Merkatoja e të mëdhenjve të Serisë A
Faqja 1 e 1
Merkatoja e të mëdhenjve të Serisë A
Kur mbeten edhe pak më shumë se një muaj deri në hapjen e merkatos së janarit, skuadrat e mëdha europiane kanë përgatitur goditjet e tyre të mëdha. Megjithatë, me emra si Drogba, Tevez apo Goetze midis më të dëshiruarve, është Seria A kampionati që pretendon të pasurohet më shumë me yje gjatë dimrit.
Drogba-Tevez – Dyshja sulmuese e Premier League ndiqet prej kohësh me vëmendje prej Milanit, por pasi u aktivizua dhe shënoi në ndeshjen e fundit me Leverkusenin, afrikani nuk mund të përdoret në Champions League dhe ky do të ishte një minus i madh. E njëjti diskutim vlen edhe për Tevezin, por ky i fundit, mund t’i ofrojë skuadrës cilësi teknike shumë të mira, në të njëjtën kohë që ka edhe disa vite të rëndësishme futbolli përpara. Secili prej tyre, do të përbënte një goditje të madhe për kuqezinjtë.
Hazard-Doumbia – Objektivat e Interit janë përqendruar tek dy talente, njëri i Lilës në Francë dhe tjetri i CSKA-së së Moskës në Rusi. Interesi për të dy bëhet edhe më i fuqishëm, duke qenë se me kualifikimin e Ajax për në raundin e dytë të Champions League, gjigantët holandezë nuk kanë ndërmend të lëshojnë të riun Eriksen, gjithashtu i shumëvlerësuar nga Moratti.
Hummels-Gotze – Dyshja e Borusias së Dortmundit do të jetë e vështirë të arrihet që në janar, edhe pse me eliminimin e pritshëm të kampionëve gjermanë nga Champions League, mund të hapet një rreze shprese. Mbi të gjitha klubet italiane, i interesuar për dy talentet duket Juventusi, por për torinezët nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi duhet të thyejnë më parë konkurrencën e Manchester United e Real Madrid.
Criscito-Guarin – Merkatoja e Romës është përqendruar në dy objektiva më pak ambiciozë, por më realistë. Në rastin e Criscitos, i larguar për tek Zeniti në Shën Pjetërburg, italiani do të ishte i kënaqur të transferohej tek verdhekuqtë, nëse do t’i paraqitet një ofertë bindëse. Nga ana tjetër, Guarin ka humbur vendin si mesfushor qëndor tek Porto gjatë këtij sezoni. Për trajnerin Luis Enrique, ky është një shans që nuk duhet humbur.

Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi