Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MENTALITETI NË RETROSPEKKTIVË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MENTALITETI NË RETROSPEKKTIVË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENTALITETI NË RETROSPEKKTIVË

Shko poshtë

MENTALITETI NË RETROSPEKKTIVË Empty MENTALITETI NË RETROSPEKKTIVË

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 18 Sep 2009 - 7:26

Mentaliteti në retrospektivë:

LAPSAT ME KAPUÇA DHE INTELEKTUALËT


I
mbajë mend mirë vitet e fëmijërisë sime . Ato vite
që sapo kishte filluar shkollimi, arsimimi dhe punësimi i popullatës
shqiptare nëpër vende të ndryshme pune. Atë kohë, pjesa dërmuese
e popullatës shqiptare në Kosovë ishte e pa shkolluar, apo gjysmë
analfabete . Varfëria ishte shumë e madhe dhe të rrallë ishin ata
njerëz që mund të posedonin ndonjë laps të thjeshtë prej drurit
me të cilin do të shkruanin dhe këmbenin letra me dike tjetër, sidomos
me ata që ishin në shërbimin ushtarak .


Njerëzit
e asaj kohe , të cilët posedonin ndonjë laps dhe dinin
të shkruajnë letra , konsideroheshin si njerëz të
mëdhenj dhe intelektual të zgjuar e të mençur . Populli
dhe rrethi ku jetonin ata pak njerëz të lapsave, ua kishte lakmi dhe
në shenjë respekti e nderimi ata i quante “njerëz të lapsit”,
apo “kalemxhi “!


“Njerëzit
e lapsave “, apo intelektualët e asaj kohe, duke e kuptuar lakminë
dhe konsideratën e popullit ndaj tyre, ua blinin lapsave të tyre nga
një kapuç të metaltë të cilin ua vënin lapsave mbi majat e fyshtave
për t’i mbrojtur ata nga thyerjet e mundshme! Madje, kishte shumë
sish që ose blinte më shumë lapsa e kapuça, ose një laps e shkurtonte
në disa vende dhe ua vinte kapuçat, të cilët pastaj i varnin mbi
xhepa të jashtëm të palltove , në pjesët e përparme të gjokseve
, në mënyrë që para masave publike të tregohen se janë intelektual
të fortë dhe posedojnë shumë lapsa për shkrime !


Njerëzit
e tillë “intelektual” me shumë lapsa mbi xhepa të palltove
, më së tepërmi eksponoheshin nëpër tubime të ndryshme popullore,
nëpër tregje, nëpër oda, e sidomos nëpër dasma dhe ahengje të
ndryshme popullore .



vonë, lapsat e thjeshtë prej drurit u zëvendësuan me lapsa
kimik dhe stilograf me ngjyra, të cilët nuk kishte nevojë që t’iu
vihen kapuçat , nga se ata prodhoheshin nga fabrika bashkë me vegët
e tyre për varje nëpër xhepa të palltove . Atëherë pati filluar
gara në mes të “ intelektualëve – kalemxhi”, se cili prej tyre
do të posedojë më shumë lapsa kimik, apo stilografë ?!


Pas
një kohe pak sa më të gjatë, dolën në përdorim
makinat e shkrimit, të cilat i zëvendësuan lapsat dhe stilografët
, me ç’ rast “intelektualëve – kalemxhi” ua lanë xhepat e
zbrazur nga lapsat dhe stilografët të cilët më nuk përdoreshin
në vendet zyrtare !


Me
daljen në treg të kompjuterëve dhe futjes së tyre
në punët zyrtare , gjërat ndryshuan rrënjësisht bashkë
me administratën zyrtare .


Zyrtarët
“intelektualë” u modernizuan dhe tani nuk dinë se si të reklamohen
para publikut, nga se më nuk janë aktual as lapsat me kapuça, as
stilografët , as makinat mekanike të shkrimit! Por, dëshira për
t’u reklamuar se ata janë “intelektual të ngritur” dhe se dinë
për të shkruar me kompjuter , tani realizohet duke bërë poza të
ndryshme para kompjuterëve të tyre, të cilët ua ka siguruar
shoqëria për t’ i kryer detyrat e veta zyrtare !


Njerëzit
– zyrtarët e tillë, të prirë nga etja karrieriste, sa herë që
të iu jepet shansi për t’u intervistuar nga ndonjë ekip i gazetarëve,
apo kameramanëve të televizioneve, ata para se ta fillojnë bisedën
me gazetarët, pa tjetër do të pozojnë para kompjuterëve të tyre,
për të dëshmuar se kinse janë shumë të angazhuar me punë, me
shkrime zyrtare dhe se dinë të manipulojnë në mënyrë profesionale
me kompjuterin !


Se
është vërtetë kështu, ju mund t’i përcillni intervistat
televizive nëpër zyrat e zyrtarëve tanë publik dhe do të bindeni
se si ata do të pozojnë para kompjuterit, para se ta fillojnë bisedën
me gazetarin.



Gjilan, më
17.09.2009. Demir KRASNIQI
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi