I kërkojnë vajzës të abortojë sepse pret fëmijën e një shqiptari
2 posters
Faqja 1 e 1
I kërkojnë vajzës të abortojë sepse pret fëmijën e një shqiptari
Një familje italiane i është drejtuar Gjykatës së Të Miturve me kërkesën për të detyruar të bijën të abortojë, ose të paktën ta ndalojë të takohet me të dashurin e saj shqiptar.
Familja e vajzës e kanë ndërmarrë këtë hap me justifikimin se djali që dashuron vajza e tyre nuk mund t’i garantojë asaj dhe fëmijës së tyre një të ardhme normale.
Historia e publikuar në mediat italiane paraqitet më shumë si një konflikt fëmijë-prindër sesa një mosmarrëveshje me sfond racist.
Dashuria mes dy të rinjve ka lindur dy vjet më parë në Trento, ku adoleshentja italiane ndjek shkollën. Por prindërit e saj, pavarësisht faktit se janë të divorcuar, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për ta penguar lidhjen e së bijës. I ati e shoqëronte çdo ditë në shkollë, ndërsa e ëma i kontrollonte telefonin. Por kjo ka bërë veçse efektin e kundërt.
Vajza u ka treguar prindërve se është shumë e dashuruar me djalin shqiptar, prej të cilit pret edhe një fëmijë. Në këto kushte, prindërit i kanë kërkuar të kryejë një abort, por janë përballur me refuzimin kategorik të të bijës.
Ata u janë drejtuar gjyqtarëve që merren me të drejtat e minoreneve, të bindur vendimi i së bijës nuk ishte i lirë, por i imponuar nga djali. Prindërit e vajzës i kanë kërkuar gjykatës të imponojë abortin, ose në pamundësi t’i ndalojë djalit takimet me të dashurën.
Çështja është ende në duart e drejtësisë, por mediat italiane bëjnë të ditur se nuk ka shumë gjasa që gjykata të vendosë në favor të prindërve për ndërprerjen e shtatzënisë së të bijës, pasi ligji parashikon para së gjithash respektimin e vullnetit të vetë nënës së re./zh-ks./

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: I kërkojnë vajzës të abortojë sepse pret fëmijën e një shqiptari
Ja sesi diskriminohen shqiptaret,ju marrshin te keqen se cunat e shqiperise nuk i ka bota........ [TePuC] [TePuC] :lluuule: Per ju djema.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Familja që pret fëmijën e 20-të
» 28-vjeçarja pret fëmijën e parë nga babai i saj
» Mashkulli shtatzan pret femijen e trete
» Mashkulli i parë në botë shtatzënë, pret fëmijën e tretë
» Nëna kineze e detyruar të abortojë në muajin e 7 të shtatzënisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi