Çfarë nuk duhet të bëni gjatë festave
2 posters
Faqja 1 e 1
Çfarë nuk duhet të bëni gjatë festave
Nëse punëdhënësi juaj dot ë organizojë një festë këtë vit, ndoshta mund të jetë diçka më modeste sesa vitet e kaluara. “Festat nuk do të jenë shumë të mëdha këtë vit, por pak më intime”, shprehet Zhaklinë Uajtmor, autore e librit “Biznesi: Etika esenciale për të pasur sukses në punë”. Gjëra të vogla mund t’ju bashkojnë me kolegët, po aq sa edhe t’ju largojnë.
Kini parasysh disa gjëra në mënyrë që të mos thoni fjalët e gabuara tek njerëzit e duhur.
Çfarë s’duhet të bëni
Të sillni një mik të paftuar: festat e vogla nënkuptojnë se bashkëshortët dhe partnerët nuk janë të përfshirë në festime, edhe nëse kanë qenë më parë. “Nëse s’jeni i/e sigurt nëse duhet të sillni një mik, bëni mirë të pyesni”, shprehet Uajtmor. “Nëse nuk thuhet se mund të merrni dikë me vete, tregohuni të sjellshëm dhe respektoni kërkesën”
Abuzoni: “Një nga bezditë e mia është kur shoh njerëz që pinë shumë gjatë festave”, thotë Uajtmor. “Gjithsesi është një takim me kolegë të zyrës, kështu që duhet të vazhdoni të silleni në mënyrë profesionale. Nuk keni pse të jeni tema e bisedës mëngjesin e së hënës”. Gjitashtu, ajo thotë se nuk është mirë që të vihet në qendër të vëmendjes dikush duke pyetur të tjerët pse X-i nuk po konsumon alkool. “Jetojmë në një shoqëri të vetëdijshme për shëndetin e vet. Ndaj kjo është një zgjedhje personale”.
Bisedoni për punën: Diskutimet për punën duhet të jenë të shkurtra. “Nëse në bisedë do të përfshihen edhe bashkëshortët apo partnerët, ata as që do e kenë idenë për çfarë flitet dhe do të mërziten”, thotë Uajtmor. Kujtohuni gjithashtu se kjo është një kohë joproduktive. “Mos e mbysni një koleg me problemet tuaja. Lërini ato biseda për në zyrë”.
Thashetheme apo shaka pa kripë: Njerëzit në përgjithësi ndihen më të qetë në festat e punës dhe nëse kthejnë edhe ndonjë gotë, mund të thonë fjalë që ndoshta normalisht s’do t’i thonin. “Tregohuni të kujdesshëm për fjalët tuaja, përfshirë shakatë apo komentet. Jemi njerëz. Kemi dëshirë të kënaqemi, por kini parasysh se bëhet fjalë për një festë të kompanisë. Është ende një nivel profesionalizmi që duhet ta ruani”. /albeu.com/
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Çfarë nuk duhet të bëni gjatë festave
ket tfundit sesht mir me bo sepse 1 her ma bon mu 1 shaka p krip e jom detyru e jom cu nga tavolina siesi mos tua shifsha syt
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur?
» Ja çfarë duhet të bëni nëse prindërit nuk pëlqejnë lidhjen tuaj
» Çfarë duhet që të përjetosh intimitet të vërtetë me dikë? Çfarë është dashuria? Çfarë është intimiteti?
» 8 arsye pse duhet të bëni sa më shumë seks
» Cfarë beni kur ju kap 5 minutshi?
» Ja çfarë duhet të bëni nëse prindërit nuk pëlqejnë lidhjen tuaj
» Çfarë duhet që të përjetosh intimitet të vërtetë me dikë? Çfarë është dashuria? Çfarë është intimiteti?
» 8 arsye pse duhet të bëni sa më shumë seks
» Cfarë beni kur ju kap 5 minutshi?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi