Foto nga jeta e Leka Zogut ndër vite
2 posters
Faqja 1 e 1
Foto nga jeta e Leka Zogut ndër vite
Shuhet ne moshen 72 vjecare pretendenti i fronit mbretëror Leka Zogu i Pare. Leka Zogu, nderroi jete ne spitalin neurokirurgjik ne Tirane, pas nje perpjekje mes jetes dhe vdekjes per me shume se dy javesh. Leka Zogu vuante nga ato qe ne mjeksi cilesiohen si vuajtje multisistemike, kryesisht ne mushkeri dhe zemer dhe ditet e fundit mbahej me frymemarrje artificiale. Po cili ishte Leka Zogu i pare? Me 5 prill 1939, dy dite para pushtimit te vendit nga Italia fashiste, shqiptaret uruan dhe festuan ardhjen ne jete te princit trashegimtar, Leka Zogu i Pare. Thene ndryshe, Mbretin e ardhshem. Mirepo, Leka Zogu u largua nga Atdheu vetem dy ditesh. Ne shkolle dhe mjedisin jashte familjes, Leka Zogut tashme ne mergim i duhej te komunikonte ne anglisht. Me pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do te pervetesonte te tjera gjuhe, hungarishten, frengjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten. Ndryshe nga femijet e tjere te familjeve mbreterore, ai nuk beri rehat ne asnje shtet. Sepse motivet dhe arsyet historike, detyruan familjen mbreterore te emigronte ne vende te ndryshme. Ne vitin 1941. Familja Mbretërore u vendos në Angli, së pari në Hotel Ritz në Londër, pastaj duke lëvizur për një periudhë shumë të shkurtër në vende te ndryshme ne Angli. Leka, u arsimua fillimisht ne Britani dhe me pas në shkollat angleze në Egjipt. Ai gjithashtu studioi ekonomi në Sorbonne duke u angazhuar me pas ne ushtrine britanike si Lejtnant. Leka, u bë trashëgimtar ne mergim i fronit në 5 prill 1957. Në vdekjen e Mbretit Zog në 1961, Leka u shpall mbret i shqiptarëve nga Asambleja Kombëtare Shqiptare në Mërgim. Në vitin 1975, Leka u martua me nënshtetasen Australiane dhe ish-mësuesen Susan, nepermjet nje martese civile. Leka ka kaluar shumë vite në mërgim, perfshi edhe Afrikën e Jugut, aty ku lindi dhe djali i tij. Ai u rikthye përfundimisht së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri, në Qershor të vitit 2002. Kthimi i tij në atdhe u shoqërua me një sërë incidentesh, duke nisur nga bllokimi në aeroport i një sasie armësh, që nga vetë Leka Zogu u cilësuan si trofe. Në vitin 1997, shqiptarët votuan kundër referendumit për monarkinë. Shtatë vjet më parë ndërroi jetë në Tiranë bashkëshortja e Leka Zogut, mbretëresha Suzanë. (da.xha/BalkanWeb)
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Tensione në ceremoninë e Leka Zogut, i biri vetëshpallet si mbret mbi varrin e të atit
» Leku shqiptar ndër vite
» Hallouini, si kanë festuar shqiptarët ndër vite
» 2000-2012, ndryshimet e Aguilerës ndër vite
» Jeta poshtë korsisë së shpejtësisë (FOTO)
» Leku shqiptar ndër vite
» Hallouini, si kanë festuar shqiptarët ndër vite
» 2000-2012, ndryshimet e Aguilerës ndër vite
» Jeta poshtë korsisë së shpejtësisë (FOTO)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi