Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Iraku tjetërqysh në “Perspectives” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Iraku tjetërqysh në “Perspectives” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iraku tjetërqysh në “Perspectives”

Shko poshtë

Iraku tjetërqysh në “Perspectives” Empty Iraku tjetërqysh në “Perspectives”

Mesazh nga Emona Fri 18 Nov 2011 - 3:02

Iraku tjetërqysh në “Perspectives” 18irak_1811111015_1

Një seri fotografish e përthekuar në titullin “Perspectives” të fotografit amerikan Benjamin Lowy përjetëson një seri skenash reale e dramatike që sjelli një rrëfim krejt tjetër për Irakun dhe pasojat e tmerrshme që la aty lufta. Rrallë bën vaki që vetëm një foto mund të përcjellë një shumësi emocionesh, mesazhesh e domethëniesh që e bën të tepërt çdo shpjegim për të. Seria e fotografive “Perspectives” është pikërisht kjo. Ajo sjell një tregim në pamje të Irakut nën tymin e luftës. Lowy tash disa vjet - duke udhëtuar me ushtarët amerikanë me qasjen e tij të bujshme si fotograf dëshmon pasojat e luftës në Irak. Momentet më dramatike në disa rrugë të këtij vendi ai i përjetëson nga dritaret e vogla të xhipave ushtarakë, duke u bërë kështu i pavërejtur dhe i fshehtë. Ai thotë se qëllimi kryesor i serisë së tij fotografike është që amerikanëve dhe opinionit të gjerë t’ua sjellë një pamje tjetër të Irakut, e cila shpesh zhduket prapa xhirimeve të lajmeve, krejt të zakonshme.

Në fotografitë e tij, Lowy kastile i lë të dukshme kornizat e dritareve, dhe kësisoj determinohet autenticiteti i fotografive të tij e njëkohësisht lë një dozë metafore brenda tyre. Korniza e dritares është një barrierë e sojit të vet e cila shtyp dialogun.

Nëse irakianët e shohin përtej dritares ai nuk e di as vetë por është tepër i sigurt se personazhet e tij vërejnë bajagi mirë konvojet ushtarake që çojnë pluhur nëpër rrugët e vendeve të tyre. Disa ndalen për një çast dhe ua hapin sytë, i tallin apo brohorisin për ta por la të atillë që si bëjnë mall fare. Të fundit janë ata që e injorojnë praninë ushtarake duke këqyrur punët e tyre, ani pse situata në të cilën ndodhen ua zë frymën.

Pamje reale nga rrugët e Irakut janë tmerrësisht të rralla për opinionin amerikan. Ato zëvendësohen me pamje tjetër që personazh kanë ushtarët amerikanë. A i ndjejnë rrugët dhe irakianët edhe vetë ushtarët, Lowy nuk ka përgjigje për këtë por me projektin e tij ai vazhdon të provokojë opinionin i cili vazhdon të shtrojë këso pyetjesh dhe të ngjashme.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi