E “zbuluan” me të dashurën, hidhet 50 metra nga shkëmbi
Faqja 1 e 1
E “zbuluan” me të dashurën, hidhet 50 metra nga shkëmbi
Kapja në “flagrancë” nga ana e prindërve të vajzës e kanë detyruar 17-vjeçarin E. Ll. të mendojë si rrugë shpëtimi hedhjen nga maja e një shkëmbi. Për pasojë, lartësia rreth 50 metra i ka shkaktuar atij plagë të rënda. Mësohet se 17-vjeçari nga fshati Vllahat i Delvinës ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Janinës. Burime nga spitali i Sarandës, ku adoleshentin e kanë çuar fillimisht për ndihmë mjekësore, bënë të ditur se ai kishte dalë dy ditë më parë me të dashurën e tij bashkëmoshatare, banuese në të njëjtin fshat. Por, për t’u larguar nga “sytë” e fshatit dhe për të kaluar pak momente më intime, ai kishte zgjedhur një lokal që ndodhet në Qafën e Muzinës, midis Delvinës dhe Gjirokastrës. Vonesa e tyre është bërë shkak për shqetësimin e familjarëve të vajzës, të cilët me të marrë vesh vendndodhjen e saj, janë nisur drejt Muzinës. Kjo e ka trembur çiftin e të dashuruarve. 17-vjeçari E. Ll. nuk e ka duruar dot ankthin dhe frikën për t’u përballur me familjarët e të dashurës së tij dhe ka tentuar vetëflijimin. Ai ka hipur në një shkëmb në një pjesë malore dhe është hedhur duke përfunduar rreth 50 metra në greminë. Dëshmitarë okularë e kanë transportuar atë drejt urgjencës “Stefan Mekshi” të Sarandës. Por pas ndihmës mjekësore, bluzat e bardha kanë vendosur ta nisin me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Haxhi Kosta” në Janinë. Sipas burimeve spitalore mësohet se 17-vjeçari ka shkuar në spital i mbytur në gjak, me hemorragji dhe me fraktura të shumta në trup, ndërkohë që mjekët kirurgë dyshuan edhe për çarje të shpretkës. Gjendja kritike e të riut me hemorragji të theksuar kishte të nevojshme marrjen e gjakut. Grupi rezus negativ (gjak i rrallë për t’u gjetur) që kërkonte i riu krijoi vështirësi për spitalin. Pasi iu dhanë katër doza nga banka e gjakut, u desh të kërkohej dhurues gjaku me këtë grup, rezus negativ. Tre qytetarë nga Saranda, N.Mitllari, M.Koka dhe E.Jaçe, shkuan në spital dhe u bënë dhurues të gjakut për 17-vjeçarin, deri në atë çast në rrezik për jetën për shkak të hemorragjisë
/www.panorama.com.al
/www.panorama.com.al
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Hidhet nga trageti pas zënkës me të shoqen
» VALA DHE SHKEMBI
» Vetëvritet 40-vjecari, hidhet nga lartësia
» Hidhet nga dritarja, 6-vjeçari adhuronte Spiderman
» Hidhet ne liqen shpeton 40-vjecarja ne Tirane
» VALA DHE SHKEMBI
» Vetëvritet 40-vjecari, hidhet nga lartësia
» Hidhet nga dritarja, 6-vjeçari adhuronte Spiderman
» Hidhet ne liqen shpeton 40-vjecarja ne Tirane
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi