Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi

5 posters

Shko poshtë

Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi Empty Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi

Mesazh nga Katniss Tue 22 Nov 2011 - 4:07

“Zig Zag Orchestra” është një grup të cilin tanimë e kemi fiksuar mirë në kokë, jo vetëm sepse bën një muzikë origjinale, të ndërthurur me xhazin dhe ritmet ballkanike, por edhe për liderin e këtij bendi...
Djaloshi melankolik me kitarë në dorë, që viziton Tiranën herë pas here, është për momentin një nga meshkujt më të preferuar të muzikës shqiptare. Dren Abazi i hitit “Ti dhe unë”, kënduar me Anjeza Shahinin, fitoi brenda një harku të shkurtër kohor epitetin “playboy” që për fatin e tij të mirë i shtoi veçse pikë. Në intervistën për gazetën “standard”, Dreni, i diplomuar për Drejtësi, thotë se edhe pse një ditë mund të ushtrojë profesionin e juristit; i vetmi moment kur ndihet i çliruar nga çdo ndjenjë dhe energji negative, është momenti ndodhet në skenë.

I pyetur për famën, suksesin me femrat dhe sidomos vizitat e shpeshta në Tiranë, Dreni thotë: “Unë vij në Tiranë gjithnjë për punë. Kohëve të fundit jam më shumë prezent në skenën e Tiranës, po ashtu edhe në media. Kjo mendoj që është arsyeja, nuk besoj të ketë arsye tjetër...” Vajza, këngëtari 26-vjeçar thotë se motivi kryesor që duhet ta pëlqejnë femrat, është muzika, por të gjithë e dinë që ka shumë më tepër arsye për të ndjekur një mbrëmje live nga “Zig Zag Orchestra” apo pse pulti i telekomandës të ngecë në stacionin televiziv ku po këndon Dreni!

| Dren, përshëndetje! Si po shkon kjo vjeshtë për ty?

Përshëndetje... hmm, pak ftohtë, por bukur! Të ftohtit më bën të ndihem më i gjallë.

| A je duke u përgatitur për ndonjë këngë të re momentalisht, sikurse hiti “Ti dhe unë”?

Po, në fakt sapo kam përfunduar këngën time më të re, të cilës do duhet t’i bëj edhe një video. Do kisha shumë dëshirë nëse do kishte një sukses të përafërt me këngën "Ti dhe unë". Kjo besoj se është normale, apo jo?!

| Pak javë më parë u organizua për grupin tuaj një mbrëmje muzikore që u prit shumë mirë në Tiranë. Çfarë të bëri më shumë përshtypje?

Unë ndihem shumë mirë pranë një publiku të tillë. Kjo për mua gjithmonë është përshtypja më e mirë dhe më e sinqertë.

| Dimë që vjen shpesh në Tiranë këto kohë. Veç muzikës, a ka ndonjë arsye tjetër që intrigon mediat rozë?

Unë vij në Tiranë gjithnjë për punë. Kohëve të fundit jam më shumë prezent në skenën e Tiranës, po ashtu edhe në media. Kjo mendoj që është arsyeja, nuk besoj të ketë arsye tjetër...

| Ke vite që merresh me muzikë, por ka rreth një vit që në Shqipëri je bërë shumë i popullarizuar. Këtë ia dedikon vetëm pjesëmarrjes në “Top Fest” apo sipas teje, ky ishte momenti yt për të bërë “boom”?

Normalisht që paraqitja në “Top Fest” e bëri të vetën dhe unë jam shumë i vetëdijshëm për këtë, por ndoshta edhe ishte momenti për një gjë të tille. Sidoqoftë jam shumë i kënaqur me mënyrën si rrodhën gjërat.

| Këngët e “Zig Zag Orchestra” kanë nga pak nga të gjitha zhanret, muzikë shqiptare, jazz, ballkanike etj. Si i përzgjidhni meloditë që interpretoni, u qëndroni besnik shijeve tuaja apo kultivoni atë çka publiku pëlqen?

Absolutisht që bëj muzikën që më pëlqen dhe jam me fat nëse arrij që të krijoj diçka që i pëlqen edhe masës.

| Për fatin tënd të mirë, ai që mund ta quajmë “skandal me fondet e grupit”, pra thashethemnajën që u përhap pak kohë më parë, të shërbeu për të të dhënë më tepër publicitet, apo jo?

Ato ishin disa keqkuptime të cilat nuk e di as vetë se si dolën. Por kjo padyshim ishte rezultat i mungesës së informacionit që kishin gazetarët përkatës për mënyrën se si funksionon orkestra ime. Thjesht asnjë anëtar i orkestrës nuk është i pazëvendësueshëm. Unë gjatë gjithë kohës ftoj instrumentistë të rinj, të cilët bëjnë atë që unë kam nevojë, për të realizuar projektin tim, që në fakt është “Zig Zag Orchestra”.

| A vazhdon të jetë “Zig Zag Orchestra” në ditët e veta më të mira? Dimë që jeni duke u përgatitur edhe për një album, apo ai është sakaq gati dhe pret vetëm të dalë në shitje?

Mendoj që po. Edhe albumi është gati, po shoh momentin e përshtatshëm për ta nxjerrë.

| Ke mbi një dekadë që merreni me muzikë, madje vjen nga një familje artistësh, por nëse nuk do ishit marrë me muzikë, çfarë mendon se do ishe duke bërë sot, pasi me diplomë je jurist?

Po, ka shumë mundësi që pas disa viteve të bëj punën e juristit. Nuk i dihet. Edhe pse do dëshiroja të kem gjithnjë këtë energji dhe këtë moshë, pasi momenti i vetëm kur ndihem i çliruar nga çdo ndjenjë dhe energji negative, është momenti kur jam në skenë, në koncert.

| Dren, ti e di që publiku më i madh yt është femëror, kjo edhe dedikuar faktit që je një djalë i pashëm. Sa e përdor ti këtë armë?

Më duhet ta përsëris shpesh vetveten në këtë pyetje. Unë dua që edhe femrat në radhë të parë të më pëlqejnë për muzikën që unë krijoj. Këtë armë që thoni ju unë nuk e përdor! Ndoshta kjo ndodh vetvetiu.

| Është shkruar shumë për ty së fundmi si për një djalë “playboy” që flirton vazhdimisht me vajzat. Sa të vërtetë ka në këtë mes?

S'e di. Nuk e besoj që ka të bëjë me mua.

| Si e konsideron termin “playboy”?

Normalisht. Gjithkush ka qejf që t’i kushtohet vëmendje besoj. Nuk ka asgjë të keqe këtu.

| Facebook dhe Twitter janë shndërruar shpejt në mjetet më efikase të komunikimit me personazhet e admiruar VIP. Cili është komenti që të ka impresionuar më shumë nga një fans?

Marr shumë mesazhe në Facebook, komente e urime. Më bëhet qejfi shumë dhe nuk e di se çfarë mund të veçoj. Kurse Twitter nuk kam fare, nuk e kam as idenë se si duket.

|I ke kënduar ndonjëherë ndonjë vajze, me qëllim që ta bësh për vete, ndonjë këngë dashurie shoqëruar me kitarë?

Jo me atë qëllim. (Qesh)

| Meqenëse jemi te kitara, çfarë kitare përdor aktualisht?

Kitara është instrumenti im i preferuar, kjo besoj kuptohet. Momentalisht luaj me një model të limituar, që do të thotë se ka një numër të kufizuar të këtyre kitarave, është “Godin 5 th avenue”, një jazz kitare që e kam blerë në Londër.

| Cili është kitaristi yt i preferuar?

Kitaristi im i preferuar?! Stevie Ray Vaughn.

| Së fundmi, a mendon të marrësh sërish pjesë në ndonjë festival së shpejti?

S'e besoj... Muzika ime s’është muzike për festivale.


poortali.com
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi Empty Re: Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi

Mesazh nga Emona Tue 22 Nov 2011 - 4:16

Ben Muzike te mire ky...Simpatik 00027003

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi Empty Re: Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi

Mesazh nga Durrsaku Tue 22 Nov 2011 - 4:17

hallall plako
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi Empty Re: Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi

Mesazh nga EMI Wed 23 Nov 2011 - 8:45

ky qe kendon me ANJEZA SHAHININ....shum i mire king cun...

https://youtu.be/jCGy5zRMkpk
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi Empty Re: Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 6:34

apapa shife shife.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi Empty Re: Dren Abazi, një “playboy” me diplomë juristi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi