Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

4 posters

Shko poshtë

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Mesazh nga Emona Sat 17 Dec 2011 - 3:02

[You must be registered and logged in to see this image.]

Ka përfunduar të premten fushata e përvitshme ndërkombëtare e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas. Në Shqipëri fushata u zhvillua me moton ”Dhuna është krim. Familje pa dhunë, shoqëri në paqe”.

18 gra të vrara nga bashkëshorti, i dashuri apo babai i tyre si pasojë e dhunës ekstreme të ushtruar ndaj tyre. Shifra tronditëse është dy herë e gjysmë më e lartë se vitin e kaluar. Ajo publikohet nga Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, një organizatë kjo jo fitimprurëse me seli në Tiranë. Drejtorja e kësaj Qendre, Mirela Arqimandriti thotë se fushata e sivjetme u nis pikërisht nga ky fakt i rëndë.

“Numri i grave të vrara nga burrat sivjet është vërtet alarmant. Shoqëria civile është ngritur në këmbë veçanërisht gjatë 16 ditëve të fushatës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas. Kemi firmosur një peticion drejtuar Parlamentit dhe organeve zbatuese që dhuna në familje të quhet krim dhe të ndëshkohet si vepër penale” thotë Mirela Arqimandriti. /albeu.com/




Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 17 Dec 2011 - 3:09

Ehuha e sa fushata te tilla do behen e do kalojne e dhuna do vazhdoje...nuk ben gje fushata jo pa ndryshu Shqiptaret se pari trurin e tyre te varfer... ku je
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Mesazh nga Durrsaku Sat 17 Dec 2011 - 3:12

njeriu ne shtepi kerkon qetesine por keto tipa qe perdorin dhunen ku e gjiejne qetesine?
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 3 Jan 2012 - 4:39

Fenomeni dhunë, cilat janë përmasat e tij?

Sipas të dhënave europiane, shifrat nuk janë kurrë të sakta. Në kontinentin e Europës dhuna është shkaku i parë i vdekjes ose i invaliditetit të femrave nga mosha 16 deri në 44 vjeç.Sipas OKB-së, një në pesë gra në botë është viktimë e dhunës ose është tentuar të dhunohet të paktën një herë në jetën e saj. Jo rastësisht dhuna është cilësuar “një emergjencë e vërtetë në shkallë botërore”, prandaj dhe Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që ndëshkon ashpër fajtorët. Një studim i fundit i kryer në Zvicër te një grup vajzash 14 dhe 15 vjeçe, tregoi se 20 për qind e tyre kishte provuar një abuzim. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dhuna është gjithashtu e pranishme 10 deri në 12 për qind në shtetet si Tanzania dhe Peruja. Sipas OBSH-së, pothuajse gjysma e femrave nga 14 deri në 59 vjeçe ka provuar të paktën një herë në jetë një ngacmim seksual, një shantazh seksual në punë ose dhunën fizike. Pra, numri i saktë është 55,4 për qind. Kjo do të thotë që femrat dhunohen çdo ditë, por problemi është se vetëm 4 për qind e tyre guxojnë të denoncojnë.

Në San Paolo të Brazilit, një grua dhunohet çdo 15 sekonda. Në Ekuador, 37 për qind e minoreneve të dhunuara është viktimë e mësuesve të saj. Duke u bazuar te statistikat e OKB-së, vërehet se fenomeni nuk njeh kufij dhe gjeografi: një në katër mama është dhunuar të paktën një herë fizikisht gjatë shtatzënisë. Në gjysmën e rasteve të dhunës gratë janë goditur nga partnerët e tyre me grushte dhe shqelma. Vetëm në vitin 2002, numri i vajzave nën moshën 18-vjeçare që janë dhunuar të paktën një herë e kalon 150 milionëshin.

Sipas të dhënave europiane, shifrat nuk janë kurrë të sakta. Në kontinentin e Europës dhuna është shkaku i parë i vdekjes ose i invaliditetit të femrave nga mosha 16 deri në 44 vjeç. Duke u bazuar te studimet e fundit që lidhen me dhunën ndaj femrave, gratë vdesin më shumë nga abuzimet sesa nga kanceri apo aksidentet rrugore. Sipas të njëjtit burim thuhet se, një në pesë gra është viktimë e dhunës dhe se 95% e këtyre akteve janë të përhapura në ambientin familjar. Fenomeni në fjalë është një kosto e rëndë shoqërore. Shtetet anëtare të BE-së shpenzojnë çdo vit 33 miliardë euro për të ndihmuar femrat që janë viktima të dhunës në ambientet familjare. “Dhuna kundër gruas varfëron individin, familjen dhe komunitetin. Në këtë mënyrë, ulen ndjeshëm mundësitë e zhvillimit të çdo kombi”, - thotë një psikologe.

Në gjysmën e rasteve të deklaruara, diagnostikohet një humbje e besimit dhe vetëvlerësimit. Dyzet e një për qind e viktimave raportojnë shqetësime të gjumit. Gjithashtu, një në tri femra vuan nga ankthi dhe depresioni. Rreth 16,6 për qind përballet me shumë vështirësi për ndërtimin e lidhjeve.

Në Amerikë, 1/3 e grave të vrara janë viktima të partnerëve të tyre, ndërkohë që në Afrikën e Jugut regjistrohet një vrasje në shtëpi çdo 6 orë. Pa harruar këtu që 80% e trafikimit të qenieve njerëzore janë vajza dhe gra. Ashtu sikundër të paktën 60 milionë të reja bëhen ‘nuse fëmijë’, pra i besohen një burri përpara se të arrijnë moshën madhore. Pothuaj 44% e viktimave pranojnë që “është diçka e gabuar, por nuk është një krim”, gjë e cila është denoncuar vetëm në 18,2% të rasteve. Ndërkohë që për 36% është “diçka që ka ndodhur”.
Asambleja ka kërkuar masa më të forta për të luftuar plagën e vështirë të shoqërisë, siç është dhuna, duke ftuar anëtarët e kësaj asambleje të garantojnë asistencë për të gjitha viktimat, pavarësisht kombësisë së tyre. Apeli vlen më shumë për mbrojtjen ligjore, një aspekt shumë i rëndësishëm për të garantuar dinjitetin femëror. Dhe në fund është propozuar që të gjitha rastet e konstatuara në dhunë gjinore të kalojnë në ndjekje të forta penale.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Mesazh nga Anakonda Mon 30 Jan 2012 - 19:25

Sa fushata nderrmerren qe te ndalohet dhuna,por perseri e njejta gje eshte.Flit me mire me murin sesa me meshkujt.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Familje pa dhunë, shoqëri në paqe Empty Re: Familje pa dhunë, shoqëri në paqe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi