Djali i 60-vjeçarit: Babai na turpëroi, humbi miliona lekë
2 posters
Faqja 1 e 1
Djali i 60-vjeçarit: Babai na turpëroi, humbi miliona lekë
POGRADEC – Përballja e policisë së Pogradecit me Fatos Hykollarin, djalin e autorit të dyshuar për vrasjen e 35-vjeçares, ka qenë një situatë që nuk ka kaluar lehtë. Dialogu i parë i tij me forcat e policisë, që kishin shkuar në mes të natës për ti arrestuar të atin, ka qenë i acaruar. Djali nuk i pranonte në asnjë mënyrë pretendimet e policisë se i ati ishte i implikuar në një krim të tillë. Më pas, kur është përballur me faktet, dhe kur ka mësuar se vetë babai i tij ka pranuar krimin, djali i autorit të vrasjes është tërhequr duke i dhënë hapësirë policisë të kryejë procedurat e nevojshme për hetimin e ngjarjes. Fatos Hykollari është djali i vetëm i të arrestuarit për vrasjen e 35-vjeçares, por ka dhe dy fëmijë të tjerë. Djali i autorit të krimit tregoi dje se ka edhe një motër, e cila është e martuar dhe jeton në Greqi, por nuk i kanë treguar për ngjarjen pasi ajo është shtatzënë dhe gjendja e saj mund të përkeqësohej si pasojë e tronditjes. Motra e tij është larguar dje nga Pogradeci, por ai ka mundur tia fshehë ngjarjen, duke nxjerrë justifikime të ndryshme për mungesën e të atit, duke i thënë se ai ishte në punë. Në një intervistë për gazetën, Fatos Hykollari tregoi ngjarjen.
Kur e mësuat se babai yt akuzohej për një vrasje?
Ishim shtrirë të flinim kur erdhi policia. U tronditëm shumë… Kujt ia priste mendja? Madje, u jam përgjigjur ashpër policëve që erdhën këtu në shtëpi. Nuk mund të besoja se babai im kishte kryer vrasje. Madje edhe ai nuk e pranonte. Por, kur nisën të ballafaqonin disa fakte dhe ai pranoi, mbeta i tronditur.
Çfarë mund të na thoni për gjithë këtë që ka ndodhur?
Babai na turpëroi. Nuk gjej fjalë për ta justifikuar jo vetëm krimin që bëri, por edhe lidhjen me atë grua. Kujt ia merrte mendja se një burrë 60 vjeç mund të kishte të dashur? Ai na jepte mend ne dhe ja çfarë paska bërë vetë. Nuk e mendoja kurrë, pasi ai dukej sikur vuante ende për vdekjen e nënës 7 vjet më parë.
Nuk keni dyshuar ndonjëherë se ai mund të kishte një lidhje?
Ai vonohej shpesh, por nuk jepte shpjegime. E kujt mund tia merrte mendja? Nuk dyshoja. Por tani që mora vesh të vërtetën, po bëj disa llogari për shuma të mëdha parash që janë zhdukur.
Si janë zhdukur paratë? Ju për çfarë dyshoni?
Unë kam punuar gjithë jetën emigrant, kam ndërtuar këtë shtëpi e para të tjera i kam depozituar në bankë. Tani nuk e di ku janë. Edhe paratë e tokave që janë shitur, nuk e di ku kanë shkuar. Me shumë mundësi im atë i ka përdorur për atë grua dhe fëmijët e saj. Mua më vjen keq për atë çfarë i ka ndodhur asaj gruaje, por nuk di as si ta justifikoj veprimin e babait tim.
Bie alibia, 60-vjeçari sajoi aksident pasi vrau gruan
Halit Hykollari kishte sajuar një alibi për ti shpëtuar arrestimit lidhur me vrasjen e të dashurës së tij, 35-vjeçares Mirela Spahiu.Pas ekzekutimit të gruas në hotel, ai ka kryer disa veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes. E para ka qenë rrëzimi me biçikletë, më tej hedhja e çekiçit në një kazan plehrash dhe në fund, zhdukja e telefonit celular duke e hedhur në liqenin e Pogradecit. Por alibia nuk ka funksionuar. Me anë të antenave celulare, policia ka zbuluar vendndodhjen e të dyshuarit në momentin e ngjarjes. Më pas janë zbardhur thirrjet telefonike që 60-vjeçari ka pasur me viktimën Mirela Spahiu. Këtyre provave u janë bashkuar disa dëshmitarë që e kishin parë 60-vjeçarin duke dalë nga hoteli në orën kur mendohet të ketë ndodhur vrasja. Policia tha se i dyshuari u arrestua pas mesnatës së të martës, në shtëpinë e tij në fshatin Gështenjas. Ai u gjet i shtrirë duke fjetur në dhomën e tij. Fillimisht, kur është pyetur nga policia se ku e kishte telefonin, Hykollari ka nisur të tregojë versionin, sipas alibisë që kishte ngritur. Ai ka thënë se telefoni i kishte humbur, pasi teksa kthehej në shtëpi, ishte rrëzuar me biçikletë. Në këtë moment 60-vjeçari ka treguar edhe shenjat në krah. Megjithatë alibia është hedhur poshtë pas shoqërimit në Komisariatin e Pogradecit, ku Hykollari ka pranuar krimin, madje ka shpjeguar me detaje vrasjen makabër. Ai ka thënë se vrasjen e Mirela Spahiut e ka kryer për motive xhelozie.
DESHMIA E AUTORIT
Mirela më telefonoi të martën dhe më tha që më priste në hotel. Më paralajmëroi të mos futesha nga dera kryesore, por nga hyrja e pasme. Kjo përforcoi dyshimet e mia se ajo më tradhtonte. Me Mirelën jam njohur kur kryeja disa punime në shtëpinë ku ajo jetonte me qira, bashkë me dy vajzat. Ajo po më tregonte se ishte e divorcuar dhe se i pëlqente të kishte në krah një burrë punëtor kështu si unë. Unë i thashë se unë i lirë jam edhe mund të më kesh në krah, pasi edhe mua më ka vdekur gruaja. Prej këtij momenti nisëm të shoqëroheshim. Lidhjen me të e kisha nisur prej më shumë se dy vitesh dhe frekuentoheshin shpesh dhe hapur me njëri-tjetrin. Pavarësisht se kishim dalë shpesh hapur në sytë e të tjerëve dhe unë kisha qëllime serioze, ajo javët e fundit më shmangej. Nuk kishte më dëshirë që ti shkoja në shtëpi. Më gjente justifikime për të mos më takuar, ose takoheshim në vende të fshehta. Më pas zhdukej për orë të tëra dhe fikte telefonin. Të gjitha këto më kishin bërë të dyshoja se ajo po më tradhtonte. Më pas hetova dhe zbulova se ajo kishte edhe dy të dashur të tjerë veç meje.
MOMENTI I VRASJES
Në dëshminë e tij, Hykollari tregon se pas telefonatës së Mirelës për të shkuar në hotel, kishte marrë me vete edhe çekanin, të cilin e kishte mbështjellë me një fashë dhe e kishte futur tek rripi i pantallonave. Fillimisht kryem marrëdhënie seksuale dhe ajo u fut në dysh. Ndërkohë, unë e kisha fshehur çekanin poshtë krevatit, ka treguar Hykollari. Pasi Mirela ka dalë nga dushi, ajo e ka pyetur 60-vjeçarin duke i thënë dukesh ndryshe sot, ndërsa ai i është përgjigjur se kishte disa probleme dhe nuk ishte mirë. Vrasësi shpjegon se e ka goditur viktimën në kokë dhe i ka mbyllur gojën që të mos lëshonte zë. Nxori vetëm një klithmë të lehtë. E godita edhe dy herë të tjera prapa koke dhe ajo u kthye në anë. Në këtë moment e kam goditur në cep të syrit të djathtë dhe filloi të dilte gjak. Aty u sigurova që e kisha vrarë, ka treguar 60-vjeçari. Ai ka shpjeguar se është larë për të fshirë njollat e gjakut, ka mbështjellë armën e krimit me kanotierën e viktimës dhe ka dalë nga dhoma e hotelit.
Gruaja u qëllua katër herë me çekiçHalit Hykollari, 60 vjeç, i ka kërkuar të shtrihej përmbys në shtrat të dashurës së tij për ti bërë masazh, por në fakt e ka qëlluar pas shpine me çekiç, duke i marrë jetën.Viktima e krimit ishte 35-vjeçarja Mirela Spahiu, e cila u ekzekutua nga i dashuri i saj, 25 vjet më i

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Djali i 60-vjeçarit: Babai na turpëroi, humbi miliona lekë
turp te kete per mendimin tim nuk vriten dashoret
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Babai i 5-vjeçarit: Djalin e pickoi gjarpri, ma vdiqën mjekët për 8 mijë lekë
» Tiranë, shpërthim eksplozivi në makinë e 21-vjeçarit
» Lezhë, sherri për një femër, atentat 35-vjeçarit
» Tragjedia e 7-vjeçarit
» Polumbarët, ende në kërkim të 12-vjeçarit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi