Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fitoi Eurovizion para 56 vjetësh, nuk e pranojnë sërish se s’ka këngën me ritme moderne People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fitoi Eurovizion para 56 vjetësh, nuk e pranojnë sërish se s’ka këngën me ritme moderne People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fitoi Eurovizion para 56 vjetësh, nuk e pranojnë sërish se s’ka këngën me ritme moderne

Shko poshtë

Fitoi Eurovizion para 56 vjetësh, nuk e pranojnë sërish se s’ka këngën me ritme moderne Empty Fitoi Eurovizion para 56 vjetësh, nuk e pranojnë sërish se s’ka këngën me ritme moderne

Mesazh nga Emona Tue 13 Dec 2011 - 6:55

Fitoi Eurovizion para 56 vjetësh, nuk e pranojnë sërish se s’ka këngën me ritme moderne Lys-Assia

Baku, Azerbajxhan, 12 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Është 87 vjeçe dhe kur fitoi ajo e para garën e famshme të këngës në Eurovizion, ishte 31 vjeçe.

Tani, kandidon sërish për t’u rikthyer pas 57 vjetësh në të njëjtën garë, por nuk pranohet nga juria sepse kënga që është prezantuar nuk ka ritme dhe elementë modernë për të qenë e denjë në Eurovizion 2012.

Kështu kampionia 87 vjeçare e Eurovizionit, gruaja zvicerane e moshës 87 vjeçare, Lys Assia e cila ishte personi i parë që fitoi garën e këngës në Eurovizion, dështoi me ofertën e saj për t’u rikthyer në garën e përvitshme.
Ishte viti 1956 kur ajo fitoi Eurovizionin e parë, me këngën e saj “Refrain” raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Edhe pse në moshë të thyer, pasionin për këngën s’e ka shuar kurrë ndaj po shpresonte që të kthehej vitin e ardhshëm në Azerbajxhan.

Duke pranuar konkurrencën, Lys Assia u fut në garën e audicionit që u bë për të përfaqësuar Zvicrën. Mes 14 rivalësh e rivalesh ajo u rendit e teta. Juria tha se baladës së saj “Ishte jeta ime”, i mungonin elementet moderne ndaj dhe e përjashtoi nga gara.

Vitin e ardhshëm në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku do të zhvillohet Eurovizion 2012. Ky qytet shtrihet në pjesën jugore të gadishullit Abseron dhe numëron mbi dy milionë banorë. Së bashku me rrethinat, Baku ka rreth 3 milionë banorë. Arsyeja e një shtimi të tillë është numri i madh i refugjatëve dhe personave të zhvendosur nga rrethe të tjera, fenomen që ka ndodhur edhe në Shqipëri 20 vitet e fundit, ku Tirana si qytet ka rreth 600 mijë banorë dhe në rrethina numërohen edhe rreth 600 mijë të tjerë.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi