Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Anxhelina Hadërgjonaj: “Dëshiroj suksesin e mamasë sime” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Anxhelina Hadërgjonaj: “Dëshiroj suksesin e mamasë sime” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anxhelina Hadërgjonaj: “Dëshiroj suksesin e mamasë sime”

2 posters

Shko poshtë

Anxhelina Hadërgjonaj: “Dëshiroj suksesin e mamasë sime” Empty Anxhelina Hadërgjonaj: “Dëshiroj suksesin e mamasë sime”

Mesazh nga WebMaster Fri 18 Nov 2011 - 6:46

Te jesh e bija e një artisteje të madhe është edhe fat, por nuk është gjithçka. Të dish “të përfitosh” nga kjo, duhet patjetër ta meritosh suksesin dhe të kesh disa aftësi, të cilat bukuroshes 18 vjeçare, Anxhelina Hadërgjonajt, pa diskutim që nuk i mungojnë.E lindur në Amerikë, me origjinë gjysëm kosovare dhe fëmijërinë të kaluar në Tiranë, ajo i ka të gjitha ngjyrat e mundshme në karakterin e saj. Përtej bukurisë Anxhelina gëzon dhe një vokal të bukur. Me klipin e parë në tregun muzikor, ajo ka ndërtuar profilin e një artisteje në rrugën e suksesit. Dhe finalja e Top fest-it ishte dëshmia e parë.
Edhe pse ka emrin e një engjëlli, ngjason me një “djallushkë” në klipin e saj të parë “Kopje pa kuptim”. Ajo performon gjithë sensualitet në video, teksa në sfond digjet një zjarr, si për të justifikuar dhe një herë atë që thamë, se ajo është një “shejtan” i vërtetë.
Kështu e thërret ndonjëherë dhe Albëria – me siguri. Vajza e vogël e ikonës së muzikës, ia bëri shumë qejfin së ëmës artiste kur shprehu interes për muzikën. Motra e saj e madhe, Agnesa, ka preferuar të qëndroj larg gjithë kësaj “zhurme” të showbizit.
Një vendim që sigurisht, është respektuar, por teksa flet me Albërien për talentin e Anxhelinës, zbulon se dëshira e saj për ta trashëguar talentin ka qenë e madhe. Dhe ia doli. Me punë, Anxhelina e vogël, nga një talent premtues, mund të shndërrohet në një artiste të madhe.
Nuk do të ishte rastësi… Ajo vjen nga një “dinasti” e vërtetë artistesh dhe bukuroshes. Duke filluar nga mamaja, Albëria dhe duke vazhduar me kushërirat, dy emra të tjerë shumë të suksesshëm në muzikë këto kohët e fundit: Argjentina dhe Beatrix Ramosaj.
E para është bërë shumë e njohur për publikun, por edhe Beatrix, nuk mbetet pas. Ajo ishte finaliste në edicionin e fundit të “Këngës Magjike”, teksa ka realizuar edhe dy klipe brenda një kohe të shkurtër. Njërin si soliste, tjetrin në bashkëpunim me reperin e mirënjohur, Big Basta.
Janë këngë “të pavdekshme”, siç preferon t`i cilësojë edhe vetë dhe deri këtu i ka sjellë pikërisht publiku. Ai që i ka kërkuar vazhdimisht dhe që i mban të gjalla ndër vite, duke mbajtur kështu gjallë dhe emrin e Albëries. E përballë këtij realiteti, synimi i artistes më të re që mban mbiemrin Hadërgjonaj, është pikërisht të eci në gjurmët e së ëmës. Ndoshta një ditë, do të thonë se Albëria është mamaja e Anxhelinës!
Cili ka qenë përjetimi dhe lidhja e parë me muzikën?
Përjetimi im i parë në skenë dhe muzikë, ka qenë në një koncert i cili u organizua në sheshin “Skënderbej”. Aty kam kënduar një duet me mamin. Ka qenë diçka madhështore për mua, të këndoja përpara një publiku aq të madh.
Çfarë do të thotë të jesh vajza e një artisteje të mirënjohur e të madhe, siç është Albëria?
Është plus për mua, sepse kam pasur shumë përkrahje jo vetëm nga ana e saj, por edhe për shkak të emrit. Duke e ditur se jam e bija e Albëries, pavarësisht se sapo kam filluar karrierën, jam bërë menjëherë e dashur për publikun. Ka qenë më e thjeshtë për mua, sesa do të kishte qenë sikur ime më mos të ishte kaq e njohur.
Pra, në njëfarë mënyre ia dedikon edhe mamasë tënde suksesin?
Të gjithë suksesin tim ia dedikoj familjes sime, veçanërisht mamit, që bën një punë të palodhur me mua dhe është pranë meje në çdo hap. Të qenit vajza e Albërie Hadërgjonajt, sigurisht, mi ka lehtësuar shumë gjërat dhe pa time më s`do ta kisha arritur suksesin në një kohë kaq të shkurtër.
Po bukuria, sa mendon se të ka ndihmuar të ecësh në botën e shoubizit? Më ka ndihmuar goxha, nuk mund ta mohoj këtë. Në botën e shoubizit bukuria është e rëndësishme. Mendoj se është një tipar plotësues dhe kompletues për një artiste, por gjithsesi jo aq i rëndësishëm sa talenti. Ai vjen i pari dhe është më kryesori.
Ti ke lindur në Amerikë. Kjo të bën sadopak amerikane?
E dua shumë Amerikën, por unë jam krenare që jam shqiptare!
Ke realizuar vetëm një video, e megjithatë je lançuar mirë në tregun muzikor. Si shpjegohet?
Kjo është pak e çuditshme… Të qëllosh në shenjë që me të parën! Po, për një artiste të re, është e vështirë të afirmohet brenda një kohe të shkurtër, ndaj jam shumë e lumtur për suksesin që kam arritur në një kohë rekord. Ç`mund të them?! Ndoshta jam me fat… po tregohem pak modeste (qesh).
Ndërkohë që një eksperiencë tjetër dhe arritje profesionale, ka qenë pjesëmarrja në edicionin e sivjetshëm të “Top festit”. Çfarë mund të na thuash në lidhje me këtë arritje?
Pjesëmarrja ime në “Top fest” është paraqitja ime më serioze dhe profesionale për vet faktin se është evenimenti më i rëndësishëm i muzikës shqiptare moderne. Është një eksperiencë e paharrueshme
Çfarë mendon për muzikën e Albëries? I dëgjon këngët e saj?
Jo se është mami im, por muzika e saj ka shumë vlera. Ka tekste të mrekullueshme, melodi të pavdekshme. E dua muzikën mamit!
Cila është kënga jote e preferuar nga të Albëries?
Të gjitha këngët e saj i kam të preferuara, por po veçoj ato që i do shumë edhe publiku. Si për shembull, “Jeta nuk është lodër”, “Mirësia dhe vërteta” apo “Lozonjarja”, këngë të cilat nuk vdesin kurrë.
Edhe kushërirat e tua, Argjentina e Beatrix Ramosaj, merren me muzikë dhe janë shumë të suksesshme.
Çfarë raporti ke me to?
Jam shumë e lidhur me të dyja. Kemi raporte të mrekullueshme!
Po nga këngëtaret e reja shqiptare, cila është e preferuara jote?
Jo se janë kushërirat e mia, por si Argjentina ashtu dhe Beatrix-a janë vërtet të talentuara. Gjithashtu, do të veçoja dy artiste të reja, konkurente këtë vit në “Top fest”: Xhensila Myrtezajin dhe vokalisten e grupit “XXL”. Kanë një vokal fantastik!
Nga hitet më të fundit që janë publikuar këtu te ne, cili është i preferuari yt?
Ka shumë prurje të reja, këngë të bukura, por tani më vjen ndërmend Stine dhe hiti i tij më i fundit, “Besoja”.
Të pëlqen të lexosh? Cili është libri i fundit që ke lexuar?
Më pëlqen të lexoj. Zakonisht lexoj libra që m`i sygjerojnë miqtë e mi. I fundit që kam lexuar është “Alkimisti”, nga Paulo Coelho.
Je e fiksuar pas modës dhe veshjeve firmato? Cili është stilisti yt i preferuar?
Nuk do ta quaja veten “të fiksuar”, përderisa ka raste kur dal edhe me tuta nga shtëpia, pa e vrarë shumë mendjen. Por normalisht, si çdo vajzë tjetër të moshës sime, edhe mua më pëlqen shumë moda. Nga stilistët do të veçoja binjakët Dean dhe Dan Caten (Dsquared).
Del për jetë nate shpesh?
S`e frekuentoj shumë jetën e natës. Në raste të rralla, në qoftë se është ndonjë rast i veçantë ose ndonjë eveniment.
Çfarë të pëlqen të bësh zakonisht me mikeshat e tua? Si e kaloni kohën e lirë bashkë?
Nuk kam dhe shumë kohë të lirë, për të dalë për t`u argëtuar me shoqet. Zakonisht i takoj në shkollë. Dalim pimë ose hamë diçka. Ose shkojmë për shopping (qesh).

Të pëlqen kinemaja, teatri…
Po, më pëlqejnë jashtëzakonisht shumë! Jam e apasionuar sidomos pas filmave.

Cila është hera e fundit që ke qenë në kinema apo ke ndjekur një shfaqje?
Hera e fundit që isha në kinema, ishte javën që shkoi, për të parë filmin “Pirati i Karaibeve 4”, në 3D.
Revista Shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Anxhelina Hadërgjonaj: “Dëshiroj suksesin e mamasë sime” Empty Re: Anxhelina Hadërgjonaj: “Dëshiroj suksesin e mamasë sime”

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 6:42

shpresoj tia arrish edhe pse ske lind per ket pune.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi