Gardiani i kishës më të shenjtë krishtere është mysliman
2 posters
Faqja 1 e 1
Gardiani i kishës më të shenjtë krishtere është mysliman
Ceremonia e Krishtlindjeve është ditë e madhe dhe padyshim ka një rëndësi të veçantë në kishën më të shenjtë katolike – në bazilikën e Varrit të Shenjtë. Por, për të parandaluar përplasjen ndërmjet pjesëtarëve të kishave të ndryshme të krishtera, çelësat e kësaj kishe i mban një mysliman.
Familja Nuseibeh jeton që moti në Jerusalem. Ata janë myslimanë dhe në këtë qytet jetojnë që prej kohës kur ka jetuar edhe Muhamedi a.s. Anëtarët e familjes mbajnë çelësat e bazilikës së Varrit të Shenjtë, kishës e cila është ndërtuar në vendin ku besohet se është varrosur Jezus Krishti. Me shekuj familja Nuseibeh, çdo ditë, dy orë pas perëndimit të diellit, mbyll dyert e kishës dhe i hapë ato para lindjes së diellit.
Wajih Nuseibeh është sot trashëgimtari i familjes i cili mban çelësat e portës së bazilikës dhe ai është njeriu kryesorë i cili kujdeset për kishën: “Kjo punë trashëgohet nga babai tek i biri, që nga koha kur myslimanët e pushtuan së pari Jerusalemin në shekullin e shtatë”. Megjithatë, shpjegon gardiani i kishës, “ne këtë punë e bëjmë për më shumë se 1300 vjet, por ka pasur edhe një ndërprerje, në një periudhë prej 88 vjetëve kur gjatë kohës së Kryqëzatave, templarët kishin sunduar Jerusalemin në shekullin e 12-të,” i tha ai Deutsche Welles.
Prej babait tek i biri
Sipas traditës i zoti i shtëpisë i familjes e ruan kishën, por kjo nuk do të thotë se edhe djali më i vjetër duhet të pres e të rri kot deri sa t’i besohet kjo punë. Para se ta trashëgonte këtë punë edhe Wajih ka punuar diçka tjetër – ka shitur aparate elektrike, ndërsa edhe djali i tij i cili pritet të mbajë çelësin, punon si frizer. Kur e marrin këtë detyrë, prej tyre presin të jenë shumë të përgjegjshëm, sidomos për faktin se sot familja jeton jashtë Qytetit të Vjetër ku gjendet bazilika. Kjo do të thotë se ata duhet të zgjohen shumë herët për ta hapur kishën me kohë.
“Nganjëherë më duhet të zgjohem edhe para orës katër në mëngjes, por jeta është e tillë. E shoh se njerëzit janë të lumtur e për këtë edhe ne ndihemi të gëzuar. Dhe natyrisht, Jezusi nuk ka jetuar vetëm për të krishterët, por për të gjithë njerëzimin. Edhe myslimanët besojnë se ai ka qenë njëri nga pejgamberët”, rrëfen gardiani.
Kush e mbikëqyr kishën?
Por megjithatë vendi ku është kryqëzuar Jezu Krishti është vendi më i shenjtë për të krishterët – e me gardian mysliman. Ati Dergus Clarke është njëri prej priftërinjve i cili jeton në kishë. “Në kohën kur kjo ka ndodhur, myslimanët dëshironin të tregonin superioritetin ndaj të krishterëve. Për këtë arsye ia dhanë çelësin familjes myslimane dhe mbyllën të gjitha dyert tjera – përveç atyre që ata i mbikëqyrin. Kështu ka mbetur traditë që ata t’i mbikëqyrin portat kryesore të kishës së krishterë”, tha prifti.
Por ekziston edhe një arsye tjetër për këtë: kjo kishë përveç se është më e shenjta për të krishterët është edhe përfaqësi e shumë kishave të ndryshme. Në këtë kishë në Jerusalem duket sikur koha ka ndaluar para shumë shekujve, kështu që brenda gjirit të saj jetojnë përfaqësues të gjashtë kishave të besimit të krishterë: Kishës katolike, përfaqësuesit e kishës greke ortodokse, Kisha Lindore Ortodokse Armene, si dhe Koptët, Etiopianët dhe sirianët.
Më mirë i huaji se “vëllai”
Edhe pse të gjithë jetojnë nën të njëjtin kulm me shekuj, gati se është detyrë e pamundur t’i bindësh të gjithë për tu marrë vesh rreth gjërave banale, rregullimeve të imëta në kishë bile edhe rreth çështjes se kush duhet ta pastrojë kishën. Dhënia e çelësit vetëm për njërin nga përfaqësuesit do të hapte mundësinë që pastaj edhe përfaqësuesit e kishave tjera të krishtera të mbeteshin jashtë.
Wajih Nuseibeh gati se çdo ditë përballet me këtë problem. “Secili grup beson se është pronar i kishës dhe nëse jeni pronarë, atëherë mund të bëni çfarë të ju dojë qejfi, t’i lësh disa të hynë brenda e të tjerët jo. Është shumë problem, tepër problem”, thotë ai. Secila kishë kryen ritualet e veta në të njëjtën kishë dhe shërbesat shpesh mbahen në të njëjtën kohë. Nganjëherë duket sikur njëra kishë dëshiron të mënjanojë tjetrën, por Ati Fergus thotë se kjo nuk ndodhë qëllimisht.
Epilogu jo i krishterë i Pashkëve
Por ky prift e pranon se jeta nuk është e lehtë. “Kemi gjashtë grupe të krishtera, unë do të thosha familje, sepse ne të gjithë ndajmë të njëjtin mendim se çfarë ka bërë Zoti këtu, kjo është shenja e pastër e unitetit. Por paramendoni t’i vendosni gjashtë familje në një kuzhinë: duhet pasur rend e rregull, e nëse të gjithë ata festojnë ditëlindjen për një ditë, natyrisht se do të ketë mendime të ndryshme”. Mu për këtë arsye kjo bazilikë është e veçantë edhe për faktin se kjo është kisha e vetme në të cilën festohet për të njëjtin Zot, në të njëjtin kohë dhe nën të njëjtin kulm, edhe kisha lindore dhe ajo perëndimore. Por ky “dallim mendimesh” nganjëherë eskalon edhe në grushtim të hapur: Gjatë Pashkëve para tri vitesh ndodhi një konflikt ndërmjet ortodoksëve grekë dhe besimtarëve armenë kur mendohej se njëri grup dëshironte të vinte në kishë në vendin i cili i takonte bashkësisë tjetër. Epilogu nuk ishte i krishterë: dy besimtarë përfunduan në spital, ndërsa dy të tjerë u arrestuan nga policia.
Ati Fergus e pranon se “nuk ka dyshim që gjëra të tilla ndodhin kohë pas kohe dhe të gjithë neve na vjen turp kur ndodhë. Por paramendoni se këtu mbahen shërbesa fetare 360 ditë brenda vitit dhe për arsye të ndryshimeve në gjuhë, kulturë dhe qasjes ndaj fesë, në fakt është mrekulli se gjithçka funksionon si duhet”.
Për këtë kujdeset edhe myslimani – me çelësa në xhep dhe të gjithë përpiqen që besimtarët të mos i vërejnë këto mospajtime. Tash, në kohën e Krishtlindjeve ndodhë një vërshim i besimtarëve në Jerusalem. Ata vijnë në bazilikën e Varrit të Shenjtë dhe në Tokën e Shenjtë me porosinë e paqes dhe dashurisë të cilën Jezusi e predikoi mu në këtë vend.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Gardiani i kishës më të shenjtë krishtere është mysliman
cfare nuk po degjojme...............
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Libri është i shenjtë
» I lë Kishës një Biletë Llotarie… Fituese
» Pedofilia, Selia e Shenjte: Eshte tradheti
» Miti mysliman në ShBA
» Çifti mysliman përfundoi në gjyq pas seksit në kishën katolike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi