajnuar nga Marianne Brandt e deri te “breshka” e “Volkswagenit”...dizajni gjerman është i njohur. Shumica çuditen kur të dëgjojnë se Gjermania nuk ka muze kombëtar të dizajnit.
Këshilli gjerman i dizajnit ka vendosur që ka ardhur koha që të ndërmerret diçka.
“Muzetë rajonale për dizajn fokusohen në shekullin XIX dhe fillimin e shekullit XX, në aplikimin e Art Nuvea, por jo në dizajnin industrial. Ata gjithashtu me shumë kënaqësi bëjnë ndarjen e dizajnit nga kultura”, thotë shefi i Këshillit gjerman për dizajn, Andreas Kupec. "Ne duam të zbulojmë mënyra të reja të ekspozimit të dizajnit, por që mos ta reduktojmë vetëm në art”.
Këshilli, i cili bashkon 170 anëtarë nga sektorë të ndryshëm, beson se shpesh njerëzit aspak nuk mund të kuptojnë se në çfarë mase dizajni ka pasur ndikim në kulturë. Ata kanë themeluar një fondacion përmes të cilit do të financohet Muzeu Gjerman i Dizajnit, i cili do të duhej të ndërtohej në Berlin.
Dizajni i përditshmërisë
Më i përafërti i një muzeu të dizajnit në nivel kombëtar në Gjermani është muzeu privat i dizajnit “Vitra” në Weil të Rajnës, afër kufirit zviceran në krahinën e Baden Württemberg. Në të gjenden disa nga koleksionet më të madha të mobileve moderne në botë. Por, ai muze është kryesisht i interesuar për dizajn të brendshëm.
”Koleksioni i ri i dizajnit ndërkombëtar” në Munih ka një qasje më të madhe ndërdisiplinore, andaj organizon ekspozita që theksojnë përputhjen në mes të artit, arkitekturës, dizajnit dhe grafikës. Por, këtu nuk përcillet zhvillimi i dizajnit industrial, i cili është gjithnjë më i pranishëm në jetën e përditshme.
"Gjermanisë i mungon një muze i vërtetë kombëtar i dizajnit, i cili do të përqendrohej në zhvillimin industrial të pas Luftës së Dytë Botërore. Ne propozojmë që të hapet një muze i cili do të tregojë shkallën në të cilën dizajni industrial është i integruar në kulturën e përditshme dhe se si ai formëson shoqërinë tonë", shpjegon Kupec.
Profesori në Akademinë Shtetërore të Dizajnit në Karlsruhe, Folker Albus, pajtohet me këtë: "Sot nuk është i mjaftueshëm që në muze të vendosen disa karrige. Duhet të bëhet një dialog rreth konceptit të dizajnit”.
Digjitalizimi i jetës së përditshme është diçka që me siguri ka një ndikim në atë se si sot, për shembull, duken pajisjet e vogla transmetuese. Për shembull, minimalizimi i bardhë “Apple”, shumë qartë dëshmon se si dizajni nuk është vetëm çështje e funksionalitetit, por edhe i stilit. Ndërkohë që njerëzit gjithnjë nga fillimi furnizohen me pajisje të komunikimit, Këshilli për dizajn vlerëson se muzetë ekzistuese nuk kujdesen për gjëra të tilla.
Modeli i Bauhausit
Nivelin unik të angazhimit intelektual dhe filozofik në fushën e dizajnit në Gjermani e ka arritur sigurisht momentin e vet historik në Bauhaus. Qëllimi i Bauhausit, të cilin në vitin 1919 në qytetin gjerman Weimar e ka themeluar arkitekti Walter Grupius, ka qenë që të kombinojë arkitekturën dhe dizajnin industrial me art të bukur, për të krijuar një vepër “të plotë” artistike.
Bauhaus është bërë sinonim për modernizmin: Laslo Mohoj - Nagy, Piet Mondian, Josef Albers dhe Wassily Kandinsky - të gjithë ata kanë ligjëruar atje. Lëndët siç janë arkitektura, tipografia, grafika dhe dizajni industrial, kanë qenë nën ndikimin e punës së shkollës.
Bauhaus u detyrua t’i mbyllte dyert në vitin 1933 për shkak të presionit nga regjimi nazist, e si rezultat i kësaj, cilësia e dizajnit gjerman ka rënë. Kur Gjermania për herë të parë pas luftës ka marrë pjesë në ekspozita ndërkombëtare të produkteve për përdorim të përditshëm, shumë eksponate të saj kanë përjetuar dështim.
Por në vitet e pasluftës industria gjermane shpejt është rimëkëmbur. Janë paraqitur emra të njohur si Dieter Ramza, i cili ka dizajnuar prodhimet elektronike për “Braun”.
Dizajni i shkëlqyer
Në frymën e aspiratave të Bauhausit për inovacione dhe të menduarit të përparuar, disenjatori gjerman Raphael Horcon ka ofruar dizajnin për ndërtesën e muzeut të ri - sferën e stërmadhe prej qelqi, me diametër prej 500 metrash. Ai me shumë dëshirë do të dëshironte që muzeu të ndërtohej në vendin qendror të Berlinit, në Shlosplatz, në vendin ku përpara ishte Kështjella e Qytetit. Duke pasur parasysh faktin se Berlini nuk është në gjendje që ta financojë projektin, fondacioni kërkon sponsorë privatë para se projekti konkret t’i propozohet shtetit.
Kupec është i bindur se Këshilli, falë lidhjeve të veta të mira në botën e industrisë, do të gjejë sponsorë.
"Ekonomia e Gjermanisë gjithsesi bazohet në dizajn. Industria e automobilizmit, për shembull, shitjen e vet të mirë e bazon në zhvillimin unik të dizajnit. Gjermanisë i duhet një vend ku do të paraqitet kjo, ashtu si dhe prodhimet e së ardhmes”, thekson Kupec. Ai vlerëson që ekspozita e parë do të mund të hapet gjatë vitit 2013.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» “Shaqiri” shkëlqimi i vetëm i Zvicrës
» Kelly Brook, shkëlqimi i Festivalit të Kanës
» Kampionati Gjerman
» Vanesa Krasniqi ne Top 10 ne “Superstarin” gjerman
» Sateliti gjerman do të bjerë nga qielli
» Kelly Brook, shkëlqimi i Festivalit të Kanës
» Kampionati Gjerman
» Vanesa Krasniqi ne Top 10 ne “Superstarin” gjerman
» Sateliti gjerman do të bjerë nga qielli
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi