Raporti i UNICEF: 1 në 5 fëmijë në Shqipëri jeton në varfëri
Faqja 1 e 1

Tiranë Jo detyrimisht varfëria e çon shoqërinë drejt injorancës, edhe pse 1 në 5 fëmijë në Shqipëri jeton në varfëri.
Fëmijët, shtresa më e prekur e këtij fenomeni, edhe pse të pangrënë, kanë dëshirë të arsimohen. Ky ka qenë rezultati i një vëzhgimi të kryer nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe UNICEF, mbi situatën ekonomike me të cilën përballen fëmijët e moshës nga 6-15 vjeç, në 8 qarqe të vendit.
Të dhënat u publikuan nga vetë Aleanca, në një konferencë në të cilën pjesëmarrsës ishte dhe shefi i zyrës së UNICEF në Tiranë, Detlef Palm.
Rrethi ku banon ka një rëndësi të madhe edhe për nivelin ekonomik që ka familja. Kështu, sipas studimit, në zonat rurale dhe veriore skamja sa vjen e thellohet, ndërsa sa më shumë i afrohesh Tiranës, aq më i vogël është edhe numri i familjeve që jetojnë në varfëri.
Raporti ka treguar se në zonat e Veriut, ku gati gjysma e fëmijëve jetojnë në varfëri të plotë, mbi 90 % e tyre ndjekin arsimin e detyruar dhe atë të mesëm. Ndryshe ndodh në Jug të Shqipërisë, ku megjithëse shifrat e varfërisë janë të ulëta, vetëm gjysma e fëmijëve ndjekin arsimin e detyruar.
Konkretisht, 1 në 5 fëmijë në 8 qarqet e mëdha të vendit (Kukës, Dibër, Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Gjirokastër), jeton në varfëri.
Drejtoresha e observatorit të fëmijëve në rang kombëtar, Elma Tërshana, ka deklaruar se shifrat më të larta të varfërisë janë vërejtur në qarkun e Dibrës dhe Kukësit, ndërsa qarku me numrin më të ulët të fëmijëve të varfër, është Durrësi, ku numi i familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike, është 1 %, rreth 1200 familje në total.
Numri më i madh i fëmijëve të varfër u vu re në qarkun e Kukësit, konkretisht në rrethin e Kukësit 63.18 % (ose më shumë se 11 mijë familje); në rrethin e Hasit, 45.9 % e fëmijëve jeton në varfëri, ndërsa në rrethin e Tropojës numiri I fëmijëve të varfër arrin në 37 %, – ka shpjeguar Tërshana, e cila shpjegon se këta fëmijë u përkasin familjeve që jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike.
Shefi i zyrës së UNICEF në Tiranë, Detlef Palm, nga ana tjetër, ka deklaruar se pas një viti, me mbështetjen e UNICEF, do të publikohet edhe raporti për të drejtat e fëmijëve në 12 qarqet e vëndit.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Similar topics
» Anila Grori jashte shtepise jeton ne varferi te madhe
» Topalli: Raporti Kosovë-Shqipëri, unik në rajon
» Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa
» Shqiperi e madhe, Shqiperi etnike apo Shqiperi reale
» Festa në varfëri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi