Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)

3 posters

Shko poshtë

“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)  Empty “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 24 Dec 2011 - 13:29

[You must be registered and logged in to see this image.]Jani Duri - E kam fjalën për “Librin”, jo për Enverin, se Ai nuk na kënaqi dhe aq… Duhet sqaruar mirë kjo, se mund të lindë ndonjë keqkuptim, si atëherë në ‘91-shin, kur nxitova të botoj shkrimin: “Enver Hoxha ishim ne”, në “Sindikalisti” (gazeta më e madhe e vitit) ku m’u vërsulën gjithë ç’qenë të vetëquajtur demokratë, për të më thënë se Enver Hoxha nuk ishim ne.

Se ne, gjatë gjithë kohës kemi qenë kundër tij, se kemi luftuar kundër tij, se nuk e kemi dashur kurrë dhe kurrë nuk kemi punuar për të...Jo, jo, jo absolutisht.

Ne nuk kemi qenë sahanlëpirës …

Dhe ishin ata që u korruptuan të parët nga qeveria demo(n)kritike, e cila i bleu shpejt e shpejt me ca prona publike…

Epo mirë, në rregull. Tani mund të buzëqesh, po atëherë ky shkrim u bë shkak të na shikonin shtrembër në BSPSH, mua bashkë me kryeredaktorin Vangjel Kozma, aq sa na bënë të largohemi vetë nga gazeta duke zbatuar parimin: ”Më mirë në një ferr të mençur, se sa në një parajsë hajvane”. Dhe pak më pas, kur gjithë gazetarët e “Sindikalistit” u nderuan me titullin “Pishtar i Demokracisë”, mua, që kisha qenë kryetar i këshillit botues, më fshinë nga lista (dhe mirë bënë). Them se djegësira e atij shkrimi kishte kërcyer shumë me lart nga ç’kujtoja.

Tani, pra 20 vjet më vonë, doli libri “Enver Hoxha” (nuk ishim ne), jehona e të cilit ma kujtoi edhe njëherë idenë e pakuptuar të atij shkrimi të hidhur, ku ndër të tjera thuhej se, për sa kohë do të ishim servilë, kokëtrashë e të pakulturuar, diktatorë të tjerë do vinim mbi krye dhe se vetëm ata që kishin luftuar diktaturën, kishin të drejtë të thoshin: ”Jo, Enver Hoxha nuk ishim ne”.

Kanë kaluar njëzet vjet dhe mjaft e përdorëm figurën e diktatorit si flamurin e kuq të toreadorit për t’u mbrojtur prej demit se ja, tani ka dalë libri bunker, “Enver Hoxha”. Alamet libri! Pasha qitap!

E merr, e lexon dhe bindesh përfundimisht se ti nuk kishe asnjë faj për çfarë ndodhi në këtë vend. Sepse të gjitha fajet i kishte Enveri.

Ai të tha se, po të ishte për ty…po të mos ishte Ai…as ti nuk do ishe ai që ishe. Ai të tha t’i marrësh tjetrit pronën, ai të tha të spiunosh vëllanë, ai të tha të burgosesh të pafajshëm, ai të tha të pushkatosh antikomunistët, ai të tha të prishësh kisha e xhami…Kurse ti vetëm sa i bëre pak…ja ashtu sa për t’ua sterrosur jetën shqiptarëve të tu.

Mbaje librin mbi bufe, vendose mbi tryezën e zyrës, mbi tryezën e bukës dhe bjeri me dorë. Ja, thuaju kolegëve të rinj, ja, thuaju bijve, nipërve dhe mbesave, ja, kush e kishte fajin: Ky këtu. Ishte shumë i keq. Aq i keq, sa kur të thoshte fute brenda këtë ose pushkatoje atë dhe ne e bënim, kishim frikë se mos nuk e kishim bërë edhe aq mirë. Edhe ata që shkruanin libra, edhe ata që bënin drama apo filma, edhe ata që bënin këngë për të, edhe ata që parakalonin para tribunave të kuqe, kishin frikë se mos nuk po e hidhnin edhe aq mirë hapin sipas daulles së tij. Kaq i keq ishte Ai! Bile, më i keq se kaq, sepse nuk të fuste kurrë në partinë e tij pa iu lutur ti vetë dhe pa bërë nja dy vjet stazh në punë të rënda.

Dhe kështu bijtë e bindur të etërve të bindur do të jenë gjithmonë gati t’i binden kujtdo tjetër që do t’i rreshtojë e urdhërojë, sepse përsëri do të dalë një libër me një fajtor të ri për të cilin ata do të thonë: Ja, ky i kishte të gjithë fajet. Dhe pas daljes së këtij libri, të gjithë do ta ndiejnë veten të pafajshëm dhe të kënaqur.

Gazeta "Shqip"
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)  Empty Re: “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)

Mesazh nga Anakonda Thu 26 Jan 2012 - 19:21

Sic ke me te pasi edhe Berisha te njejten politike si ai po ndjek.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)  Empty Re: “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 27 Jan 2012 - 1:57

Jam kurioze te lexoj kete liber...po skam ku ta marr per momentin
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)  Empty Re: “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)

Mesazh nga Anakonda Wed 20 Jun 2012 - 6:03

ishalla digjet ne ferr;dreqi..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)  Empty Re: “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi