Tre artistë nga Kosova, në bienalen e Mesdheut

Prishtinë, 12 dhjetor - Disa ditë para se t’ia mësyjnë Mesdheut, tre artistë kosovarë janë ndalur në “Stacion”. Qendra për Art Bashkëkohor në kuadër të projektit për pjesëmarrjen e artistëve nga Kosova në Bienalen XV të Artistëve të Rinj të Evropës dhe të Mesdheut, ka pasqyruar punën e tre përfaqësuesve kosovarë në këtë eveniment. Në bienalin, i cili në këtë edicion shtrihet në Selanik, Romë dhe Kazablankë, do të marrin pjesë Shota Bukoshi, Arbër Selmani dhe Liburn Jupolli.
Puna e Shota Bukoshit (kinematografi), Arbër Selmani (letërsi) dhe Liburn Jupollit (muzikë) do të shfaqet në ngjarjen e dytë të Bienalit që mbahet në Romë të Italisë prej 16 dhjetorit deri me 18 dhjetor 2011, në “MACRO – Museo d'Arte Contemporanea di Roma”. Në këtë eveniment artistik, Bukoshi do të marrë pjesë me filmat e saj të shkurtër “Dy rrëfime dashurie” dhe “Aureola e shthurur”. Selmani në këtë bienal prezantohet me shkrimin “Çka nuk vret, të bën më të fortë”, derisa Jupolli do të prezantojë një pasqyrim
mbi filmat dhe muzikën ‘horror’, zhvillimin e stilit dhe prezantimin muzikor në instrumentin të cilin ai vetë e ka dizajnuar – kitarën me tetë tela që e ka quajtur “Octo”.
Pjesëmarrja e artistëve kosovarë në këtë bienal edhe këtë vit organizohet nga qendra për art bashkëkohor “Stacion”, me synimin që përfaqësimi i artit dhe i kulturës që krijohet në Kosovë, por edhe pjesëmarrja e punëtorëve të rinj në art e kulturë në Bienalin XV i Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu të shënojë një kthesë domethënëse në përfaqësimin ndërkombëtarë të praktikave të reja artistikë të kësaj skene./koha.net/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Tetë artistë sjellin mozaikun shumëngjyrësh
» Përparim Rama, kurator për përfaqësimin e Kosovës ne Bienalen e Venezias
» Violeta Manushi (Artiste e Merituar)
» Nderohen me tituj artistë e sportistë
» Artistë nga Prishtina ekspozojnë në Shkodër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi