“Dashuria” e rrezikshme me qetësuesit
2 posters
Faqja 1 e 1
“Dashuria” e rrezikshme me qetësuesit
Kanë kaluar 50 vjet që kur qetësuesit nisën të përdoreshin për publikun e gjerë dhe të shiteshin në farmaci pa recetë.
Ibuprofeni, një vetmëve që nuk ka patur nevojë për modifikime që prej krijimit të tij, në një laborator të vogël në Notingem në vitin 1961, është ndër më të njohurit.
Së bashku me aspirinën dhe paracetamolin, qetësuesi është shndërruar në një prej ilaçeve më të zakonshëm me të cilin vetëmjekohemi për dhembje koke dhe probleme të tjera kalimtare.
Megjithatë, ndërsa ky “trinitet” e ka bërë botën ku jetojmë një vend me më pak dhembje, të gjithë përdoruesit duhet të dinë se qetësuesit kanë efekte anësore, prandaj këshillohet që të mos formohet një varësi ndaj tyre për çdo problem fizik që zhvillohet.
”Efekti më i madh anësor është dëmtimi i veshkave. Elementët e qetësuesve nuk përballohen shumë mirë nga personat mbi 65-vjeçarë dhe mund të shkaktojnë gjakderdhje gastrike. Grupi i ilaçeve antiinflamatore ku ibuprofeni përfshihet është përgjegjës për vdekjen e dy mijë personave në vit në Britaninë e Madhe, për shkak të efekteve anësore”, shpjegonte një mjek për “Daily Mail”.
Sipas tij, përdorimi i ibuprofenit, aspirinës, paracetamolit dhe versioneve të tyre është reklamuar gjerësisht nga qeveritë, të cilat kështu kursejnë në kosto për trajtimin dhe kurimin e popullatës së tyre.
”Një qetësues apo aspirinë nuk mund të merret kurrë në mënyrë të vazhdueshme pa një recetë mjekësore”, argumenton eksperti farmaceutik Chris Wells.
Gjithashtu, qetësuesit mund të rrezikojë jetën në një formë tjetër jo të drejtëpërdrejtë. “Një dhembje e përsëritur mund të kontrollohet nga ibuprofeni dhe qetësuesit e tjerë brenda disa minutash. Megjithatë, kjo është shumë e rrezikshme, pasi dhembja mund të tregojë që diçka madhore nuk shkon në trupin e pacientit. Heqja e dhembjes është një zgjidhje e përkohshme, por shumë e rrezikshme në planin afatgjatë”.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: “Dashuria” e rrezikshme me qetësuesit
vec ket si nuk e quj dashuri e quj vrasje me durt e tuja
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Pse Dashuria sot ka ndryshuar dhe qfar vlere ka dashuria sot??
» 10 semundjet me te rrezikshme
» 10 qytetet me te rrezikshme ne bote
» Fotografitë më të “rrezikshme” në botë
» 10 qytetet më të rrezikshme në botë "

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi